“PD nuk mund të presë radhë pushtetesh”/ Ish-kandidati për deputet kërkon analizën e PD-së – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“PD nuk mund të presë radhë pushtetesh”/ Ish-kandidati për deputet kërkon analizën e PD-së –

17:56 | 08/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Të përgatitemi për protestat e fuqishme! –

Duhet të bëhemi bashkë… –

Nis ‘foltorja’ e Sali Berishës, vetëm dhjetëra protestues në shesh/ I pranishëm edhe Salianji –

C’po ndodh me emrat për Avokatin e Popullit? Jola Hysa e preferuara e Berishës, por ka 27 nga 28 firmat e kërkuara –

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ethem Aga ka bërë një reagim lidhur me organizimin e PD-së dhe ka kërkuar analizë të thellë të Partisë. Aga shkruan se PD nuk mund të presë radhë pushtetesh, por ndryshim konceptesh dhe sipas tij çdo nismë, analizë, qëndrim i mbajtur nga secili anëtar i PD-së, nga strukturat drejtuese të saj, madje deri tek votuesi i opozitës pa qenë anëtar, nuk duhet parë si kundër një grupi që mendon ndryshe.

Ai madje thekson se e gjithë kjo energji fillimisht ngjizet në parti dhe më pas forca e çdo diskutimi të lirë, bashkë me ide. Ish-kandidati nënvizon se hapja e partisë nuk duhet të mbetet vetëm si thirrje, por si mundësi që të gjithë duhet ta kenë. Aga thotë ndër të tjera se çdo shtresë shoqërore me bindje të djathta, ose pa bindje mirëfilltas ideologjike të politikës, por që është opozitar, duhet të ketë hapësirën e nevojshme brenda Partisë Demokratike.

Sipas tij, rëndësi ka diskutimi dhe jo etiketimit për t’i vënë humbjes emër, por zgjidhje për t’i dhënë emër secilit që jep ide. Në fund ai tha se një qeverisje që ka domenin e çdo të keqeje që po kalon vendi në dekadat e fundit mbahet jo vetëm nga treshja: krim-korrupsion-patronazhim, por duke përdoruar armët e shumta propagandistike.

Postimi i Ethem Aga:

Demokraci e plotë dhe e shëndetshme në Partinë Demokratike
E keqja Shpipërisë i vjen nga mungesa e demokracisë, autoritarizmi dhe korrupsioni që është shtrirë në çdo qelizë të administratës dhe qeverisjes aktuale. Papërgjegjshmëria dhe arroganca e një fund regjimi shihet me sy të lirë në çdo vendim të pushtetit dhe intitucioneve që varet nga ai. Por a duhet pritur vetërënia e një “përbindëshi” që po ha veten? Po PD ku është, padyshim nuk mund të jetë duke pritur “radhë pushtetesh”, por ndryshim konceptesh.

Çdo nismë, analizë, qëndrim i mbajtur nga secili anëtar i PD-së, nga strukturat drejtuese të saj, madje deri tek votuesi i opozitës pa qenë anëtar, nuk duhet parë si kundër një grupi, (apo grupimi) që mendon ndryshe nga Ti, Ne, Ju… Është mirë që në PD flitet. Kjo është shenja e parë se hapja, mendimi ndryshe, diskutimi dhe jo përjashtimi, sjellin vlerën. E gjithë kjo energji fillimisht ngjizet në parti dhe më pas forca e çdo diskutimi të lirë, bashkë me ide, e madje edhe platforma, janë më të vlefshme dhe të forta se çdo forcë patronazhimi, krimi dhe korrupsioni, (tre armët e rënda që po përdor pushteti i sotëm). Hapja e partisë nuk duhet të mbetet vetëm si thirrje, por si mundësi që të gjithë duhet ta kenë.

Çdo shtresë shoqërore me bindje të djathta, ose pa bindje mirëfilltas ideologjike të politikës, por që është opozitar, duhet të ketë hapësirën e nevojshme brenda Partisë Demokratike. Dikush ka mundësi të japë mendim në media, një tjetër brenda strukturave, të tjerë, në pamundësi për të qenë pjesë e çdo diskutimi, nuk kanë nevojë për podium, kamera dhe “mbledhje të mëdha”. Foltore është edhe një mbledhje nga grupime të vogla në çdo cep të vendit.

Rëndësi ka të flitet, të flitet drejt, të flitet saktë, të thuhet kuptueshëm për të gjithë. Rëndësi ka diskutimi dhe jo linçimi, jo etiketimit për t’i vënë humbjes emër, por zgjidhje për t’i dhënë emër secilit që jep ide. Me bindje mendoj se nga fjala e lirë, qoftë ajo edhe mendim i kundërt me të singjashmin tënd politik, nuk duhet të shihet si herezi. Të mos harrojmë se në çfarë situate jemi dhe kë kemi kundërshtar. Një qeverisje që ka domenin e çdo të keqeje që po kalon vendi në dekadat e fundit mbahet jo vetëm nga treshja: krim-korrupsion-patronazhim, por duke përdoruar armët e shumta propagandistike. Ata (kundërshtarët), që janë në një pikë vetëshkatërrimi nga hajnia mes vetes, do të tentojnë që ta quajnë lëvizjen dhe diskutimet në PD si “përçarja e radhës”.

