Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

15:44 | 16/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë –

Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun? –

Çmimet FIFA “The Best”/ Ja kujt ia dhanë votën Sylvinho dhe Gjimshiti –

“Rilindja” nuk i lëshon bijtë e saj as kur janë në burg, të dënuar si trafikantë kokaine. Edhe nga qelia, Viktor Çervanaku vazhdon të fitojë tendera përmes firmës që ka pronar dy prestanome. Ish-kryetari socialist i komunës Frakull dhe më vonë drejtor në OST, Çervanaku nuk i ka humbur lidhjet me pushtetin. Kryebashkiaku Armando Subashi i ka dhënë këto ditë njerëzve të Çervanakut një tender me vlerë me vlerë 300 milionë lekë.

Dhe për mikun e vjetër Viktorin, nuk përfillet ligji, por vetëm kalon buxheti i projektit direkt në një operacion pastrimi të parave të korrupsionit.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues perveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët” , kështu e ka klasifikuar Open Data Albania tenderin më të fundit të Subashit. Procedura është shënuar me “Flamur të kuq”, që sinjalizon riskun e korrupsionit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rehabilitimi ”Vazhdim i Fazës 2 të Unazës së Cakranit, Fier”. Fondi limit i financuar nga buxheti i bashkisë Fier, është 29 266 562,00 lekë pa TVSH.

Tenderi është mbajtur më 20 tetor 2025, ndërsa një muaj më vonë më 21 nëntor 2025 është shpallur fituesi “ I.C.C GROUP ” shpk (e administruar nga njerëzit e Viktor Cervanakut)  dhe “VISCONS GROUP” shpk me pronar Marjo Hoxhën.

Ofertat nxjerrin zbuluar procedurën fiktive të komisionit

Oferta fituese e firmës I.C.C GROUP ” shpk  ishte 19 201 140,00 lekë pa TVSH, por në aplikimet e kompanive të tjera pjesëmarrëse ka propozime më ekonomike.

Sic mund të konstatohet nga dokumenti i mësipërm, oferta e “Ndërtimi shpk” është qartazi më e ulët, por komisioni i bashkisë e ka eliminuar konkurrencën dhe ka favorizuar kompaninë që pastron e lekët e Viktor Çervanakut.

Formalisht në këtë tender kanë marrë pjesë 11 operatorë ekonomikë, por komisioni i ka skualifikuar me argumente të pabesueshme, si për shembull “ nuk kanë kryer më parë punë të ngjashme”. Në fakt, pjesëmarrësit janë firma ndërtimi që kanë marrë paratë për shumicën e rrugëve të Shqipërisë.

Firma që pastron paratë e drogës të Viktor Çervanakut

“I.C.C GROUP” shpk u themelua nga dy persona që duhet të mbulonin me emrin e tyre paratë e drogës të Viktor Çervanakut nga Frakulla. Në 7 janar 2015, Eduart Zoi nga Frakulla dhe Mehmet Korreshi nga Lushnja, me 100 mijë lekë kapital krijuan firmën “I.C.C GROUP” shpk. Kjo përkon me statusin e Viktor Çervanakut, i cili disa muaj më vonë do të dorëzonte zyrën, pas shkrirjes së komunës, si dhe po mendonte të investonte paratë e përfituara gjatë viteve në pushtet.

Menjëherë kompania u fut në listën e tenderave nëpër miqtë e Viktor Çervanakut në Patos, Selenicë, Korcë dhe do të merrnin fonde përmes favorizimit. Nga viti 2016, kjo firmë ka marrë 7 tendera vetëm nga bashkia Selenicë.

Natyrisht, me mbështetje politike mund të futeshe me shpejtësi në listën e kompanive të favorizuara, edhe pa plotësuar kriteret.

