Faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës/ Çfarë bleu me 860 mijë euro – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës/ Çfarë bleu me 860 mijë euro

Fustane te Victoria Beckham, këpucë te Christian Louboutin, aksesorë te Viviene Westwood, veshje te Prada, Michale Kors, Karl Lagerfeld, Dolce Gabbana

10:36 | 14/02/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Kur shpërndanë informacionin se Ajola Xoxa ka shpenzuar mbi 860 mijë euro për veshje dhe aksesorë të shtrenjtë, dy prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani kanë qenë të ndërgjegjshëm se po hidhnin një bombë shkatërruese për imazhin e Erjon Veliajt dhe bashkëshortes së tij. Shifra e çmendur e blerjeve online është provë për luksin e pamohueshëm, ku qenë zhytur njerëzit që supozohet se i administrojnë me kursim taksat e qytetarëve Tiranës. Irritimi i opinionit publik, që në nisje të procesit, është një avantazh për prokurorët në sallën e gjyqit.

“Ajola Xoxa vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose rreth 880 mijë euro, shkruhej në njoftimin e SPAK, që ashtu siç pritej kapi menjëherë titujt kryesorë në media.

Prandaj Erjon Veliaj e denoncoi menjëherë, si të pavërtetë përdorimin e 860 mijë euro blerje të Ajola Xoxës. Kryebashkiaku tha se shpenzimet ishin për eventet kulturore që menaxhonte e shoqja, jo për qejfet e saj personale.

Read more

Nuk ka asnjë pajisje që funksionon –

Skandalet te AKSHI/ Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn, SPAK e akuzon si pjesë e grupit të strukturuar kriminal –

Refuzimi i Ramës në Konferencën e Sigurisë në Mynih i vuri kapak ndëshkimit diplomatik –

Konferenca e Sigurisë së Mynihut ia mbylli derën, ndaj Ramës i mbeti vetëm të puthej me Dashin –

“Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal” u shpreh Veliaj që solli si argument faktin se Olsi Dado nuk ka gjetur asnjë nga veshjet në shtëpinë e tij.

Edhe Edi Rama e mbështeti alibinë e Erjon Veliajt, pavarësisht se e shoqëroi me një arsyetim qesharak, që më vonë e justifikoi duke thënë se nuk e ka lexuar dosjen. “Të thuash 800 mijë euro blerje online për bizhu dhe fustan ndërkohë që kryetari i bashkisë nuk vesh fustan e nuk përdor bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët dhe ta mbyllësh në dhomë paraburgimi” u shpreh Rama.

Por si qëndron e vërteta? Çfarë veshjesh ka blerë Ajola Xoxa për të arritur shumën marramendëse prej 860 mijë euro? A janë porositë në internet, materiale për evente kulturore apo ato janë thjesht kapriçiot e gruas së një politikani, që e ka humbur sensin me realitetin që e rrethon?

Lapsi.al ka siguruar faturat doganore të porosive që ka bërë Ajola Xoxa të vitit 2014, 2015 dhe blerjet nga muaji janar deri në qershor vitit 2016.

Siç e ka sqaruar SPAK, blerjet herë i gjen në emrin Ajola Xoxa, herë në emrin e nënës së saj, Valbona Xoxa. Herë porositë kanë si destinacion zyrat e kompanive tek Sky Toëer, herë shtëpinë në Kodrën e Diellit. Herë blerjet bëhen në paund, herë tjetër në euro apo dollarë.

Të paktën në ato fatura që ka siguruar Lapsi.al, blerjet bëhen në intervale të shkurtra, një herë në javë apo në dy javë.

Porositë janë në marka të njohura, ku bien në sy Michale Kors, Victoria Beckham, Prada, Karl Lagerfeld, Dolce Gabbana, Viviene Westëood etj. Në to porositen fustane, vathë, çanta, veshje intime, këpucë etj.

Çmimet variojnë herë disa dhjetëra paund për një artikull, (blerjet porositen kryesisht në Britaninë e Madhe në kompaninë online Net-a-Porter), herë në disa qindra paund, herë në disa mijëra paund për artikuj të veçantë.

Vetëm në vitin 2014 janë 39 fatura blerjesh, secila me disa artikuj të ndryshëm. Në vitin 2015 janë 30 fatura të ndryshme, secila me disa artikuj. Ndërsa nga janari deri në muajin qershor të vitit 2016 janë 11 fatura të ndryshme.

Më konkretisht, fatura e parë për vitin 2014, e marrë si provë nga prokuroria është si më poshtë.

Fatura e parë e vitit 2014, porosi online nga Ajola Xoxa

Artikulli i parë është një fund me vlerë 218 paund nga Mother of Pearl Bella.