Pikërisht këtë nuk duhet ta lejojmë. Të vetmin “pushtet” të madh që duhet të ketë Partia Demokratike është “fjala e lirë”. Nuk duhet të harrojmë se nga vijmë… Në vitin 1990 nuk u krijua vetëm një subjekt politik me disa koncepte të shkruara. Njerëzit që u bashkuan rreth PD-së ishin vlera e vërtetë dhe arsyeja se përse kjo forcë pati aq shumë forcë para sitemit të egër komunist. Na u bashkuan antikomunistët, njerëzit më me vlerë që dhanë jetën për fjalën e lirë. Na u bashkuan një pjesë e madhe e intelektualëve, studentët, rinia me bindje dhe shpresë. Demokracia nuk është vetëm një fjalë, por koncept jetësor dhe mendim, thelbi i së cilës është fjala e lirë, e drejta dhe kërkesa për të mos lejuar shkeljen universale të të drejtave të njeriut.

Në PD ka vend për të gjithë! Liria e mendimit, ndërgjegjes, besimit, e drejta e pronës dhe barazia para ligjit janë normat universal botërore të shoqërive me demokraci të zhvilluar. PD i ka dhe askush nuk duhet ti vendosë në diskutim. Kushdo opozitar që kërkoi hapjen e madhe në PD mendosj se tashmë e sheh se mendimi dhe fjala e lirë janë dy elementët që kanë nisur të kenë zë. Mendo, fol, diskuto..! PD-ja këshu lindi dhe për të mos u “tretur” duhet të kthehet në vlerat që kurrë nuk mbartin emërtim “e shkuar”… Kush jemi, nga vijmë dhe ku do shkojmë kanë vetëm një qëllim: demokraci edhe vetë brenda partisë me të njëjtin emër!

gijotina.com/

Të Lidhura

Të përgatitemi për protestat e fuqishme! –

Të përgatitemi për protestat e fuqishme! –

nga 27
19:32 | 08/12/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në protestën para Kryeministrisë deklaroi se kryeministrin Edi Rama “e ka mbushur kupën” dhe...

Duhet të bëhemi bashkë… –

Duhet të bëhemi bashkë… –

nga 27
19:00 | 08/12/2025
0

Në Foltoren e opozitës të organizuar përpara Kryeministrisë, fillimisht kanë mbajtur fjalën qytetarët të cilën kanë shprehur shqetësimin e tyreve...

Nis ‘foltorja’ e Sali Berishës, vetëm dhjetëra protestues në shesh/ I pranishëm edhe Salianji –

Nis ‘foltorja’ e Sali Berishës, vetëm dhjetëra protestues në shesh/ I pranishëm edhe Salianji –

nga 27
18:46 | 08/12/2025
0

Dhjetëra protestues i janë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për të mbajtur sot ‘foltoren’ të opozitës para godinës së Kryeministrisë....

C’po ndodh me emrat për Avokatin e Popullit? Jola Hysa e preferuara e Berishës, por ka 27 nga 28 firmat e kërkuara –

C’po ndodh me emrat për Avokatin e Popullit? Jola Hysa e preferuara e Berishës, por ka 27 nga 28 firmat e kërkuara –

nga 27
18:14 | 08/12/2025
0

Pritet të jetë seanca plenare e 11 Dhjetorit ajo e cila do të mund ti japë fund ping-pongut mes socialistëve...

Para
Alarm në Belsh/ Banorët ngrenë shqetësimin, hapet një tjetër gropë karstike në Dumre –

Alarm në Belsh/ Banorët ngrenë shqetësimin, hapet një tjetër gropë karstike në Dumre -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të përgatitemi për protestat e fuqishme! –

Të përgatitemi për protestat e fuqishme! –

19:32 | 08/12/2025
Duhet të bëhemi bashkë… –

Duhet të bëhemi bashkë… –

19:00 | 08/12/2025
Nis ‘foltorja’ e Sali Berishës, vetëm dhjetëra protestues në shesh/ I pranishëm edhe Salianji –

Nis ‘foltorja’ e Sali Berishës, vetëm dhjetëra protestues në shesh/ I pranishëm edhe Salianji –

18:46 | 08/12/2025
C’po ndodh me emrat për Avokatin e Popullit? Jola Hysa e preferuara e Berishës, por ka 27 nga 28 firmat e kërkuara –

C’po ndodh me emrat për Avokatin e Popullit? Jola Hysa e preferuara e Berishës, por ka 27 nga 28 firmat e kërkuara –

18:14 | 08/12/2025
Alarm në Belsh/ Banorët ngrenë shqetësimin, hapet një tjetër gropë karstike në Dumre –

Alarm në Belsh/ Banorët ngrenë shqetësimin, hapet një tjetër gropë karstike në Dumre –

18:00 | 08/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Të përgatitemi për protestat e fuqishme! –
  • Duhet të bëhemi bashkë… –
  • Nis ‘foltorja’ e Sali Berishës, vetëm dhjetëra protestues në shesh/ I pranishëm edhe Salianji –
  • C’po ndodh me emrat për Avokatin e Popullit? Jola Hysa e preferuara e Berishës, por ka 27 nga 28 firmat e kërkuara –
  • Alarm në Belsh/ Banorët ngrenë shqetësimin, hapet një tjetër gropë karstike në Dumre –
  • “PD nuk mund të presë radhë pushtetesh”/ Ish-kandidati për deputet kërkon analizën e PD-së –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të përgatitemi për protestat e fuqishme! –
  • Duhet të bëhemi bashkë… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com