Denoncimi në KPP/ Drejtori i Ballukut u xhiron pa garë Bashkim Ulajt dhe Faik Currit 15 miliardë lekë në Pogradec – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi në KPP/ Drejtori i Ballukut u xhiron pa garë Bashkim Ulajt dhe Faik Currit 15 miliardë lekë në Pogradec

11:28 | 15/03/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Firma e Faik Currit dhe një kompani e pas të cilës fshihet oligarku Bashkim Ulaj marrin përkatësisht nga 4.51 miliardë dhe 10,1 miliardë lekë nga Shoqëria e Ujësjellësit Pogradec, në dy procedura korruptive. Këtë e mësojmë nga Open Data Albania dhe nga denoncimet në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP). Të dy tenderat janë firmosur nga Johan Sterjo, drejtori i Belinda Ballukut në shoqërinë ku Ministrisë së Infrastrukturës zotëron shumicën e aksioneve.

Jepet pa garë ndërtimi i ujësjellësit të Trebinjës

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e përshkruan tenderin Open Data Albania. Procedura është vlerësuar me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Read more

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja! –

Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës –

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtim Ujësjellësi Rajonal Trebinjë. Burimet e Kozicës, Bashkia Pogradec”. Prokurimi me fondin limit 451 397 182,00 lekë është hapur më 21 tetor 2024, ndërsa data e fundit për dorëzimin e dokumenteve      ishte caktuar më 6 nëntor 2024. Megjithatë nuk ka pasur një tender të rregullt, pasi vendimmarrja ka shkuar deri në KPP për shkak të ankesës së njërit prej dy pjesëmarrësve.

Në këtë procedurë merrte pjesë bashkimi i kompanive “REJ” shpk & “DESARET COMPANY” shpk, si dhe operatori ekonomik “CURRI” shpk. Megjithëse oferta e “CURRI” shpk prej 414 733 506,00 lekë pa TVSH ishte më e larta, operatori u shpall fitues duke u favorizuar në vlerësimin me pikë për shkak të kritereve të qepura qëllimisht për eliminimin e operatorëve të tjerë. Theksojmë se oferta e konkurrentit tjetër ishte 374 445 351 lekë pa TVSH, por komisioni i Johan Sterjos i dha 0 pikë.

Pas ankesës së “Rej” shpk që kërkonte të ndryshoheshin kërkesat e tenderit, ishte marrë vendimi që Autoriteti Kontraktor të bëjë modifikimet e kërkuara. Në datën 15 janar 2025, Komisioni i Prokurimit Publik mori vendimin “Të mbyllë çështjen për ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “REJ SHPK” për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim Ujësjellësi Rajonal Trebinjë Burimet e Kozicës, Bashkia Pogradec”. Sipas vendimit, Autoriteti kontraktor u urdhërua të publikojë të gjitha ndryshimet në Sistemin Elektronik të Prokurimeve.

 

Në këto kushte i është hapur rruga drejtorit të Ballukut të vazhdojë me shpalljen e fituesit. Siç shihet nga dokumentet në Agjencinë e Prokurimit Publik, më 25 janar 2025, pa pritur për afatet, Sterjo ka shpallur fituesin. Për më tepër, pretendohet me një ankesë të re në KPP se nuk janë bërë ndryshimet e kërkuara nga vendimi i datës 15 janar 2025.

Biznesmeni i favorizuar Faik Curri

Biznesmeni Faik Curri në një takim me kryeministrin Edi Rama, akuzonte komisionet e prokurimit publik se e kishin skualifikuar padrejtësisht në tenderat që ai kishte marrë pjesë. Kjo ndodhi më 2019 dhe qysh atëherë, afarizmi i Currit njohu vetëm ngritje. Të gjithë tenderat i merrte pa garë dhe duke u favorizuar nga komisionet edhe kur nuk plotësonte kriteret.

Rasti më flagrant ka qenë kur kryetari bashkisë Ilir Xhangolli i dha Currit ndërtimin e një ujësjellësi, në një tender me një pjesëmarrës.

Më 18 mars 2021, Curri është shpallur fitues i një tenderi me vlerë mbi 7.7 miliardë lekë nga kryebashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhangolli për “Ndërtimin e ujësjellësit rajonal Çërravë & Dardhas-Burimet e Gurrasit”.

Siç duket nga dokumenti më sipër, tenderi në atë kohë u vlerësua me risk korrupsioni nga Open Data Albania. Pas denoncimeve në media, kjo procedurë është audituar më vonë nga KLSH që ka zbuluar se ishin vendosur kërkesa të pambështetura në ligj, që përjashtonin pjesëmarrjen e operatorëve të tjerë.