Ky është dokumenti, ku vërtohet se Denilsoni, djali i Viktor Çervanakut, u bë aksioneri kryesor i kompanisë më 23 mars 2017. Kompania do të arrinte në nivele të papara, me një xhiro vjetore marramendëse mbi 1 miliard lekë. Kompania për të marrë tendera me vlera të larta ka bërë marrëveshje me firma të fuqishme që hyjnë në rrethin e dytë pranë kryeministrit Rama, si “Hastoci” shpk, “BE-IS” shpk, “Mane/S” shpk, “2Z Konstruksion” shk, “Balili Konstruksion” shpk dhe “MF Invest Group” shpk.

Duke rritur aktivitetin e trafikut të drogës, Viktori bënte kujdes edhe të fshihte pasuritë. Në vitin 2019, djali i tij Denilsoni ua kalon sërish aksionet dy njerëzve të besuar.

Më 28 maj 2029, në kulmin e fitimeve që realizonte kompania, Denilson Çervanaku ua kalon sërish aksionet Eduart Zoit dhe Mehmet Korreshit.

Kush është Viktor Çervanaku?

Viktor Çervanaku në shtëpinë e të cilit u zbulua një laborator për përpunimin e kokainës është një emër i njohur për opinionin publik, jo vetem në Fier, por edhe më gjerë.

Për shumë vite ai ka qenë kryetar i komunës Frakull të Fierit, nën siglen e Partisë Socialiste. Në vitin 2006 Çervanaku është kallëzuar penalisht nga Inspektoriati i Deklarimit te Pasurive për “ refuzim për deklarim”, por shpëtoi nga ndjekja penale për shkak të një amnistie të miratuar nga Parlamenti në fund të atij viti.

Në vitin 2008 , Viktor Çervanaku ka qenë objektiv i një atentati te dështuar nga R. Kapaj. Ndërkohë në vitin 2010 Çervanaku shoqërohet nga policia e Fierit nën dyshimet se qarkullonte me një automjet të trafikuar nga Greqia.

Viktor Çervanaku vijonte të ishte aktiv në politiken lokale te Fierit edhe pse pas vitit 2015 me shkrirjen e komunave nuk ishte më drejtues i njësisë vendore.

Sipas të dhënave të “ listës së pagave” të rrjedhura në public, rezultonte se Viktor Çervanaku ishte drejtor i Administratës tek Operatori i Sistemit të Transmetimit, ndërsa së fundi punonte në sektorin e burimeve njerëzore.

Prokuroria Kundër Kurrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi më 8 dhjetor 2023 mbylljen e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes në ngarkim të ish-kryetarit socialist të ish-komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku dhe 10 personave të tjerë, të akuzuar për trafikimin nga Kolumbia të 485.5 kg kokainë të përzier me pleh kimik.

Droga u zbulua një vit më parë, 24 nëntor 2022 në banesën e Viktor Çervanakut e cila ishte kthyer në një laborator kokaine.

Kokaina ishte transportuar nga  Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut, në Greqi, në drejtim të Portit në Bar, në Malin e Zi. Pastaj në rrugë tokësore ngarkesa është futur në Shqipëri në datën 19 shtator 2022.

“Lënda narkotike është transportuar dhe është fshehur gjatë transportit nëpërmjet një ngarkese me “pleh organik” artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që është transportuar nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut, në Greqi, në drejtim të Portit në Bar, në Malin e Zi. Pasi ngarkesa është zhdoganuar në Doganën e Tiranës, është transportuar në fshatin Frakull e Madhe, në Fier, ku është kryer sekuestrimi i lëndës narkotike nga policia gjyqësore.

