“Shqipëria pa opozitë” ishte vendim makabër i Ramës dhe Sorosit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shqipëria pa opozitë” ishte vendim makabër i Ramës dhe Sorosit –

18:30 | 12/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Këmbimi valutor 8 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 8 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën –

Përjashtimi i Salianjit nga gara për kreun e PD ishte jo bindës, mund të kandidoj vetë për Bashkinë e Durrësit –

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarë e deputetë në Elbasan. Gjatë fjalës së tij, Berisha kujtoi sulmet e bëra ndaj opozitës nga mazhoranca.

Berisha theksoi se qëllimi ishte që Shqipëria të ishte pa opozitë.

“Avantazhi që krijoi tuneli që bashkoi Elbasanin me Tiranën e humbet e zhduk mungesa e byepass që duhet të ishte vepra e parë që duhet të ndërtohej. Sonte është ditë e veçantë në historinë  e demokracisë, Revolta e qytetarëve të Elbasanit 35 vite më parë në qytet, revolt që as tanket nuk e mposhtën. Data 12 deri në 14 u shndërrua në arenë përleshjesh, por regjimi Elbasanin dhe elbasanasit nuk i mposhti.  Vitet e fundit ishin një kalvar i paparë në historinë  Europë që forca jonë politike, forcë e lirisë dhe dinjitetit njerëz, forcë e interesit kombëtar të shqiptarëve, forcë e integrimit të Shqipërisë në BE dhe NATO. U përball me një agresion si asnjë forcë tjetër, me qëllimin e vetëm Shqipëria pa opozitë sepse pasardhësi i xhelatit, Kristaq Rama kërkon një Shqipëri si etërit e tij. Shqipëria pa opozitë, apo false opozitë ishte vendim makabër jo vetëm i Ramës por edhe  Soros dhe mafies ndërkombëtare. Por ne demokratët jemi njerëz të idealeve. Në ’90 u ngritëm për idealet e lirisë, interesit kombëtar, për besimin tek Zoti tek Familja”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sonte është një ditë e veçantë në historinë e demokracisë, në historinë e lirisë së shqiptarëve. Revolta e qytetarëve të Elbasanit 35 vjet më parë në qytet, në kombinatin metalurgjik, revoltë në të cilën as tanket, as autoblindat dhe asgjë nuk mposhtën burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat guximtarë, por përkundrazi data 12 gjer në 14 u shndërrua në një arenë të madhe përleshjesh, në të cilat regjimi shpalosi të gjithë dhunën e tij, por Elbasanin dhe elbasanllijtë nuk i mposhti.
Dua të shpreh nderim më të madh për të gjithë ata guximtarë që në fakt me guximin e tyre themeluan këtu në Elbasan Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Të dashur miq, vitet e fundit siç jeni vetë në dijeni, ishin vitet më të vështira.
Ishin një kalvar i paparë në historinë e Europës, që forca jonë politike, forcë e lirive dhe dinjitetit njerëzor, forcë e vokacionit e shpirtit perëndimor të kombit tonë, forcë e interesit kombëtar të shqiptarëve, forcë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe NATO, u përball me një agresion si asnjë forcë tjetër politike, me qëllimin e vetëm Shqipëria pa opozitë. Sepse pasardhësi i xhelatit të intelektualëve shqiptarë, Kristaq Rama, kërkon një Shqipëri si etërit e tij.
Shqipëria pa opozitë apo me një fals opozitë ishte një vendim makabër jo vetëm i Edi Ramës, por dhe i George Soros dhe mafies ndërkombëtare.
Mirëpo ne demokratët jemi njerëz të idealeve.
Në 1990-ën ne u ngritëm për idealet e lirisë.
Në 1990-ën ne u ngritëm për interesin kombëtar.
Ne u ngritëm për integrimin e Shqipërisë në Europë.
U ngritëm pra për besimin tek Zoti, tek familja, dhe këto vlera janë sa hyjnore, aq dhe tokësore. Është një krim i shëmtuar të sulmosh një forcë politike që u përmbahet parimeve më të larta njerëzore. Por kjo ndodhi.
Çfarë nuk u bë ndaj nesh.
Do të citoj këtu një diplomat të shquar, i cili u ftuar nga Yuri Kim, pas sanksionimit tim, 4 ambasadorët kryesorë dhe ajo kërkon që të solidarizohej me vendimin tonë, të diktuar nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe George Soros.
Ky diplomat i thotë jo. Nuk solidarizohem. Pse i pyet ajo? Nuk solidarizohem, thotë, së pari, sepse ju nuk na pyetët kur e morët këtë vendim.
Së dyti, se nuk keni absolutisht asnjë fakt. Jo tha, kemi, jo s’keni. Edhe në mënyrë asgjësuese, në prani të 4 të tjerëve i tha, jo s’keni asnjë fakt. Por tha, ju ja ktheu, por më e keqja dhe që s’e pranojmë ne kurrë, se ju e bëtë këtë për të ndihmuar qeverinë dhe godit opozitën.
Dhe ne besojmë që vendi duhet të ketë qeveri dhe opozitë, dhe jo vetëm qeveri.
E vërteta është se kjo platformë u zbatua në mënyrën më të pamëshirshme mbi ju, mbi demokratët që guxuan edhe njëherë të ngriheshin me forcën më të madhe ndaj kësaj padrejtësie që nuk kishte përjetuar ndonjë forcë politike në histori.

gijotina.com/

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 8 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:30 | 08/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 8 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:24 | 08/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me...

Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën –

Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën –

nga 27
08:18 | 08/05/2026
0

Kuvendi u mblodh dje në seancën plenare të radhës ku u miratuan katër projektligje, një akt normativ dhe gjashtë projektvendime....

Përjashtimi i Salianjit nga gara për kreun e PD ishte jo bindës, mund të kandidoj vetë për Bashkinë e Durrësit –

Përjashtimi i Salianjit nga gara për kreun e PD ishte jo bindës, mund të kandidoj vetë për Bashkinë e Durrësit –

nga 27
08:06 | 08/05/2026
0

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka folur për strategjinë e forcës së tij politike në zgjedhjet e ardhshme...

Para
Televizionet nën kontrollin e plotë të qeverisë! –

Televizionet nën kontrollin e plotë të qeverisë! -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 8 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:30 | 08/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 8 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:24 | 08/05/2026
Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën –

Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën –

08:18 | 08/05/2026
Përjashtimi i Salianjit nga gara për kreun e PD ishte jo bindës, mund të kandidoj vetë për Bashkinë e Durrësit –

Përjashtimi i Salianjit nga gara për kreun e PD ishte jo bindës, mund të kandidoj vetë për Bashkinë e Durrësit –

08:06 | 08/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Maj 2026 –

07:36 | 08/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 8 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Këmbimi valutor 8 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën –
  • Përjashtimi i Salianjit nga gara për kreun e PD ishte jo bindës, mund të kandidoj vetë për Bashkinë e Durrësit –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 8 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 8 maj 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 8 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Këmbimi valutor 8 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com