Berisha: Veliaj është hajduti i tretë më i madh pas Ramës dhe Ballukut! Dosjen ia ‘thuri’ shteti – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Veliaj është hajduti i tretë më i madh pas Ramës dhe Ballukut! Dosjen ia ‘thuri’ shteti

15:10 | 15/02/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i PD, Sali Berisha foli sërish për kryebashkiakun e Tiranës të arrestuar, Erion Veliaj këtë të shtunë, gjatë një komunikimi me ndjekës në rrjetet sociale.

Berisha tha se Veliaj është hajduti i tretë më i madh pas kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Berisha tha se Veliaj po amnistohet nga drejtësia për inceneratorin e Tiranës dhe dosjen “5D”, pasi sipas tij, kryeministri Edi Rama ka ushtruar ndikimin e vetë pasi ka interes të mos zbardhet e vërteta.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Këto ditë ndodhi një ngjarje tjetër, e cila shënon rrokullimin e piramidës më gjigante të krimit që ka njohur Shqipëria dhe një nga më të mëdhatë që ka njohur Europa, që është regjimi i Edi Ramës. U arrestua nga Skapi dhe gjykata njeriu i tretë më i korruptuar i vendit, pas Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, Erion Veliaj. Ka një rebus, me të drejtë qytetarët shqiptarë duan të dinë pse Erion Veliaj nuk u arrestua për djegësinë e Tiranës, me të cilin janë zhdukur 130 milionë euro për u vendosur një tullë në themelet e tij, për të cilin përgjegjës direkt është Edi Rama dhe Erion Veliaj”, tha Berisha.

“Vetëm një muaj më parë, Arben Ahmetaj deklaroi se Erion Veliajt i diktoi me presion të madh Edi Rama të firmosë të gjitha dokumentet. Pra, Erion Veliaj nuk u penalizua, nuk u mor në hetim për këtë aferë, më flagrantja në historinë e vendit, vetëm e vetëm se kjo të çonte direkt te Edi Rama. Erion Veliaj, në një akt kriminal, nuk u akuzua, nuk u penalizua për aferën e 5D, aferë e cila është modeli i vjedhjes 100 përqind të parave publike nga zyrtarët, nga drejtorët, nga Veliaj, nga Mazniku në Bashkinë e Tiranës. Me dokumente. Pra, as për këtë jo, të cilën e paraqiti opozita. U fol, dokumente nuk ka. Prokuroria ka dokumente që punonjës janë shprehur se hoteli është i Lali Erit, por të tjerë kanë raportuar se në hotel, aksioner kryesor është Olsi Rama. Cila është arsyeja pse Skapi i partisë nuk ngriti asnjë akuzë për Veliajn dhe Maznikun në këtë aferë? Vetëkuptohet, nuk mund të jetë asgjë tjetër përveçse interesa të klanit më epror mafioz të Shqipërisë, klanit të Edi Ramës”, shtoi ai.

Ai u ndal edhe të dosja për të cilën akuzohet Veliaj, duke u shprehur se është “një dosje shtetërore”. Nesti Angoni, denoncuesi i Veliajt sipas SPAK, sipas Berishës, “në fakt shteti vetë.”

“Vijmë tani tek dosja për të cilën u arrestua Erion Veliaj. Kjo ishte një dosje shtetërore të dashur miq. Nesti Angoni nuk ishte një qytetar privat. Nesti Angoni nuk ishte opozita, që do donte të ishte, por nuk ishte. Nesti Angoni ishte Danjoli i Sherkës, një personazh i Rexhep Qosjes, i cili regjistronte telefonatat e Erion Veliajt, i cili survejonte takimet, udhëtimet e Velicës dhe të Erionit, hotelet ku flinte në Vjenë. I cili survejonte Klotildën tek takohej me Velicën ose bashkëpunëtorë të saj. Nesti Angoni, pra ishte në fakt shteti vetë. Ishte Bistri, ishte Balluku, ishte Edi Rama pa asnjë lloj mëdyshje”, tha kreu i PD.

