Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka publikuar vendimet e fundit pas shqyrtimit të incidenteve të regjistruara në ndeshjet e javës së kaluar.
Masat përfshijnë detyrime financiare për dëme të shkaktuara në infrastrukturë, si edhe gjoba për sjellje të papërshtatshme të tifozëve, me qëllim rritjen e përgjegjësisë dhe disiplinës në mjediset sportive. Tirana dhe Partizani detyrohen të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara nga tifozët në “Arena Kombëtare”, ku u zhvillua derbi i kryeqytetit, ndërsa Flamurtari gjobitet 50 000 mijë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës
- KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
- FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
- Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- Zyrtari i KF Tërbuni, Redon Marku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Zyrtari i KF Tepelena, Ilir Selimi, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
- Lojtari i KF Klosi, Ergys Kola, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Zyrtari i FK Tomori U-19, Iken Droboniku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Tirana U-18, Alerio Kola, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Pogradeci U-17, Ergji Gjene, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/b dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtaria e FK Partizani Femra, Liridona Gashi, për sjellje të dhunshme ndaj lojtareve kundërshtare dhe kërcënim ndaj zyrteres së ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtaria e FK Partizani Femra, Egzona Gashi, për sjellje të dhunshme ndaj lojtareve kundërshtare dhe kërcënim ndaj zyrteres së ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- TR 19 Akademi U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-11, kunder Triumph A U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
- Zyrtari i Drini Sport, Gers Koldashi, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
- Lojtari i Shqiponjat 2017 U-17, Mateo Brahaj, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Shqiponjat 2017 U-17, Bledion Peposhi, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Shqiponjat 2017 U-17, Ibrahim Mece, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Shqiponjat 2017 U-17, Ergis Todaj, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Shqiponjat 2017 U-17, Griseld Oka për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Olimpiku Durrës U-17, Kleisi Lamo, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Bylis B, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë, kundër FK Partizani B, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
- Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Naftëtari, Edison Kapo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Adolf Selmani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
gijotina.com/
The post asojat e derbit: Disiplina ngarkon klubet me riparimin e ‘Arenës Kombëtare’ appeared first on 27.










