Kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë, teksa sot zhvillohet edhe Këshilli i Mandateve dhe Imunitetet, ku do të diskutojë për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Ministrat e kabinetit qeveritar kanë hyrë në godinën e qeverisë, ku pritet të mbahet mbledhja. Ndërkohë në godinën e qeverisë ka mbërritur edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Mbledhaj e qeverisë po zhvillohet teksa Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do mblidhet ditën e sotme (19 dhjetor) për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme lidhur me heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e zv/kryeministres, Belinda Balluku.
Balluku është marrë e pandehur nga SPAK më 31 tetor të këtij viti, për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, nën hetim edhe për 7 lotet e Unazës së Madhe 450 milionë euroshe.