KLSH më tej kërkonte llogari përse nuk është anuluar tenderi, pasi raporti gjeti që CURRI shpk nuk përmbushte kriteret e kërkuara nga vetë komisioni.

Denoncohet në KPP tenderi 10.1 miliardë lekë

Ky është një super tender që oligarkët e ndajnë në Tiranë, pavarësisht se zhvillohet në Pogradec. Më 24 janar 2025, Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve Pogradec ka zhvilluar tenderin “Ndërtim i sistemit të kanalizimeve të Njësisë Administrative Udenisht, Bashkia Pogradec” me fond limit 1 003 545 198,00 lekë pa TVSH.

Fitues i shpallur nga komisioni i Johan Sterjos është “4A-M” shpk në pronësi me letra të Ardit Metaliajt, por e denoncuar në media si kompani e themeluar nga oligarku Bashkim Ulaj. Në këtë procedurë kanë marrë pjesë 4 kompani, por tashmë tenderi është pezulluar dhe vendimi pritet të vuloset në Tiranë, në KPP.

Në këtë rast, e veçanta është se vendimi i Johan Sterios është kundërshtuar si nga kompania që ka humbur tenderin, ashtu edhe nga fituesi “4A-M” shpk. Kompania “Rej” shpk denoncon manipulimin e vlerësimit me pikë, ku ka marrë 258.90 pikë, Por ndërkohë fituesi është vlerësuar me 299.5 pikë.

“4A-M” shpk, pas së cilës fshihet Bashkim Ulaj, kundërshton në KPP kualifikimin e kompanisë “Rej” shpk, pasi sipas ankesës, nuk ka kapacitet teknik dhe financiar.

E ndërkohë që do të vazhdojë lufta e oligarkëve të ndërtimit për të marrë këtë tender, banorët e Udënishtit do të kënaqen me premtimet, sepse kanalizimet do të mungojnë ndërsa ujërat e ndotura do të derdhën në liqen pa u trajtuar.

Madje vitin e kaluar u konstatua nga banorët se ujërat e zeza dilnin në rubineta, megjithëse sapo ishte ndërtuar ujësjellësi i ri.

Kush i firmosi dy tenderat?

Drejtori aktual i Ujësjelllësit të Pogradecit është Johan Sterjo. Në janar 2023, Sterjo u detyrua të japë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të bashkisë, por më pas e sistemuan si drejtues të Ujësjellësit Rajonal që varet tashmë nga Belinda Balluku. Ai është vëllai i Viola Sterjos, e arrestuar nën akuzën e mashtrimit dhe përvetësimit të parave.

Kjo e fundit punonte si drejtoreshë e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës. Kanë qenë disa qytetarë nga Korça dhe Pogradeci që denoncuan Viola Sterjon të cilëve dyshohet se u ka marrë shuma të mëdha parash duke ju premtuar se do të ndikonte tek politikanë në Tiranë që ata të përfitonin financime nga AZHBR.

Dyshohet se Sterjo u ka marrë qytetarëve të ndryshëm shumë që variojnë nga 2.2 milion euro deri në 4.5 milion euro. Gjykata e Korçës e la nën masën arrest me burg për mashtrim.

Epo i zgjedh “Rilindja” këta drejtorët dhe kryebashkiakët, që të jenë të bindur dhe të firmosin gjithçka që u shkon nga lart!

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Të Lidhura

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

nga 27
11:59 | 20/12/2025
0

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaron në një konferencë për mediat nga selia blu se Këshilli i Mandateve...

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja! –

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja! –

nga 27
11:45 | 20/12/2025
0

Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer...

Duhet t’a nisim nga vetja –

Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës –

nga 27
11:31 | 20/12/2025
0

Media e njohur amerikane CNN ka publikuar pamje nga seanca e së enjtes, ku deputetët e opozitës protestuan kundër mbrojtjes...

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –

nga 27
11:17 | 20/12/2025
0

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave u shënua këtë të shtunë në fshatin Rrëmbec të Maliqit. Një mjet...

Para
Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

11:59 | 20/12/2025
Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja! –

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja! –

11:45 | 20/12/2025
Duhet t’a nisim nga vetja –

Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës –

11:31 | 20/12/2025
Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –

11:17 | 20/12/2025
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

11:01 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët
  • Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja! –
  • Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës –
  • Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur –
  • Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –
  • Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët
  • Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com