Favori 400 MLN lekë i Eriselda Sefës për Robert Zykën, kryetarja fshin ofertat më të ulëta – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Favori 400 MLN lekë i Eriselda Sefës për Robert Zykën, kryetarja fshin ofertat më të ulëta

10:51 | 19/03/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e ka kryer kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa, tenderin afro 400 milionë lekë për riparimin e rrugës Lushnje-Ballgat. Ky është përshkrimi i Open Data Albania, e cila i ka vendosur tenderit “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Tenderi i është dhënë me një vendim të dyshimtë biznesmenit Robert Zyka, pronarit të “BESTA” shpk.

Bëhet fjalë për prokurimin e Bashkisë Lushnjë me objekt “Parandalimi i rrëshqitjeve duke ndërtuar mure mbajtëse dhe përmirësim i shtresave rrugore në aksin Lushnjë-Hysgjokaj-Ballagat”.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Në tenderin që është hapur më 16 janar 2025, fondi limit është përcaktuar të jetë 38 250 859,00 lekë, por kur të shtohet TVSH vlera e kontratës më arrijë në 450 milionë lekë. Megjithëse është lënë një kohë e shkurtër për dorëzimin e dokumenteve për këtë projekt të madh, deri më 3 shkurt 2025 kishin aplikuar 20 kompani.

Më tej, më 25 shkurt 2025, komisioni i ngritur me urdhër të kryetares Eriselda Sefa ka skualifikuar ofertat më të ulëta për t’i hapur rrugë firmës “BESTA” SHPK.

Siç mund të shihet në dokumentin më sipër, në renditjen e ofertave, janë 3 kompani që propozojnë ta bëjnë këtë punë publike me më pak lekë sesa fituesja “BESTA” shpk. Diferenca është nga 20 deri në 45 milionë lekë, që mund t’i kurseheshin arkës së bashkisë.

Refuzimi i komisionit për të shqyrtuar ankesën

Këtë situatë nuk e ka pranuar njëri prej operatorëve ekonomik të skualifikuar. Më 18 shkurt 2025, operatori ekonomik “AIDA CONSTRUCTION” SHPK është

njoftuar elektronikisht për klasifikimin e ofertave, si dhe skualifikimin e tij në këtë procedurë prokurimi me një argument që duket që është gjetur si kleçkë.

“Pas realizimit të kontrollit për gabime aritmetike të ofertës së paraqitur në këtë procedurë prokurimi,

konstatohet se oferta është paraqitur me gabime aritmetike në vlera. Korrigjimi i gabimit aritmetik e tejkalon vlerën 2% të vlerës ekonomike të ofruar. Për këtë arsye oferta refuzohet.”, shkruhet nga ana e komisionit të Eriselda Sefës. Por e vërteta, sipas kompanisë, është se pretendimi për gabim aritmetik nuk qëndron. Në këto kushte ky biznes ka bërë ankesë dhe ka kërkuar ta sqarojë ose korrigjojë ofertën tek komisioni i bashkisë. Por, duke qenë se rezultati i tenderit është i paracaktuar, nuk është pranuar të verifikohet ankesa.

Denoncimi në KPP

“Gjete kishë ku të falesh”, është një batutë filmi që i shkon kësaj situate. Në datën 3 mars 2025, kompania e skualifikuar padrejtësisht është ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).

Sipas ligjit, nëse aplikimit i mungon ndonjë element ose formulari nuk është plotësuar në mënyrën e duhur, atëherë “autoriteti ose enti kontraktor duhet të vërë në dijeni ankimuesin për të plotësuar formularin. Njoftimi mund të bëhet me çdo mjet të mundshëm, përfshirë edhe postën elektronike”. Vetëm nëse ankesa nuk korrigjohet brenda 2 ditëve nga njoftimi, ajo vlerësohet si “e paparaqitur”.

Bashkia nuk e ka trajtuar ankesën e operatorit ekonomik ankimues “AIDA CONSTRUCTION” SHPK, duke e mos e marrë në shqyrtim atë. Me pak fjalë e ka privuar biznesin nga një e drejtë e njohur me ligj.

Ndërsa KPP, i cili sigurisht do të mbështeste koncesionarin Robert Zyka, ka marrë vendim të mos e shqyrtojë ankesën sepse “nuk i ishte bashkangjitur tarifa e faturës së ankimimit”. Në fakt kompania e ka bërë gjithçka në rregull, por kjo është thjesht një procedurë standarde për të shmangur një proces të rregullt gjykimi mbështetur në ligj.

Kush është përfituesi i kontratës së bashkisë?

Kompania “Besta” operon në fushën e ndërtimit dhe rikosntruksioneve. Kjo firmë ka marrë edhe leje për ndërtimin e HEC-eve, impianteve të energjisë si dhe për mirëmbajtjen e porteve dhe aeroporteve. Ajo është pjesëtare e koncesionit të Triportit Vlorë të dhënë nga ministrja Balluku më 2022. Firma me bazë në Dimal, e cila ka partner biznesi oligarkun Shkëlqim Fusha, gëzon mbështetje politike dhe arrin të marrë vazhdimisht tenderat e bashkive me “Flamur të kuq”, si në këtë rast.

Nga ana tjetër, kryetarja e Bashkisë Lushnjë mbron fort interesat ekonomike të oligarkëve dhe politikanëve të “Rilindjes” pa pyetur për buxhetin e bashkisë dhe për  ligjin. Sefa zëvendësoi në këtë post Fatos Tushen i cili u arrestua dhe u dënua me burg për korrupsion me tenderat.

Më 14 janar 2025, Eriselda Sefa u paraqit në Prokurorinë e Posaçme ku u pyet për 2 orë e gjysmë. Mësohet se Sefa është pyetur në SPAK, nga prokurori Sotir Kllapi, i cili po heton shpërthimin në biznesin e deputetit Çela, ku mbetën të vdekur babë e bir.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Ilirjan Celibashi i jep Lulëzim Bashës 650 milionë lekë për “nevoja ekstreme”

Ilirjan Celibashi i jep Lulëzim Bashës 650 milionë lekë për “nevoja ekstreme”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com