Çfarë mund të bëjë SPAK, pas shfryrjes që i bëri Gjykata Kushtetuese për Ballukun? – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë mund të bëjë SPAK, pas shfryrjes që i bëri Gjykata Kushtetuese për Ballukun? –

15:54 | 13/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Firmat për Endri Shabanin si Avokat i Popullit, Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i PD-së –

Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani –

Pjerin Ndreu në “linjën” e partisë, tender 410 mijë euro mikut izraelit të Ramës –

Marrëveshja me SHBA-në për heqjen e sanksioneve, Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë –

Nga Andi Bushati

Sado që SPAK duket se ka dështuar, sëpaku përkohësisht, me Belinda Ballukun, pas vendimit të kushtetueses për ta rikthyer atë në zyrë, ai i ka të gjitha mundësitë dhe mjetet për të dëshmuar se nuk bën një drejtësi kalkuluar.

Pasi në fakt, në 20 nëntor, kur prokurori Dritan Prençi mori nga gjykatësi i shkallës së parë, Erion Çela, vendimin e diskutueshëm për pezullimin nga detyra të një antareje qeverie, u duk se në kulisat e pallatit të xhamtë përballe burgut ishte gjetur një shteg i ngushtë për ti shpëtuar kontrollit dhe ekuilibrit mes pushteteve.

Rruga më e ndershme dhe më e drejtë do kish qenë një kërkesë për heqjen e imunitetit drejtuar parlamentit, nëse Balluku gjykohej e rrezikshme, dhe dyshohej se duke ndejtur në detyrë, mund të përsëriste gjëma të ngjashme me ato të avullimit të 50 milionë eurove, në tenderin e tunelit të Llogarasë.

Por, ngaqë edhe privatisht edhe publikisht Rama i kishte paralajmëruar pinjollët e drejtësisë së re, se ai nuk do dorëzonte më gjeneralë të ushtrisë së tij të shkalafitur, pa pasur në dorë vendime të formës së prerë, SPAK dhe GJKKO zgjodhën një taktikë jo fort ortodokse, por të kalkuluar, për të nxjerrë jashtë loje Belindën. Ata  vendosën ti ndërpresin lirinë e lëvizjes, duke i sekuestruar pashaportën, gjë për të cilën e kishin krijuar precedentin me rastin Berisha dhe së dyti eksperimentuan për herë të parë në histori, masën e pezullimit. Kjo taktikë, që buronte nga paburrëria për tu përballur në kuvend me kryeministrin dhe mazhorancën e tij e dha efektin.

Rama filloi menjëherë kundërsulmin. Kryqtarët e tij më të zellshëm mediatikë vunë kujën për një grusht shteti, për një puç që drejtësia po bënte për të vjedhur kompetencat e ekzekutivit. Vetë kryeministri e rriti dozën e presionit duke sulmuar publikisht, pothuajse përditë, që prej 22 nëntorit, pezulluesit e zëdhënëses së tij. Ai u ankua për ekzistencën e një fuqie ilegjitime, që po i rrëmbente mandatin e fituar me zgjedhje, artikulloi absurditete se pezullimi i Ballukut po pengonte integrimin evropian, madje nuk përtoi të bëhej edhe qesharak, duke vajtuar vonesën në nisjen e udhëtimeve ajrore me Kanadanë.

E gjithë kjo trysni bëri që institucioni më i kapur i drejtësisë së re, Gjykata Kushtetuese, ta shfrynte keqas gafurrjen e SPAK-ut. Për të kuptuar se ç’farsë qe ai vendim, i marrë nën presion, mjaftojnë vetëm dy fakte.

I pari që gjendet në arsyetimin e pakicës, ku theksohet se kolegët e tyre thyen një rekord, të pandodhur më parë, duke pezulluar pezullimin e Ballukut, ndërkohë që ajo nuk i kishte përfunduar ankimimet në shkallët normale të gjyqsorit.

Së dyti, për shpejtësinë reaktive me të cilën e zbardhën vendimin, duke ia bërë gati Ramës për ta botuar në fletoren zyrtare.

Por, pavarësisht këtyre, pavarësisht se u duk sikur Rama përdori një vegël po aq “proamerikane” si kushtetuesja, për ti thyer hundët proamerikanëve të SPAK-ut, këta të fundit i kanë të gjitha mjetet dhe mundësitë për të kthyer dinjitetin e tyre të nëpërkëmbur, për të vënë në vend arsyetimin të cilit i besojnë dhe për të mbajtur sadopak gjallë iluzionin e drejtësisë.

