Kostandin Budurushi prish 75 MLN lekë për kafe, dreka dhe trajnim, paratë ia xhiron Florjan Xhemalajt – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kostandin Budurushi prish 75 MLN lekë për kafe, dreka dhe trajnim, paratë ia xhiron Florjan Xhemalajt

14:45 | 24/02/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

“Trajnim stafi”, është një zë i ri në buxhetin e shoqërive shtetërore ku drejtorët po shpërdorojnë paratë. Janë fonde të vogla sa për “lekë kafeje dhe drekash”! Por fondi i këtyre shërbimeve po rritet çdo vit dhe më tepër, sepse shpërndahen tek miqtë e drejtorëve, pa respektuar asnjë kriter të ligjit mbi prokurimet.

Përpara se të raportojmë shkeljet e ligjit, në fillim duhet të themi se ky shpenzim është i panevojshëm. Nuk ka pse të paguhet edukimi i stafit të ujësjellësit me paratë e qytetarëve! Në vend që të punësohen militantë të PS dhe njerëzit e drejtorëve, duhet të bëhen konkurse ku të fitojnë ata që i kanë certifikatat e duhura, diplomat dhe kualifikimet që kërkohen. Dhe nuk janë pak lekë! 75 milionë lekë dolën nga arka e UKT për trajnime muajin e kaluar. Një vit më parë u prokuruan 40 milionë lekë trajnime.

Tenderi me “Flamur të kuq”

Read more

Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të 7 kompanive të ndërtimit (Emrat) –

Bayern dhe Real “përplasin brirët” për një vend në gjysmëfinale! Sporting premton “betejë” kundër Arsenalit –

Veshja e tij është ‘molotov’, u rrezikuan jetë për të kursyer para… –

SPAK aksion antidrogë, firmosen 10 urdhërarreste, mes tyre edhe pronari i “Pepa Group” –

Më konkretisht, administratori i SH.A Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Kostandin Budurushi ka urdhëruar tenderin me objekt “Trajnime Stafi për Ukt sh.a.”, ku burimi i financimit janë të ardhurat e UKT sh.a.

Budurushi e ka vendosur fondin limit 6 500 000,00 lekë dhe tenderin e ka shpallur natën e Vitit të Ri, më 31 dhjetor 2024. Nëse shtojmë TVSH, vlera e kontratës shkon në afro 75 milionë lekë. Në fakt,  Agjencia e Prokurimit Publik e njoftoi tenderin më 30 dhjetor 2024, por tenderi ka filluar të nesërmen, sepse UKT ka ndryshuar të dhënat e trajnimeve sipas kërkesës së një operatori ekonomik.

Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve  ishte më 10 janar 2025 dhe brenda asaj dite është mbajtur tenderi. Procedura është zhvilluar me vetëm një pjesëmarrës, ndërkohë që oferta ka qenë shumë e lartë, gati 98% e fondit limit. Megjithatë Budurushi nuk e ka anuluar tenderin, por ka vijuar me shpalljen e fituesit më 20 janar 2025. Nxitimi për ta bërë këtë, duke shkelur edhe afatet ligjore, tregon që në krye se tenderi ka qenë me fitues të paracaktuar.

Kështu, më 3 shkurt 2025, Budurushi i ka lidhur kontratë kompanisë “FILARA” shpk me pronar Florjan Xhemalajn. Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Brenda vitit trefishohet fondi për kompaninë “FILARA”

Kjo kompani ka trajnuar punonjësit e UKT edhe vitin e kaluar, pra është kliente e vjetër e drejtorëve të Erion Veliajt. Në tenderin e zhvilluar më 18 dhjetor 2023, FILARA ka marrë fondin 2 440 033,00 lekë pa TVSH dhe e ka kryer trajnimin (sipas letrave) në janar 2024. Gjatë këtij trajnimi që është me të njëjtat tema si ky i kontraktuar këto ditë, kanë marrë pjesë 41 persona.

Në tenderin e fundit numri i punonjësve që do të trajnohen është dyfishuar. Sipas dokumenteve të tenderit, numri i punonjësve që do të trajnohen është 83 veta. Ndërsa fondi i vënë në dispozicion është trefishuar!

Por çudia më e madhe është se për çfarë trajnohen. Temat e zgjedhura janë përgjithësisht ato të administratës publike, pa pikë lidhje me punën e Ujësjellës Kanalizimeve.

Sipas këtij dokumenti, 22 veta do të trajnohen për administrim komunikim, 7 veta për administrim/ drejtim, 2 veta për legjislacion, 6 veta për fiskalizim, 6 veta për menaxhim risku, 8 veta trajnim mbi aktet admnistrative, 3 veta për menaxhimin e aseteve, 12 veta për prokurimin publik. Të gjitha këto janë tema mund të trajtohen brenda shoqërisë nga Departamenti Juridik dhe i Prokurimeve, si dhe dega e Financës.

