“Dështak, lunatik”/ Veliaj sulmon sërish prokurorin e SPAK: Donte të linte Ajolën në arrest shtëpie – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Dështak, lunatik”/ Veliaj sulmon sërish prokurorin e SPAK: Donte të linte Ajolën në arrest shtëpie

15:11 | 15/02/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Erion Veliaj ka sulmuar sërish prokurorin e çështjes në ngarkim të tij përmes një postimi në faqen e tij në “FB”.

Kryebashkiaku i Tiranës nën arrest për korrupsion dhe pastrim parash thotë se prokurori i SPAK, Ols Dado “donte t’ja linte djalin jetim”.

Në këtë akuzë, ai i referohet kërkesës së prokurorit në gjykatë që të linte nën masën e “arrestit në shtëpi” bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, gjithashtu nën akuzë nga SPAK.

Read more

Kisha frikë se pas policisë, do më përjashtonte edhe Peleshi ndonëse nuk isha në sallë –

Kisha frikë se pas policisë , do më përjashtonte edhe Peleshi ndonëse isha në sallë –

I riu turk abuzon seksualisht me turisten suedeze në Tiranë, arrestohet bashkë me dy miqtë e tij –

Aksident fatal në “Vorë-Fushë-Prezë”, 23-vjeçare humb jetën pas përplasjes me barrierat anësore –

Në reagimin e tij, Veliaj e cilëson prokurorin “violinisti dështak”, “lunatik”, “dështak i kompleksuar” apo “noteri i lodhur ndërtues”.

Ndërsa sallën e gjyqit e cilësoi “thertorja e adashit tim”, duke iu referuar gjykatësit që dha vendimin Erjon Bami.

Reagimi i plotë

Jetim me urdhër prokurori e vendim gjykate!
Mirëdita miq e dashamirës të pafundëm, që më keni dhënë këtë javë kaq shumë dashuri e kurajo!
A doni të argëtoheni pak me violinën e Ols Dados në seancën e pengmarrjes, te thertorja e adashit tim?
Kur Ajola kërkoi uljen e masës paraprake nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, për shkak të nevojës për t’u përkujdesur të paktën njëri prej prindërve për djalin tonë 6 vjeçar, arsyetimi i prokurorëve ishte se djali ynë ka dy gjyshe! Pra, me vendim gjykate i caktohet fëmijës statusi i jetimit dhe përgjegjësia ta rrisin u kalon gjysheve! Ato mund ta zëvendësojnë rolin e prindërve për ta çuar e marrë nga shkolla, apo për ta shoqëruar në aktivitete jashtëshkollore, tha violinisti dështak. Madje, gjyshet mund t’i mbanin edhe radhët për të blerë ushqime sipas tyre, pavarësisht se as nuk e kanë idenë nëse gjyshet janë mirë me shëndet, ngasin apo jo makinën, për t’u kthyer në shërbëtore të fëmijës së shpallur “jetim” dhe pa akses në llogari bankare me urdhër nga Spaku, e me radhë.
Po përtej këtyre, se ja ta zemë se gjyshet e shkreta do ta zbatonin urdhërin e Spakut dhe do mësonin edhe makinën, për prokurorët, raporti mes gjyshes dhe nipit qenka thuajse i njëjtë me raportin e nënës me djalin, në pikën që gjyshja qenka njeri i shtëpisë edhe kur nuk jeton me vajzën e saj, nënën e djalit. Normal deri këtu pikëpamja për gjyshen, po si ka mundësi atëherë që i njëjti tru që arsyetoka kështu, arsyeton edhe që gjetja e lodrave të nipit në shtëpinë e gjyshes në plazh, të cilën e ka blerë gjyshi i vdekur, kur nipi s’kishte lindur dhe e bija s’ishte martuar akoma, përbëka provën flagrante që ajo shtëpi në fakt është një pasuri e fshehur e jona!
Pra, të njëjtët prokurorë, të cilët janë në të njëjtën kohë vetë prindër (nuk di a kanë a s’kanë gjyshe fëmijet e tyre, po me siguri duhet të kenë), mendojnë se gjyshet janë njerëz të shtëpisë dhe mund ta marrin pa asnjë dyshim të arsyeshëm edhe rolin e mamasë për nipin, por kurrsesi nuk mund të ndodhë në shtëpitë e gjysheve të gjenden lodra të nipit 6 vjeç. Aq më tepër, në plazh, ku nuk besoj se im bir është i vetmi kalama që mezi pret të shkojë te shtëpia e gjyshes për t’u takuar me lodrat e tij.
Dhe një pyetje kam unë: Po edhe sikur të jetë shtëpia jonë, që vetëm truri i një lunatiku si violinisti që më ra për pjesë mua mund ta dijë se pse duhet ta fshihja në deklarimin tim nëse do ta kisha, a mjaftojnë dot si provë fotot e lodrave të djalit tim apo fakti që ime shoqe thërret shoqet e veta te shtëpia në plazh e të ëmës për ditëlindjen e saj?
Me siguri po, por jo në demokraci dhe kurrën e kurrës në Europë.
Një përqafim të madh gjithë gjyshërve e gjysheve! I mbushni nipat e mbesat me dashuri, se fëmijët e rritur me ngrohtësi nuk bëhen dështakë të kompleksuar si noteri i lodhur ndërtues, që më ka rënë mua për hise! Kokën lart!