Nëse ata kanë bindjen e thellë se duke u rikthyer në zyrë, Belinda Balluku mund të prishë provat dhe mund të përsërisë të njëjtat gjëma si ato që kemi lexuar në përgjimet e llahtarshme, ata janë të detyruar ti rikthehen rrugës normale: kërkimit të heqjes së imunitetit të saj nga parlamenti.

Prokurori Prençi është i dënuar ta bëjë këtë, madje që të hënën. I falenderuari nga amerikanët, Dumani dhe preferuari i ri i tyre, Klodian Braho, duhet ta shtyjnë në këtë rrugë, madje pa pritur gjykimin e themelit në kushtetuese, nëse ata vërtetë kanë ndonjë skrupull për të mbajtur gjallë pandehmën se SPAK është një institucion që ka këllqe të veprojë pa leje.

Nëse kërkimi i imunitetit të Ballukut, si një rrugë tjetër për ta penguar atë të shkojë në zyrë, është juridikisht një detyrim, nga ana tjetër, moralisht dhe politikisht, ai shërben si një e mirë që i bëhet publikut. Vendosja e Ramës dhe deputetëve të tij në pozitën e atyre që nuk duan të dorëzojnë një të dyshuar për vjedhje kolosale, i jep fund fallciletit të alarmit me grusht shteti, i shfryn alibitë e ankimeve për puç, konflikt mes pushteteve dhe rrëmbim kompetencash.

Vetëm kjo është rruga për të treguar se që prej 20 nëntorit, SPAK dhe Rama nuk kanë qenë personazhe të një balloje me maska.

 

Të Lidhura

Firmat për Endri Shabanin si Avokat i Popullit, Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i PD-së –

Firmat për Endri Shabanin si Avokat i Popullit, Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i PD-së –

nga 27
20:50 | 13/12/2025
0

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka dhënë dorëheqjen gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së PD-së. Mësohet se Gjekmarkaj i...

Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani –

Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani –

nga 27
20:12 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në Selinë e Shenjtë, ku është pritur në...

Pjerin Ndreu në “linjën” e partisë, tender 410 mijë euro mikut izraelit të Ramës –

Pjerin Ndreu në “linjën” e partisë, tender 410 mijë euro mikut izraelit të Ramës –

nga 27
20:10 | 13/12/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, është në të njëjtën linjë me partinë që e kandidoi, duke u dhënë...

Marrëveshja me SHBA-në për heqjen e sanksioneve, Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë –

Marrëveshja me SHBA-në për heqjen e sanksioneve, Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë –

nga 27
19:42 | 13/12/2025
0

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko liroi 123 të burgosur të shtunën, përfshirë laureatin e Çmimit Nobel për Paqen Ales Bialiatski dhe udhëheqësen e opozitës...

Para
Po gërmonin në varret monumentale ilire të Mokrës, kapen në flagrancë 4 të rinjtë –

Po gërmonin në varret monumentale ilire të Mokrës, kapen në flagrancë 4 të rinjtë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Firmat për Endri Shabanin si Avokat i Popullit, Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i PD-së –

Firmat për Endri Shabanin si Avokat i Popullit, Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i PD-së –

20:50 | 13/12/2025
Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani –

Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani –

20:12 | 13/12/2025
Pjerin Ndreu në “linjën” e partisë, tender 410 mijë euro mikut izraelit të Ramës –

Pjerin Ndreu në “linjën” e partisë, tender 410 mijë euro mikut izraelit të Ramës –

20:10 | 13/12/2025
Marrëveshja me SHBA-në për heqjen e sanksioneve, Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë –

Marrëveshja me SHBA-në për heqjen e sanksioneve, Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë –

19:42 | 13/12/2025
Fitorja e tretë radhazi, Partizani mund në shtëpi Flamurtarin dhe hedh sytë nga “Final 4” –

Fitorja e tretë radhazi, Partizani mund në shtëpi Flamurtarin dhe hedh sytë nga “Final 4” –

19:28 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Firmat për Endri Shabanin si Avokat i Popullit, Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i PD-së –
  • Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani –
  • Pjerin Ndreu në “linjën” e partisë, tender 410 mijë euro mikut izraelit të Ramës –
  • Marrëveshja me SHBA-në për heqjen e sanksioneve, Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë –
  • Fitorja e tretë radhazi, Partizani mund në shtëpi Flamurtarin dhe hedh sytë nga “Final 4” –
  • Festë në frymën e fundit, Elbasani mund mes vuajtjesh Vorën dhe ruan kreun e renditjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Firmat për Endri Shabanin si Avokat i Popullit, Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i PD-së –
  • Vjosa Osmani takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com