Ky është thjesht një shpërdorim parash. Po nuk mbaron këtu trajnimi. Për të justifikuar gjithë këto lekë futen edhe shpenzime të tjera. Kështu “salla”, sipas kërkesave të tenderit, duhet të ketë 20 veta. UKT ka një seli më të madhe se sa Presidenca e Republikës dhe disponon salla të vërteta, jo klasa me 20 veta. Më tej futen edhe disa sende të tjera për ta zbukuruar trajnimin, si dosje, stilolapsa, bllok shënimesh, axhenda personale, material referues i printuar, Badge me rrip. Dhe qershia mbi tortë vjen me “Coffe breaks” për 18 ditë dhe drekë çdo ditë për 83 persona. Në fund do të jepet “Certifikata” për çdo punonjës.

Kujtojmë se kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, është arrestuar para disa ditëve nga SPAK nën akuzën për korrupsion dhe fshehje të pasurisë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të 7 kompanive të ndërtimit (Emrat) –

Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të 7 kompanive të ndërtimit (Emrat) –

nga 27
10:11 | 15/04/2026
0

Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit, në kuadër të një hetimi mbi...

Bayern dhe Real “përplasin brirët” për një vend në gjysmëfinale! Sporting premton “betejë” kundër Arsenalit –

Bayern dhe Real “përplasin brirët” për një vend në gjysmëfinale! Sporting premton “betejë” kundër Arsenalit –

nga 27
09:57 | 15/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme do të luhen dy çerekfinalet e fundit për Champions League. Bayern Munich pret Real Madrid në “Allianz...

Ushtria shqiptare nuk ekziston, e kemi shkatërruar qëllimisht për t’i shërbyer Serbisë –

Veshja e tij është ‘molotov’, u rrezikuan jetë për të kursyer para… –

nga 27
09:45 | 15/04/2026
0

Avokati Altin Goxhaj ka reaguar pas zjarrit që përfshiu një pallat në Tiranë, duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi...

SPAK aksion antidrogë, firmosen 10 urdhërarreste, mes tyre edhe pronari i “Pepa Group” –

SPAK aksion antidrogë, firmosen 10 urdhërarreste, mes tyre edhe pronari i “Pepa Group” –

nga 27
09:41 | 15/04/2026
0

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një aksion të gjerë, ku janë firmosur 10...

Para
“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

"BM Taekwondo" shkëlqen në "Open Tirana 2025", synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të 7 kompanive të ndërtimit (Emrat) –

Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të 7 kompanive të ndërtimit (Emrat) –

10:11 | 15/04/2026
Bayern dhe Real “përplasin brirët” për një vend në gjysmëfinale! Sporting premton “betejë” kundër Arsenalit –

Bayern dhe Real “përplasin brirët” për një vend në gjysmëfinale! Sporting premton “betejë” kundër Arsenalit –

09:57 | 15/04/2026
Ushtria shqiptare nuk ekziston, e kemi shkatërruar qëllimisht për t’i shërbyer Serbisë –

Veshja e tij është ‘molotov’, u rrezikuan jetë për të kursyer para… –

09:45 | 15/04/2026
SPAK aksion antidrogë, firmosen 10 urdhërarreste, mes tyre edhe pronari i “Pepa Group” –

SPAK aksion antidrogë, firmosen 10 urdhërarreste, mes tyre edhe pronari i “Pepa Group” –

09:41 | 15/04/2026
Nga sot reduktohet me 40% transporti publik në të gjithë Shqipërinë, kaos në stacionet e autobusëve –

Nga sot reduktohet me 40% transporti publik në të gjithë Shqipërinë, kaos në stacionet e autobusëve –

09:15 | 15/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të 7 kompanive të ndërtimit (Emrat) –
  • Bayern dhe Real “përplasin brirët” për një vend në gjysmëfinale! Sporting premton “betejë” kundër Arsenalit –
  • Veshja e tij është ‘molotov’, u rrezikuan jetë për të kursyer para… –
  • SPAK aksion antidrogë, firmosen 10 urdhërarreste, mes tyre edhe pronari i “Pepa Group” –
  • Nga sot reduktohet me 40% transporti publik në të gjithë Shqipërinë, kaos në stacionet e autobusëve –
  • Turp i madh përdorimi i helikopterëve, nuk bënë asgjë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të 7 kompanive të ndërtimit (Emrat) –
  • Bayern dhe Real “përplasin brirët” për një vend në gjysmëfinale! Sporting premton “betejë” kundër Arsenalit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com