Rama orienton SPAK-un dhe GJKKO-në në punën e tyre: Garanti juaj është PS! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama orienton SPAK-un dhe GJKKO-në në punën e tyre: Garanti juaj është PS!

12:15 | 26/02/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama vijoi edhe këtë të mërkurë me deklaratat shigjetuese ndaj drejtësisë së re. Në një fjalim që zgjati më shumë se 60 minuta nga Kuvendi, teksa kishte mbledhur grupin parlamentar, Rama mori kompetencat e interpretuesit suprem të ligjit duke i treguar Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme se çfarë duhet të bëjë dhe çfarë jo. Gjithashtu, theksoi se garanti i drejtësisë së re, sipas tij, është Partia Socialiste.

Mbledhja, siç ishte lajmëruar një ditë më parë, nisi në mënyrë të pazakontë, me rektorin e UBT që mbajti një ligjëratë pas 24 masave të sigurisë të dhëna nga GJKKO ndaj stafit të Universitetit Bujqësor për shkelje në tendera. Ky i fundit përmendi arritjet, sipas tij, të UBT dhe shprehu besim se shumica e stafit akademik janë të ndershëm dhe se universiteti do të vazhdojë të përparojë. Ai theksoi se nuk komenton vendimet e drejtësisë, ndërsa fjalimin e mbylli duke u shprehur se “por thelbi i çështjes se ky universitet ka nevojë për mbështetje”.

Pas tij, fjalën e mori kreu i qeverisë i cili e quajti “të nxituar” vendimin e drejtësisë për dhënien e 24 masave të sigurisë. Edi Rama u shpreh se lufton për “një drejtësi e pavarur dhe europiane”.

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 13 Shkurt 2026 –

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

Teksa pretendoi se “tani që Amerika ka dalë nga reshti”, tha se garanti i drejtësisë së re është “Partia Socialiste e Shqipërisë, askush tjetër”. Më tej, foli për rrezikun që, sipas tij, ka që në Strasburg të rrëzohen masat e sigurisë të dhëna nga drejtësia shqiptare.

“Se ka një postulat.‘Më mirë 10 të fajshëm jashtë, se një i pafajshëm në burg’ që do të thotë një drejtësi e drejtë demokratike, në radhë të parë garanton që nuk i bie në qafë askujt pa lidhje”, theksoi Rama, teksa më tej vuri në dukje se hetimi për UBT nisi nga Policia dhe Shërbimi Informativ.

Rama kritikoi dhe mbajtjen nën sekuestro të telefonit të rektorit të Universitetit Bujqësor. “Dy vjet ka ai që ka lënë telefonin në SPAK. Nuk i kthejnë telefonin. Nuk është fare person në hetim. E dëgjuat që i kanë dhënë dhe letrën që vazhdo mund të kandidosh dhe për rektor. Mund të jetë dhe ai në fund që mund të dalë fajtor, unë nuk e di fare. Problemi është që ne nuk mund të nisemi nga ideja që çdo person në këtë republikë është i fajshëm dhe duhet të provojë pafajësinë e vet”.

Teksa solli rastin e ish drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi, për të cilin u shpreh se Strasburgu konfirmoi se paraburgimi ishte jo i ligjshëm dhe tani qeveria duhet të paguajë faturën, shtoi se SPAK po intimidon dhe qytetarët gjatë marrjes në pyetje.

“Kam informuar ministrin e Drejtësie për një intimidim tjetër shumë të rëndë të një nëne me dy fëmijë të cilës i kërkohet të pranojë atë që nuk e ka bërë dhe i thuhet “O do pranosh këtë ose do ta hash më keq sesa ata të cilët duhet t’i zhysësh brenda”. Ku jemi këtu”, vijoi Rama.

Më tej, u shpreh se SPAK dhe GJKKO “duhet të jenë vendet e shenjta të drejtësisë ku nuk duhet të ketë hije sigurimi dhe metodash të sigurimit të shtetit, ku nuk duhet të ketë hije Kremlini dhe metodash të Kremlimit, e them në kuptimin e metodave nuk them që ka infiltrim”.

Gjithashtu dha disa “sugjerime” – siç i quajti vetë shefi i ekzekutivit – për Prokurorinë e Posaçme.

