Për shqiptarët, 8 dhjetori i vitit 1990 është ditëlindja e lirive të tyre – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për shqiptarët, 8 dhjetori i vitit 1990 është ditëlindja e lirive të tyre –

12:20 | 08/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Përshkallëzohen protestat në Greqi/ Fermerët përleshen me policinë, përmbysin makinat dhe gjuajnë me gur –

Konflikt i dhunshëm në Tiranë, dy grupe përfshihen në sherr –

Mjeku Edvin Prifti ndan të dhëna nga një studim –

Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen dy automjete te “Ura e Vocit” –

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar 8 Dhjetorin 1990, ku studentët nën udhëheqjen e Azem Hajdarit nisën protestat për të rrëzuar regjimin komunist.

Në fjalën e mbajtur me rastin e Ditës së Rinisë, Berisha vlerësoi  figurën e Azem Hajdarit, ndërsa theksoi se protestat dhe revolucioni demokratik ndau epokat dhe vendosi pluralizmin politik.

Berisha tha se studentët  e dhjetorit 1990 ‘ishin misionarë të paepur, të cilët që në protestën e parë shpallën si motot të revokacionit të tyre, liri demokraci, Shqipëria si Evropa’.

Berisha shtoi se, “për shqiptarët në Shqipëri, 8 dhjetori i vitit 1990 është ditëlindja e lirive të tyre”.

Berisha: Të dashur miq të pranishëm në këtë nderim që i bëjmë njërës prej datave më të shënuara në historinë e lirisë së kombit shqiptar, 8 dhjetorit të vitit 1990.
Të nderuar dhjetoristë, një përshëndetje shumë të përzemërt ju, mirënjohje të pakufishme për ju dhe të gjithë shoqet, shokët tuaj kudo që janë sot, çfarëdo që bëjnë, për rolin tuaj të jashtëzakonshëm që luajtët në dhjetor të vitit 1990, në historinë e lirisë së shqiptarëve.
Të dashur deputetë të pranishëm, të dashur qytetarë dhe qytetare kudo që jeni, një përshëndetje të përzemërt.
Si sot, 35 vite më parë, me 8 dhjetor të vitit 1990, studentë të Universitetit të Tiranës dhe shkollave të tjera të larta, të udhëhequr nga tribuni i lirisë, Azem Hajdarin, nisën protestat, revolucionin demokratik, i cili si një uragan i vërtetë në tre ditë ndau epokat dhe vendosi në vendin më monist të planetit, pluralizmin politik.
Ndaj sot mbarë kombi shqiptar nderon 8 Dhjetorin si datën më të rëndësishme gjer atëherë në historinë e lirisë së tij pas shpalljes së pavarësisë së vendit.
Për shqiptarët në Shqipëri, 8 dhjetori i vitit 1990 është ditëlindja e lirive të tyre.
Me 8 dhjetor 1990, studentët liberatorë, engjëjt e demokracisë, siç do i thërrisnin ata njerëzit më të shtypur të Europës, të udhëhequr nga princi i tyre legjendar, Azem Hajdari, u ngritën për të përmbysur diktaturën komuniste më të egër të kohës.
Studentët e dhjetorit 1990 ishin misionarë të paepur, të pamposhtur, pararendës të një ndryshimi epokal në historinë e kombit dhe vendit të tyre, të cilët që në protestën e parë shpallën si moto të revolucionit të tyre, liri dhe demokraci, Shqipëria si Europa.
Të dashur miq, Azem Hajdari, tribuni i lirisë dhe studentët e dhjetorit ishin heronjtë e vërtetë.
Ishin heronj mbi heronjtë sepse ata dolën në rrugët e Tiranës të vetëm, të braktisur nga shqiptarët, të braktisur nga Europa, të braktisur në tërësi.
Në atë dhjetor, të shumtë ishin ata që në Europë, pas dështimit të kryengritjes paqësore të 2 korrikut, mendonin se Shqipëria duhej dhe e meritonte të mbetej Kuba e Adriatikut në kontinent.
Por studentët në këtë vetmi, guxuan, u përballën me regjimin komunist më represiv të kohës, regjimin që edhe ato ditë vriste dhe ekzekutonte në kufi çdo javë bashkëmoshatarët e tyre, madje zvarriste në rrugët dhe sheshet e qyteteve Sarandë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë, kufomat e të rinjve, të bëra shoshë nga breshëritë e rojeve të kufijve, vetëm e vetëm që askush të mos guxonte të ngrihej kundër atij regjimi.
Studentët e dhjetorit ishin heronj dhe shkuar heronjtë sepse në betejën e pabarabartë me regjimin që kishte veendosur para tyre tanket, mitrolozët, ushtri dhe hordhi, ata me armë të vetme guximin e tyre, qëndruan të pamposhtur dhe fituan.
Revolucioni demokratik që nisi me 8 dhjetor me shpejtësi do të shndërrohej në lëvizjen më të fuqishme paqësore në historinë e Shqipërisë dhe në një hark kohor prej 72 orësh, me mbështetjen e fuqishme tanimë të intelektualëve dhe të qytetarëve të Tiranës, do ngadhënjente mbi regjimin komunist dhe do t’i impononte atij pranimin e pluralizmit politik në Shqipëri dhe do themelonte partinë e parë opozitare në historinë e pasluftës, Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Të Lidhura

