Anulohet tenderi 1 miliard lekë i fletëve të votimit, 3 prokurime të tjera bllokohen në KPP – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anulohet tenderi 1 miliard lekë i fletëve të votimit, 3 prokurime të tjera bllokohen në KPP

15:53 | 12/03/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Anulohet tenderi i prodhimit të fletëve të votimit për zgjedhjet 11 majit 2025, për shkak të gabimeve nga KQZ.  Prodhimi i fletëve të votimit duhet të nisë më 25 mars, ku një pjesë jo e vogël e tyre do të dërgohen me postë nëpër banesat e shqiptarëve, që do të votojnë nga jashtë vendit. E ndërsa emrat e kandidatëve për deputetë duhen dorëzuar në KQZ brenda ditës së sotme (12 mars 2025) më 6 mars KQZ ka njoftuar anulimin e tenderit.

Bëhet fjalë për tenderin e hapur më 2 shkurt 2025 me objektin “Prodhimi i fletëve të votimit dhe maskave për leximin e fletëve të votimit”.

Read more

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Ruhuni nga Edi Rama –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

KQZ ka ndarë 85,070,875 (tetëdhjetë e pesë milionë e shtatëdhjetë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH. Po nëse shtojmë TVSH, kjo kontratë pritet të shkojë në mbi 102 milionë lekë (të reja).

Arsyeja zyrtare e anulimit, sipas komisionit të tenderit të urdhëruar nga kryetari Ilirjan Celibashi, janë gabimet në përmbajtje.  “Bazuar në Ligjin Nr. 162/2020, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, Neni 98, pika 1, germa c) konstaton se dokumentet e tenderit përmbajnë gabime ose mangësi të rëndësishme”, citojmë njoftimin e bërë në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Ndoshta, ndryshimi i planeve lidhet me përmbajtjen e fletëve të votimit. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, këtë herë emrat e kandidatëve do të shënohen në fletën e votimit.

Modeli i prezantuar është paraprak, pasi fleta përfundimtare do të miratohet pas përfundimit të regjistrimit të partive politike që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit dhe kur të jenë plotësuar listat e kandidatëve për deputetë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar modelet e fletës së votimit për konsultim partive politike. Deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim ose kundështi nga partitë politike.

KPP “modifikon” vulat e zgjedhjeve

Tenderi i fletëve të votimit nuk është i vetmi, edhe vulat janë bllokuar. Hartimi i kritereve nga komisionet e Celibashit, duke pasur në mendje fitues të paracaktuar, ka sjellë një kaos për shkak të ankesave dhe anulimeve.

Në mbledhjen e datës 4 mars 2025, mësohet se është marrë vendim të pranohet ankesa e firmës “Farma Net Albania” shpk. Biznesi ankohet se specifikimet e vendosura janë bërë për një prodhues të caktuar, prandaj duhen ndryshuar.  Një pjesë e ndryshimeve të kërkuara është pranuar nga KQZ, por KPP kërkon të bëhet ndryshim thuajse i plotë i formulimit të specifikimeve teknike për vulat.

Bëhet fjalë për tenderin e hapur më 2 dhjetor 2025, me objekt: “Blerje vula-kode dhe etiketa sigurie për zgjedhje për në Kuvend 2025”, me fond limit 67,003,500.00 lekë pa TVSH. Prokurimi ishte parashikuar për t’u zhvilluar më datë 28.02.2025, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por tashmë ishte shtyrë për të shkak të ankesën në KPP.

Denoncohet në KPP tenderi për kancelaritë për zgjedhjet

Një tender i madh është edhe për blerjen e kancelarisë për zgjedhjet.  Në datën 13 janar 2025 pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankimi i “Infosoft Office” SHPK, për procedurën e prokurimit me objekt: “Materiale kancelarie për institucionin dhe zgjedhjet 2025” me fond limit 19,925,158.00 lekë pa TVSH. Tenderi është zhvilluar në datën 24 dhjetor 2024, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa kompania ankimuese kundërshton skualifikimin. Por jo vetëm kaq. Kërkesa tjetër është që të shtohen arsyet e skualifikimit të një kompanie turke, pjesëmarrëse në tender.

