Agjentët e Byrës Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ushtruar kontrolle ditën e sotme në bizneset e Klajdi Merkajt, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Veprimet janë pjesë e hetimeve për pastrim parash dhe lidhje të mundshme me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI).
Klajdi Merkaj është arrestuar si i dyshuar për pastrim të parave të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, të cilët dyshohet se janë përfshirë në aktivitete kriminale me fondet e tenderave të AKSHI-t.
Hetimet kanë nxjerrë dyshime të forta se përmes bizneseve të Merkajt janë pastruar shuma të konsiderueshme parash, të marra në mënyrë të paligjshme nga tenderat e këtij institucioni. Autoritetet po vijojnë kontrollet për të identifikuar të gjithë personat dhe kompanitë e përfshira në këtë skemë.