Përshkallëzohen protestat në Greqi/ Fermerët përleshen me policinë, përmbysin makinat dhe gjuajnë me gur –

Përshkallëzohen protestat në Greqi/ Fermerët përleshen me policinë, përmbysin makinat dhe gjuajnë me gur –

nga 27
14:46 | 08/12/2025
0

Fermerët në Greqi kanë përshkallëzuar protestat e tyre, këtë të hënë, duke ngritur bllokada në rrugët kryesore të vendit, ndërsa...

Konflikt i dhunshëm në Tiranë, dy grupe përfshihen në sherr –

Konflikt i dhunshëm në Tiranë, dy grupe përfshihen në sherr –

nga 27
14:30 | 08/12/2025
0

Një sherr i dhunshëm është shënuar mes dy grupeve në zonën e Freskut në Tiranë. Konflikti dyshohet se ka ndodhur...

Mjeku Edvin Prifti ndan të dhëna nga një studim –

Mjeku Edvin Prifti ndan të dhëna nga një studim –

nga 27
14:14 | 08/12/2025
0

Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti ka publikuar ditën e sotme një pjesë nga studimi i Journal of Emergency Medicine në të...

Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen dy automjete te “Ura e Vocit” –

Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen dy automjete te “Ura e Vocit” –

nga 27
13:46 | 08/12/2025
0

Një aksident është regjistruar mesditën e këSaj të hëne në zonën e quajtur “Ura e Vocit”, në rrugën e Arbrit....

Para
Duhet t’a nisim nga vetja –

Duhet t’a nisim nga vetja -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përshkallëzohen protestat në Greqi/ Fermerët përleshen me policinë, përmbysin makinat dhe gjuajnë me gur –

Përshkallëzohen protestat në Greqi/ Fermerët përleshen me policinë, përmbysin makinat dhe gjuajnë me gur –

14:46 | 08/12/2025
Konflikt i dhunshëm në Tiranë, dy grupe përfshihen në sherr –

Konflikt i dhunshëm në Tiranë, dy grupe përfshihen në sherr –

14:30 | 08/12/2025
Mjeku Edvin Prifti ndan të dhëna nga një studim –

Mjeku Edvin Prifti ndan të dhëna nga një studim –

14:14 | 08/12/2025
Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen dy automjete te “Ura e Vocit” –

Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen dy automjete te “Ura e Vocit” –

13:46 | 08/12/2025
Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, ministri Malaj jep afatin e miratimit të ligjit –

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, ministri Malaj jep afatin e miratimit të ligjit –

13:34 | 08/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Përshkallëzohen protestat në Greqi/ Fermerët përleshen me policinë, përmbysin makinat dhe gjuajnë me gur –
  • Konflikt i dhunshëm në Tiranë, dy grupe përfshihen në sherr –
  • Mjeku Edvin Prifti ndan të dhëna nga një studim –
  • Aksident në Rrugën e Arbrit, përplasen dy automjete te “Ura e Vocit” –
  • Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, ministri Malaj jep afatin e miratimit të ligjit –
  • Ju mund ta shpëtoni Shqipërinë dhe nëse jo sot, kur? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përshkallëzohen protestat në Greqi/ Fermerët përleshen me policinë, përmbysin makinat dhe gjuajnë me gur –
  • Konflikt i dhunshëm në Tiranë, dy grupe përfshihen në sherr –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com