Ky prokurim është “festë’ për kompanitë e tregut të kancelarive. KQZ kërkon të furnizohet me 71 mijë rripa dhe plastika për bexhet, 27,800 copë stilolapsa të thjeshtë me kapak ngjyrë blu, 21200 dosje për trajnimit e anëtarëve të KZAZ dhe KQV, 5500 copë vizore, 5500 flamuj kombëtar atlas 5300 copë gërshërë, letra format, dosje me llastik, bllok axhende, zarfa, bllok shënimesh me ngjitje, mprehëse lapsash, 485 copë makina llogaritëse, letër fotokopje dhe një listë e gjatë me qindra artikuj të tjerë.

Kutitë e votimit për emigrantët

Në datën 20 shkurt 2025 është publikuar në Sistemin e Prokurimeve Elektronike procedura e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, me objekt “Blerje kuti për materialet zgjedhore dhe kuti votimi për zgjedhësit nga jashtë vendit me fond limit 19.260.000,00 Lekë pa TVSH. Nëse llogarisim edhe TVSH, atëherë vlera e kontratës pritet të arrijë në afro 250 milionë lekë. Por tenderi është i pezulluar për shkak të një ankese që ndodhet në status shqyrtimi nga KQZ.

Kriteret e përcaktuara ngushtojnë pjesëmarrjen dhe favorizojnë atë kompani që tashmë i ka porositur kutitë dhe i ka magazinuar në pritje të kontratës nga Celibashi.

Ankesa është bërë nga firma “Farma Net Albania”. Bëhet fjalë për 3000 kuti të materialeve zgjedhore që duhen dorëzuar në magazinat e KQ|Z-së deri në 31 mars 2025, po ashtu 250 kuti të votimit.

Ndërkohë, denoncime për abuzim me fondet e zgjedhjeve ka bërë edhe opozita. Pak ditë më parë, Ilirjan Celibashi, i detyruar nga këto deklarata, pohoi se “Ka disa denoncime nga Partia Demokratike, kryesisht për keqpërdorim të aseteve publike për veprimtari politike. Ka denoncime nga organizata të shoqërisë civile po për këtë natyrë shkeljesh. Disa nga këto i kemi shqyrtuar dhe disa të tjera po i shqyrtojmë. Do të sugjeroja që ankesat e partive të mos dorëzohen të shumta në numër dhe pa përmbajtje të qëndrueshme, por ato të hartohen në mënyrë cilësore dhe me prova, sepse kështu merr peshë dhe seriozitet dhe vet procesi i ankimit”.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Të Lidhura

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

nga 27
23:27 | 24/12/2025
0

Në vigjilje të Krishtlindjeve besimtarë katolikë janë mbledhur në katedralen e Shën Palit në Tiranë për të ndjekur meshën nga...

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

nga 27
23:07 | 24/12/2025
0

Një efektiv policie ka aksidentuar për vdekje një 65-vjeçar pasditen e së mërkurës, në Tiranë. Inspektori me inicialet M. K.,...

Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

nga 27
22:51 | 24/12/2025
0

Ish-deputeti Lefter Maliqi i ka paralajmëruar prokurorin e SPAK-ut Dritan Prençi, që të ketë kujdes nga ndonjë kurth, sipas tij,...

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

nga 27
22:13 | 24/12/2025
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e rrethrrotullimit të Liqenit Artificial, duke shkaktuar panik të...

Para
SPAK pezulloi hetimet për të vëllanë, Edi Rama: Jemi të pastër, unë s’pi drogë dhe s’kam blerë vota

PS shpall emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 Majit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com