Rama rrit rrogat e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, shtesa deri në 150 mijë lekë për pozicione kyçe – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama rrit rrogat e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, shtesa deri në 150 mijë lekë për pozicione kyçe –

17:46 | 12/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit –

I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –

I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, 10 Maj 2026 –

Qeveria ka miratuar strukturën dhe nivelet e reja të pagave për nëpunësit dhe punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Vendimi përfshin pagën bazë, shtesën për vjetërsi dhe shtesën e kualifikimit, të cilat do të jenë të njëjta me ato të administratës së përgjithshme shtetërore.

Për disa pozicione parashikohen edhe shtesa të veçanta për kushtet e punës. Titullari i institucionit do të marrë 150 mijë lekë shtesë në muaj, drejtorët e disa drejtorive 40 mijë lekë, shefat e sektorëve 35–50 mijë lekë, ndërsa specialistët 30 mijë lekë. Shtesat ndryshojnë sipas profilit dhe përgjegjësive të detyrës.

Vendimi shfuqizon skemën e mëparshme të vitit 2023 dhe parashikon që fondet për pagat e reja të mbulohen nga buxheti i vitit 2026. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

VKM: 

MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE DHE TË PUNONJËSVE TË DREJTORISË SË SHËRBIMEVE QEVERITARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 10, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

1. Miratimin e strukturës së pagës mujore për nëpunësit dhe punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.

2. Për pozicionet e nëpunësve nga “specialist” deri në “titullar institucioni”, kategoritë e klasave, shtesa e nivelit të kualifikimit që shpërblen nivelin arsimor të kërkuar për pozicionin përkatës të punës, si dhe shtesa për vjetërsi në punë, në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Elementet përbërëse të pagës bruto mujore (paga për pozicion, shtesa për vjetërsi në punë dhe shtesa e nivelit të kualifikimit) për secilën klasë të përcaktuar në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si dhe vlerat për secilin element janë të njëjta me ato të miratuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për pagat e nëpunësve civilë në institucionet e administratës shtetërore.

4. Përfitojnë shtesë për kushte pune nëpunësit, si më poshtë vijon:

a) Titullari i institucionit në masën 150 000 lekë/muaj;
b) Drejtori në Drejtorinë e Menaxhimit të Godinave Shtetërore, drejtori në Drejtorinë e Udhëtimeve dhe Akomodimit dhe drejtori në Drejtorinë e Eventeve dhe Trajtimit të Personaliteteve, në masën 40 000 lekë/muaj;
c) Shefi i sektorit të udhëtimeve, shefi i sektorit të akomodimeve, shefi i sektorit të projektimit dhe planifikimit të hapësirave, shefi i sektorit të administrimit dhe mirëmbajtjes, shefi i sektorit të mobilimit dhe infrastrukturës së brendshme, shefi i sektorit të godinave qeveritare, shefi i sektorit të ideimit dhe organizimit, shefi i sektorit të zbatimit dhe shefi i sektorit të trajtimit të personaliteteve, në masën 35 000 lekë/muaj;
ç) Shefi i sektorit të shërbimeve të përgjithshme në Kryeministri në masën 50 000 lekë/muaj;
d) Specialisti i udhëtimit, specialisti i akomodimit, specialisti inxhinier, specialisti arkitekt “interior design”, specialisti i restaurimit, specialisti i logjistikës/terrenit, specialisti i organizimit, specialisti i shërbimit në sektorin e trajtimit të personaliteteve dhe specialisti arkitekt projektues, në masën 30 000 lekë/muaj;
dh) specialisti i arkivit dhe protokollit në masën 5 000 lekë/muaj;
e) specialisti në sektorin e godinave qeveritare në masën 25 000 lekë/muaj.

5. Klasat e pagës, shtesat për vjetërsi në punë, si dhe shtesat për kushte pune të punonjësve mbështetës në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare janë sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

6. Vlera e pagës bazë për klasë dhe mënyra e llogaritjes së vjetërsisë për secilën klasë të përcaktuar në lidhjen nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi, janë të njëjta me ato të miratuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për pagat e punonjësve mbështetës në institucionet e administratës publike.

7. Vendimi nr.365, datë 16.6.2023, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve dhe punonjësve të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare”, i ndryshuar, shfuqizohet.

8. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2026 për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

gijotina.com/

Të Lidhura

Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit –

Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit –

nga 27
10:51 | 10/05/2026
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Gjiri i Lalëzit, në Durrës. Dy automjete janë përplasur,...

I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –

I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –

nga 27
10:33 | 10/05/2026
0

Nderkohe qe Shqiperia nuka ka mbyllur ende asnje kapitull ne negociatat e anetaresimit te Shqiperise ne BE, kryeministri Edi Rama...

I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –

I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –

nga 27
10:29 | 10/05/2026
0

Nderkohe qe Shqiperia nuka ka mbyllur ende asnje kapitull ne negociatat e anetaresimit te Shqiperise ne BE, kryeministri Edi Rama...

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, 10 Maj 2026 –

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, 10 Maj 2026 –

nga 27
10:11 | 10/05/2026
0

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Para
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Narges Mohammadi, arrestohet në Iran –

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Narges Mohammadi, arrestohet në Iran -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit –

Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit –

10:51 | 10/05/2026
I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –

I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –

10:33 | 10/05/2026
I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –

I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –

10:29 | 10/05/2026
Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, 10 Maj 2026 –

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, 10 Maj 2026 –

10:11 | 10/05/2026
Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, 10 Maj 2026 –

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, 10 Maj 2026 –

10:07 | 10/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit –
  • I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –
  • I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –
  • Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, 10 Maj 2026 –
  • Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, 10 Maj 2026 –
  • Ditë praktike dhe reflektive –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit –
  • I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com