Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në një shkollë në vend. Rasti në fjalë është regjistruar në ambientet e një shkolle private 9-vjeçare në Sarandë, rreth orës 10:00.
Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një nxënës 13 vjeçar ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.