Të Lidhura

Kisha frikë se pas policisë , do më përjashtonte edhe Peleshi ndonëse isha në sallë –

Kisha frikë se pas policisë, do më përjashtonte edhe Peleshi ndonëse nuk isha në sallë –

nga 27
10:22 | 13/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar situatën e tensionuar politike në vend.Ai  tha se, opozitës po i mohohet...

Kisha frikë se pas policisë , do më përjashtonte edhe Peleshi ndonëse isha në sallë –

Kisha frikë se pas policisë , do më përjashtonte edhe Peleshi ndonëse isha në sallë –

nga 27
10:18 | 13/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar situatën e tensionuar politike në vend.Ai  tha se, opozitës po i mohohet...

I riu turk abuzon seksualisht me turisten suedeze në Tiranë, arrestohet bashkë me dy miqtë e tij –

I riu turk abuzon seksualisht me turisten suedeze në Tiranë, arrestohet bashkë me dy miqtë e tij –

nga 27
10:10 | 13/02/2026
0

 Tre persona nga Turqia janë arrestuar nga Komisariati nr. 2 në Tiranë, pas denoncimit të një 31-vjeçareje suedeze, e cila...

Aksident fatal në “Vorë-Fushë-Prezë”, 23-vjeçare humb jetën pas përplasjes me barrierat anësore –

Aksident fatal në “Vorë-Fushë-Prezë”, 23-vjeçare humb jetën pas përplasjes me barrierat anësore –

nga 27
10:00 | 13/02/2026
0

Një aksident me vdekje është shënuar mesnatën e së enjtes në Tiranë. Aksidenti ndodhi rreth orës 00:00, në aksin rrugor...

Para
Kostandin Budurushi prish 75 MLN lekë për kafe, dreka dhe trajnim, paratë ia xhiron Florjan Xhemalajt

Kostandin Budurushi prish 75 MLN lekë për kafe, dreka dhe trajnim, paratë ia xhiron Florjan Xhemalajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kisha frikë se pas policisë , do më përjashtonte edhe Peleshi ndonëse isha në sallë –

Kisha frikë se pas policisë, do më përjashtonte edhe Peleshi ndonëse nuk isha në sallë –

10:22 | 13/02/2026
Kisha frikë se pas policisë , do më përjashtonte edhe Peleshi ndonëse isha në sallë –

Kisha frikë se pas policisë , do më përjashtonte edhe Peleshi ndonëse isha në sallë –

10:18 | 13/02/2026
I riu turk abuzon seksualisht me turisten suedeze në Tiranë, arrestohet bashkë me dy miqtë e tij –

I riu turk abuzon seksualisht me turisten suedeze në Tiranë, arrestohet bashkë me dy miqtë e tij –

10:10 | 13/02/2026
Aksident fatal në “Vorë-Fushë-Prezë”, 23-vjeçare humb jetën pas përplasjes me barrierat anësore –

Aksident fatal në “Vorë-Fushë-Prezë”, 23-vjeçare humb jetën pas përplasjes me barrierat anësore –

10:00 | 13/02/2026
Të jesh i sëmurë mbërrin i vdekur në spital –

Të jesh i sëmurë mbërrin i vdekur në spital –

09:50 | 13/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Kisha frikë se pas policisë, do më përjashtonte edhe Peleshi ndonëse nuk isha në sallë –
  • Kisha frikë se pas policisë , do më përjashtonte edhe Peleshi ndonëse isha në sallë –
  • I riu turk abuzon seksualisht me turisten suedeze në Tiranë, arrestohet bashkë me dy miqtë e tij –
  • Aksident fatal në “Vorë-Fushë-Prezë”, 23-vjeçare humb jetën pas përplasjes me barrierat anësore –
  • Të jesh i sëmurë mbërrin i vdekur në spital –
  • Ndotja e ajrit dhe zhurmat urbane, rreziqet kryesore mjedisore për shëndetin publik në Tiranë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kisha frikë se pas policisë, do më përjashtonte edhe Peleshi ndonëse nuk isha në sallë –
  • Kisha frikë se pas policisë , do më përjashtonte edhe Peleshi ndonëse isha në sallë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com