“Nesti Angoni kontrollonte telefonat, kontrollonte avionët, kontrollonte doganat, kontrollonte blerjet online, komunikimet online, kontrollonte çdo gjë. Ajo dosje thuhet se erdhi nga Fieri. Por dosja është totalisht Rama-Balluku, ushtarët aty janë të shumtë, nuk janë të paktë, por dosja është qeveritare”, shtoi ai.

Sipas Berishës, Edi Rama e kishte marrë prej kohësh vendimin për arrestimin e Erion Veliajt dhe e ka kërcënuar atë më herët.

“Erion Veliaj duhej eliminuar dhe këtë vendim Edi Rama e kishte marrë prej kohësh. Edi Rama kishte paralajmëruar arrestimin e Erion Veliajt. Edi Rama kishte kërcënuar Erion Veliajn.Në një akt ‘ëoke culture’, kur Erion Veliaj ftoi për t’i dhënë çelësin e qytetit Ali Ahmetit, Edi Rama shkoi për të nderuar Ali Ahmetin, por nga fotografia doli vetë, Alia dhe çelësi. Erion Veliajt ia hoqi foton si armik. Në doktrinën e mafies dhe të ekstremit, armikut i pritet koka, nuk mund të jetë në fotografi me të dhe kjo ndodhi. Kështu që çfarë kishte në këtë mes? Dy gjëra. Edi Rama nuk parashikoi dot se me Erion Veliajn po priste degën ku rrinte vetë, se me vepra ishin të lidhur si vëllezër siamezë. E dyta, Edi Rama ndoshta donte arrestimin e tij në dhjetor apo pak më parë, kur ai e zëvendësoi pothuajse plotësisht me treshen tjetër elektorale në Tiranë. Ajo ndodhi në një kohë kur ndoshta nuk ishte koha më e përshtatshme për të”, tha ai.

“Por miq, ajo u tregoi shqiptarëve se sa të pangopur janë në vjedhje këta qeveritarë. Sot në propagandën bajate të tyre përpiqen të mbulojnë vjedhjen e tmerrshme me garderobë të 870 mijë euro blerje. Harrojnë se 870 mijë euro para të taksapaguesve, të marra që të gjitha nëpërmjet parave të bashkisë, të dhëna nga Veliaj kompanive të krijuara për këtë qëllim për të çuar paratë tek e shoqja, përpiqen ta mbulojne se po flitet për fustanet e të brendshmet e Velicës. Sigurisht ka një të drejtë këtu.  Vërtet Velica ka blerë veshje, bizhura fiks aq sa ka blerë Lajla Asadi sipas raporteve ndërkombëtare, 1 milion euro”, shtoi.

“Por shumë më të mëdha janë vjedhjet për vila. Është gjetur se ata kanë tre vila. Është gjetur se kanë rrafshuar njërën vilë për të fituar terren zbavitës.  Është gjetur se vetëm në një kasafortë janë gjendur dengjet me 500 euro të mykura, që janë tipike dengjet e narkotrafikantëve, e thotë Gratieri. Pra, para të gjithë këtyre gjetjeve të tmerrshme, Edi Rama u përpoq me një zhargon ordineri, po edhe me gjeste të shkallmuari të tërheqë vëmendjen nga kjo”, tha më tej Berisha.

Lexo edhe:

  • Berisha: Partneri i SHBA-ve jam unë dhe jo “kukulla e Sorosit”
  • Antimitingu në mbështetje të Veliajt, Berisha: Ka ndodhur vetëm në Kolumbinë e Eskobarit
  • Berisha: Marrim përsipër një ndryshim të fuqishëm dhe të shpejtë të gjendjes së shqiptarëve

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
“Dështak, lunatik”/ Veliaj sulmon sërish prokurorin e SPAK: Donte të linte Ajolën në arrest shtëpie

“Dështak, lunatik”/ Veliaj sulmon sërish prokurorin e SPAK: Donte të linte Ajolën në arrest shtëpie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com