Pas mbërritjes në destinacion të 485.5 kg kokainë, grupi kriminal do të gjente dhe siguronte personat e specializuar që do të mundësonin ekstraktimin e kokainës së pastër, e cila më pas do të tregtohej.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli më 15 qershor 2024 vendimin ndaj ish-kryetarit socialist të ish-komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku dhe 10 personave të tjerë. Trupi gjykues i dënoi përfundimisht me 88 vjet e 4 muaj burgim në total. Të pandehurit Nikolin Gjolena, Denilson Çervanaku dhe Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra u dënuan me nga 11 vjet e 4 muaj burgim secili; Viktor Çervanaku me 10 vjet burg; Zenel Çervanaku dhe Redion Meshi me nga 9 vjet e 4 muaj heqje lirie; Enxhi Ferhati, Marildo Rona dhe Bledar Matoshi me nga 8 vjet burgim dhe Julian Malaj me 2 vjet heqje lirie. Të pandehurit Viktor Çervanaku, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra) dhe Denilson Çervanaku, u akuzuan nga SPAK se ishin personat që kishin krijuar, organizuar dhe drejtuar grupin kriminal.

Qokat me tendera mes Fierit dhe Selenicës

Subjekti tjetër fitues i tenderit, “VISCONS GROUP” shpk, rezulton në emër të pronarit Marjo Hoxhaj, që është djali i Lulo Hoxhajt, shefit të financës së Bashkisë Selenicë. Kështu bëhen qokat! Ti më jep atje, unë të favorizoj këtej. Në bashkinë Selenicë, kjo kompani ka marrë disa tendera në bashkëpunim, duke u ndihmuar haptazi nga njësia e prokurimit.

Për më tepër kjo kompani nuk mund të kualifikohej në këtë tender për shkak të kapaciteteve teknike, që i ka angazhuar në kontrata të tjera publike. Këtu mund të përmendim tenderin me objekt “Rikonstruksioni i rrugës në kodrën Kuzum Baba” me Fondin Limit 38 868 932,00 lekë pa TVSH. Prokurimi është mbajtur më 9 shtator 2025 në zyrat e Bashkisë Vlorë dhe fituesi është shpallur më 17 tetor 2025.

Ndërkohë nuk është rasti i parë, që kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi qeras me fondet e bashkisë grupet kriminale. Përmendim këtu rastin e Renato Camit, i cili edhe pse nën hetim nga SPAK, vazhdon të marrë tendera nga bashkia Fier.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

nga 27
23:06 | 16/12/2025
0

Ish-trajneri i Kombetares Shqiptare, Kristian Panuçi ka komentuar deklaratat e trajnerit të Napolit, Antonio Konte, i cili pati thënë se...

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë –

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë –

nga 27
22:38 | 16/12/2025
0

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar mbrëmjen e sotme në aksin Morin–Vërmicë të...

Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun? –

Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun? –

nga 27
21:46 | 16/12/2025
0

Vetëm vitet e fundit profili i tij u rrit shumë. Aq sa njerëzit afër Edi Ramës duhet të kalonin nëpërmjet...

Çmimet FIFA “The Best”/ Ja kujt ia dhanë votën Sylvinho dhe Gjimshiti –

Çmimet FIFA “The Best”/ Ja kujt ia dhanë votën Sylvinho dhe Gjimshiti –

nga 27
21:30 | 16/12/2025
0

FIFA ka shpallur fituesit e çmimeve “The Best” për vitin 2025, ku trajnerët dhe kapitenët e ekipeve përfaqësuese anëtare të...

Para
Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

23:06 | 16/12/2025
Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë –

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë –

22:38 | 16/12/2025
Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun? –

Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun? –

21:46 | 16/12/2025
Çmimet FIFA “The Best”/ Ja kujt ia dhanë votën Sylvinho dhe Gjimshiti –

Çmimet FIFA “The Best”/ Ja kujt ia dhanë votën Sylvinho dhe Gjimshiti –

21:30 | 16/12/2025
Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga –

Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga –

21:14 | 16/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”
  • Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë –
  • Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun? –
  • Çmimet FIFA “The Best”/ Ja kujt ia dhanë votën Sylvinho dhe Gjimshiti –
  • Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga –
  • Komisioni Evropian vendos heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës, pas dorëzimit të pushtetit në komunat serbe në Veri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”
  • Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com