KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Dritan Gripshi, rikthen në detyrë Dashnor Nuren – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Dritan Gripshi, rikthen në detyrë Dashnor Nuren –

12:54 | 10/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Dhunë barbare ndaj ish-kryetarit të PD në Lezhë, sekuestrohen kamerat e sigurisë –

Sherr me sende të forta dhe mjete prerëse mes të rinjve në Fier, dy persona mbeten të plagosur –

“Më preku në pjesët intime”, 21 vjeçarja denoncon kirurgun e spitalit në Korçë për ngacmim seksual (Emri) –

Zbehen shpresat për marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, çmimi i naftës rritet përsëri –

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 9 dhjetor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Beratit, Dritan Gripshi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi, e Natasha Mulaj, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Gripshit ndaj vendimmarrjes së Komisionit. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më datë 27 mars të vitit 2024, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë. Ndërkohë, ai arriti nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës dhe u vlerësua i aftë profesionalisht.

Dritan Gripshi e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe punoi si prokuror në Elbasan dhe në Durrës, përpara se të emërohej në Prokurorinë e Beratit në vitin 2008. Gripshi u shkarkua nga detyra në vitin 2010 me dekret të Presidentit të kohës me motivacionin e “sjelljeve që diskreditojnë figurën e prokurorit”, por ai fitoi më pas një proces gjyqësor kundër vendimit të shkarkimit dhe u rikthye në detyrë në vitin 2015. Me vendimin e KPA, ai u largua përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Po ashtu, KPA vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit për shkarkimin e prokurorit të Korçës, Dashnor Nure dhe e konfirmoi atë në detyrë.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të dorëzuar nga prokurori Nure ndaj vendimarrjes së Komisionit.

Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Komisioni e shkarkoi prokurorin Nure më 4 shtator të vitit të kaluar, pasi konkludoi se se subjekti nuk arriti nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe se në vlerësimin tërësor të të tre kritereve kishte cënuar besimin e publikut – përfundim që u rrëzua si i pabazuar prej Kolegjit.

Dashnor Nure e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si prokuror në Prokurorinë e Kolonjës. Prej vitit 2007, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Korçë.

Të Lidhura

Dhunë barbare ndaj ish-kryetarit të PD në Lezhë, sekuestrohen kamerat e sigurisë –

Dhunë barbare ndaj ish-kryetarit të PD në Lezhë, sekuestrohen kamerat e sigurisë –

nga 27
09:57 | 11/05/2026
0

Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në autostradën “Mamurras–Laç”, pranë kryqëzimit të Sanxhakut,...

Aksident në aksin Fier-Levan, lëndohen dy drejtuesit e mjeteve –

Sherr me sende të forta dhe mjete prerëse mes të rinjve në Fier, dy persona mbeten të plagosur –

nga 27
09:45 | 11/05/2026
0

Një konflikt i dhunshëm i ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Fier ka përfunduar me dy persona të plagosur,...

Gjendet pa jetë një 60-vjeçar pranë kufirit në Korçë, dyshimet e para –

“Më preku në pjesët intime”, 21 vjeçarja denoncon kirurgun e spitalit në Korçë për ngacmim seksual (Emri) –

nga 27
09:37 | 11/05/2026
0

Një kirurg, 72-vjeçar është arrestuar nga Policia në Korçë, pasi akuzohet për ngacmim seksual. Sipas informacioneve, kirurgu Nikolla Nunka është...

Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane –

Zbehen shpresat për marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, çmimi i naftës rritet përsëri –

nga 27
09:29 | 11/05/2026
0

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur sërish, ndërsa po zbehen shpresat për një marrëveshje mes Izraelit dhe SHBA...

Para
Fshehje pasurie/ GJKKO pushon hetimet ndaj ish-kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori –

Fshehje pasurie/ GJKKO pushon hetimet ndaj ish-kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dhunë barbare ndaj ish-kryetarit të PD në Lezhë, sekuestrohen kamerat e sigurisë –

Dhunë barbare ndaj ish-kryetarit të PD në Lezhë, sekuestrohen kamerat e sigurisë –

09:57 | 11/05/2026
Aksident në aksin Fier-Levan, lëndohen dy drejtuesit e mjeteve –

Sherr me sende të forta dhe mjete prerëse mes të rinjve në Fier, dy persona mbeten të plagosur –

09:45 | 11/05/2026
Gjendet pa jetë një 60-vjeçar pranë kufirit në Korçë, dyshimet e para –

“Më preku në pjesët intime”, 21 vjeçarja denoncon kirurgun e spitalit në Korçë për ngacmim seksual (Emri) –

09:37 | 11/05/2026
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane –

Zbehen shpresat për marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, çmimi i naftës rritet përsëri –

09:29 | 11/05/2026
Qeveria po tallet me parlamentin, ndërsa ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë ndaj skandaleve –

Qeveria po tallet me parlamentin, ndërsa ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë ndaj skandaleve –

09:07 | 11/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Dhunë barbare ndaj ish-kryetarit të PD në Lezhë, sekuestrohen kamerat e sigurisë –
  • Sherr me sende të forta dhe mjete prerëse mes të rinjve në Fier, dy persona mbeten të plagosur –
  • “Më preku në pjesët intime”, 21 vjeçarja denoncon kirurgun e spitalit në Korçë për ngacmim seksual (Emri) –
  • Zbehen shpresat për marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, çmimi i naftës rritet përsëri –
  • Qeveria po tallet me parlamentin, ndërsa ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë ndaj skandaleve –
  • Luftuan edhe në Kosovë,qeveria serbe financon veteranët e Beretave të Kuqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dhunë barbare ndaj ish-kryetarit të PD në Lezhë, sekuestrohen kamerat e sigurisë –
  • Sherr me sende të forta dhe mjete prerëse mes të rinjve në Fier, dy persona mbeten të plagosur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com