“Në vend se të merren me deklaratat e mia dhe sa herë që unë  bëj deklarata i bëjnë njoftim për shtyp, të bëjnë punën e tyre… të mos i ndjekin mediat sikur janë parti politike dhe të ndërpresin marrëdhëniet me gazetarët specialë… të mos furnizojnë miletin me sekrete hetimore, të mos bëhen redaksi, të mos sillen sikur janë redaksi gazetash, portalesh, kanalesh dhe të bëjnë punën e tyre”.

“Sa herë, kurdoherë, kudoqoftë që do të kapin korrupsioni, atë shpatën ta hapin krahun me të gjithë forcën, po korrupsion ama, korrupsion. Kemi ngritur një prokurori speciale për të luftuar krimin dhe korrupsionin , nuk kemi ngritur një institucion që të bëjë dhe Gjykatën Administrative, që të bëjë dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit, që të bëjë dhe Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive, që të bëjë edhe gjykatësin, dhe prokurorin e kështu me radhë”, tha më tej.

Rama ceku edhe rastin e deputetes socialiste, njëkohësisht kryetare e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila është nën hetim nga SPAK në dosjen Veliaj, e dyshuar për intimidim të dëshmitarëve.

“Klotilda foli herën e kaluar, ne nuk bëmë asnjë koment. Ne nuk i thamë Klotildës ke gjithë mbështetjen tonë se ti je e pafajshme; ne nuk i thamë prokurorëve apo gjykatësve që shikoni se Klotildën e kemi tonën dhe ju mos e ngacmoni. Absolutisht. Por ama, sigurisht që ne nuk mund të rrimë dhe të bëjmë sikur s’kuptojmë kur kryetarja e komisionit të ligjeve merr vesh nga Tv që është person i dyshuar, se ky është kulmi. Nuk mundet ta pranojmë ne këtë. Nuk mund ta pranojmë ne që SPAKU është redaksi lajmesh me një grup gazetarësh që tundin dosjet e tundin akuzat përpara se sa vetë ata që janë aty brenda të marrin lajmin që janë të akuzuar. Nuk mund ta pranojmë ne që njerëzit merren dhe intimidohen atje si persona në dijeni, pa iu dhënë as status vetëm e vetëm që të mos marrin avokat se nuk dua të flas”, tha Rama.

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shkurt 2026 –

nga 27
07:52 | 13/02/2026
0

Dashi Gjatë kësaj dite do të jeni të karikuar me energji. Në dashuri Hëna do ju ndihmojë, ndërsa tensionet do...

Parashikimi i motit për sot, 13 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 13 Shkurt 2026 –

nga 27
07:46 | 13/02/2026
0

Sot moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura, e alternime kthjellimesh, kryesisht pas mesdite. Sipas Shërbimit Meteorologjik...

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

nga 27
22:50 | 12/02/2026
0

Në emisionin “Opinion po diskutohet për dënimin me burg të kërkuar nga gjykata speciale në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së,...

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

nga 27
22:46 | 12/02/2026
0

Në emisionin “Opinion po diskutohet për dënimin me burg të kërkuar nga gjykata speciale në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së,...

Para
37 mijë shqiptarë emigruan drejt SHBA-së në 9 vite! Të tretët pas Rusisë dhe Ukrainës në 2023

37 mijë shqiptarë emigruan drejt SHBA-së në 9 vite! Të tretët pas Rusisë dhe Ukrainës në 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shkurt 2026 –

07:52 | 13/02/2026
Parashikimi i motit për sot, 13 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 13 Shkurt 2026 –

07:46 | 13/02/2026
VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

22:50 | 12/02/2026
VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

22:46 | 12/02/2026
Hetime në Itali/ Misteri rreth autopsisë së biznesmenit italian në Tiranë, dyshime për organe të hequra –

Hetime në Itali/ Misteri rreth autopsisë së biznesmenit italian në Tiranë, dyshime për organe të hequra –

22:18 | 12/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 13 Shkurt 2026 –
  • VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –
  • VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –
  • Hetime në Itali/ Misteri rreth autopsisë së biznesmenit italian në Tiranë, dyshime për organe të hequra –
  • Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 13 Shkurt 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com