Votimi i emigrantëve/ Celibashi s’ka blerë akoma kutitë, tenderi 250 MLN lekë denoncohet në KPP – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Votimi i emigrantëve/ Celibashi s’ka blerë akoma kutitë, tenderi 250 MLN lekë denoncohet në KPP

19:40 | 11/03/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Zgjedhjet e vitit 2025 do të jenë më të shtrenjta, sepse do të shtohen shpenzimet e votimit të emigrantëve. Në prapaskenë ku vazhdojnë përgatitjet është bërë gati edhe tenderi për blerjen e kutive për votimet jashtë shtetit. Dhe janë 250 milionë lekë, që e kanë joshur kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi të bëjë kritere për një firmë të paracaktuar.

Denoncimi

Në datën 20 shkurt 2025 është publikuar në Sistemin e Prokurimeve Elektronike procedura e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, me objekt “Blerje kuti për materialet zgjedhore dhe kuti votimi për zgjedhësit nga jashtë vendit me fond limit 19.260.000,00 Lekë pa TVSH. Nëse llogarisim edhe TVSH, atëherë vlera e kontratës pritet të arrijë në afro 250 milionë lekë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Menjëherë është bërë një denoncim në Komisionin e prokurimit Publik (KPP) ku kërkohet ndryshimi i dokumenteve të tenderit. Kriteret e përcaktuara ngushtojnë pjesëmarrjen dhe favorizojnë atë kompani që tashmë i ka porositur kutitë dhe i ka magazinuar në pritje të kontratës nga Celibashi.

Ankesa është bërë nga firma “Farma Net Albania”. Bëhet fjalë për 3000 kuti të materialeve zgjedhore që duhen dorëzuar në magazinat e KQ|Z-së deri në 31 mars 2025, po ashtu 250 kuti të votimit.

Sipas ankesës, ky afat lëvrimi është i paarritshëm nga asnjë operator i interesuar për të marrë pjesë në këtë procedurë. Bazuar në eksperiencat e mëparshme, asnjë prodhues ose tregtues nuk mban gjendje në sasitë e kërkuara artikuj të kësaj natyre. Koha e nevojshme për prodhimin e kompanive të ndryshme varion nga 2-4 javë, ndërkohë duhet shtuar edhe një afat 1 javor për transportin nga prodhuesi në Shqipëri.

Rrjedhimisht, edhe sikur të llogaritet versioni më i shpejtë i mundshëm – 3 javë për prodhim dhe transport – në rast se procedura zhvillohet në datë 7 Mars, për vetë natyrën dhe hapat ligjore proceduriale të nevojshëm pas hapjes se ofertave, është e pamundur që të realizohet dorëzimi i kutive në 31 mars 2025.

“Kërkojmë të rishikohet afati për dorëzim, bazuar në afatet ligjore të diktuara për procedurën e hapur sipas LPP, datës së hapjes së ofertave dhe afateve reale të prodhimit/transportit të produkteve objekt prokurimi”, shkruhet në dokumentin e administruar nga KPP që e ka çështjen në fazë shqyrtimi.

Po ashtu, vazhdon më tej ankimuesi, për shkak të afateve të përshpejtuara të kësaj procedure, koha në dispozicion për të siguruar mostrat e kërkuara është e shkurtër dhe e pamjaftueshme për tu përgatitur për të qenë të disponueshme në datën e dorëzimit të ofertave. Kjo vlen veçanërisht për kutinë e votimit me volum 100 L, e cila është një produkt me specifik që nuk është gjithmonë i disponueshëm në stok. Prodhuesit thjesht zotërojnë kallëpet (modelet) e prodhimit për ta përgatitur ne rast kërkesash specifike të klientëve.

“Theksojmë se kërkesa për paraqitjen e mostrave do të qëndronte në rast se mostrat e paraqitura do t’i nënshtroheshin testimeve nga komisioni i tenderit, dhe rezultatet e tyre do te krahasoheshin me ato të raporteve të testimit të dorëzuara nga operatorët ekonomik. Kërkojmë qe ky kriter të hiqet”, shkruan më tej ankimuesi.

Në argumentin e ankesës nënvizohet se “Përsa kohë në procesverbalin për argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve për kualifikim, si dhe veçanërisht për aplikimin e afatit të shkurtuar është theksuar dhe qartësuar më së miri urgjenca dhe rëndësia e marrjes se mallrave në kohën e duhur, ju lutem merrni parasysh kërkesat tona. Pra, që datat të shkojnë në mënyrë proporcionale me rëndësinë dhe afatet ligjore të diktuara nga kjo lloj procedure prokurimi”.

Pse u vonua tenderi?

Kjo emergjencë është krijuar nga vetë KQZ, sepse buxheti për këtë qëllim ka kohë që është vënë në dispozicion. Në ndryshimet për buxhetin 2024, një nga pikat kryesore ishte dhënia e 250 milionë lekëve për procesin e votës së emigrantëve në zgjedhjet e 2025-s.

Në aktin normativ të buxhetit të shtetit, thuhet se “propozimet sa i takon zërave të shpenzimeve buxhetore, ndër të tjera, konsistojnë në financimin shtesë, në masën 250 milionë lekë për vitin 2024, për projektin e regjistrimit të zgjedhësve në diasporë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”.

Kjo, “me qëllim avancimin në vitin 2024 të procedurave të prokurimit për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 dhe garantimin e implementimit në kohë të sistemit”.

Por siç duket, Celibashit i intereson urgjenca me vendimet e minutave të fundit, që të bëhet mjegull mbi tenderin që e ka hartuar sipas dëshirave të dikujt.

Tenderat nën hetim nga SPAK

Kjo nuk është hera e parë që ka dyshime për korrupsion me tenderat në KQZ. Kujtojmë se më 20 Gusht 2024, SPAK nisi hetimet për KQZ-në për 2 tendera! KQZ i dha kompanisë ‘Smartmatic’ 21 milionë dollarë për identifikimin biometrik dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 2021

Më konkretisht, SPAK por heton për dy tendera të dhëna nga KQZ për pajisjet e identifikimit biometrik në gjithë vendin si dhe për votimin e numërimin elektronik të zgjedhësve (projekt pilot që u implementua në njësinë 10 në Tiranë) në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Të dy tenderat janë fituar pa garë nga kompania ‘Smartmatic International Holding B.V”, vlera fituese e të cilëve është shumë pranë fondit limit.

Kërkesa e drejtuar ndaj KQZ-së mbante emrin e kreut të SPAK-ut, Altin Dumani dhe është firmosur më datë 16 gusht 2024. Konkretisht SPAK ka kërkuar nga KQZ dokumentet e tenderit që mban datën 23 dhjetor 2020 për “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor”.

Po ashtu dhe për një tender të dytë të dhënë po në vitin 2021 (mars) për ‘Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave!’.

Por ardhja e zgjedhjeve me sa duket i ka ngadalësuar hetimet e nisura. Tre ditë më parë u shfaq me me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Ata nënshkruan Protokollin e Koordinimit dhe Bashkëpunimit mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK, për masat e ndërmarra për zgjedhjet e 11 majit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Arben Muçobega, miku i Erion Veliajt ngul betonin në Gjirin e Llamanit, ja si e ndihmoi Kumbaro

Arben Muçobega, miku i Erion Veliajt ngul betonin në Gjirin e Llamanit, ja si e ndihmoi Kumbaro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com