Artikulli i dytë është një fustan me çmim 104 paund nga Temperley.

Artikulli i tretë është një fund nga Roland Mouret, që kushton 126 paund.

Artikulli i katërt është veshja e sipërme e fundit, edhe ajo një Roland Mouret, që kushton 210 paund.

Shuma totale e faturës është 679 paund.

Sipas dokumentave të prokurorisë, fatura të tilla përsëriten njëra pas tjetrës gati çdo javë ose çdo dy javë.

Për shembull, fatura më poshtë, tregon një porosi të bërë më 24 shkurt të vitit 2014 dhe të porositur nën emrin Valbona Xoxa, që është nëna e Ajola Xoxës.

Ajola Xoxa, dy blerje ne shkurt 2014

Porosia e parë është një bikini gome nga firma Mikoh Byron Bay me vlerë 229 paund.

Porosia e dytë është një veshje intime, korse nga kompania Agent Provocateur me vlerë 341 paund, siç mund t’i shihni më poshtë të ekspozuara nga kompanitë në fjalë nëpërmjet modeleve të tyre:

Bikini gome, te ekspozuara nga firma Micoh Bay
Veshje intimo, sipas faturave në dosjen e SPAK, e eskpozuar nga modelet e kompanisë Agent Provcateur

Ilustrimet e mësipërme janë marrë nga faqet e internetit që punojnë shitjet online dhe tregojnë produktet e markave të veshjeve që janë në fatura, bashkë me përshkrimin përkatës.

Më poshtë është një nga faturat e vitit 2015, më saktë është porosia e parë që Ajola Xoxa ka bërë për vitin 2015 dhe mban datën 7 Janar.

Fatura e porosisë së parë për vitin 2015 nga Ajola Xoxa

Siç shihet, në dokumentin më lart, veshjet variojnë nga fustane tek Viktoria Beckham që kushton 763 paund, e deri tek aksesorë nga linja e Viviene ëestëood, funde të tjera më të lira, disa dhjetëra paund etj.

Nje nga modelet e linjes Victoria Beckham, i ekspozuar nga modelet e kompanise

Nga një kërkim në internet, del se fustani i vlerë nga Ajola Xoxa për 763 paund është i modelit që duket në foton më lart. Fustani është i markës Victoria Beckham.

Më lart ëhstë një nga faturat e administruara në dosje, ku duket se janë blerë tre fustane, njëri 525 dollarë, njëri 1850 dollarë dhe tjetri 1030 dollarë.

Shuma e plotë për të tre fustanet është 3460 dollarë pa vlerën që duhet paguar në dogana.

Në foton më poshtë janë një palë këpucë të markës Christian Louboutin, të paguara për 398 paund pa llogaritur vlerën e doganës.

christian-louboutin-mrs-early-100-printed-faille-leather-and-mesh-pumps

Ky model këpucës nga kompania Christian Louboutin është vetëm një nga artikujt e porosisë së datës 15 shkurt 2016, që rezulton në emër të Valbona Xoxës, por që në fakt është porositur nga e bija, Ajola Xoxa.

Vlera e plotë e porosisë është më shumë se 1500 paund.

Në foton më poshtë janë një palë këpucë me lëkurë gjarpri, sërish nga Christian Louboutin. Sipas faturës së datës 15 shkurt, Ajola Xoxa i ka paguar për 619 paund, një model të ngjashëm si më poshtë.

Christian louboutin decollete 100 snake pumps net a porter

Më poshtë është një çantë e markës Givenchy, modeli Pandora Box. Çantë e zezë e vogël, që Ajola Xoxa e ka blerë për 837 paund pa llogaritur vlerën e doganës.

Çantë Givenchy, modeli Pandora box

Një nga porositë, siç duket në faturën më poshtë është vetëm për veshje intime, që lë të kuptohet se është një blerje krejtësisht personale e bërë në datën 22 janar të vitit 2015.

Fatura per veshje intime

Lapsi.la ka përzgjedhur të publikojë vetëm disa prej artikujve të blerë nga Ajola Xoxa, por faturat e blerjeve janë pak a shumë të njëjta.

Dokumentat tregojnë se janë me dhjetëra fustane, çanta, këpucë, aksesorë të ndryshëm, shpenzime online nga bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, i cili pretendon se këto nevojiteshin për evente kulturore.

Fakt është që dokumentat tregojnë të kundërtën.

Veshjet personale dhe aksesorët e ndryshëm të porositura nga kompanitë më të famshme në botë, nuk kanë asgjë të përbashkët me projektet kulturore, qofshin këto ekspozita, koncerte apo shfaqje artistike.

E vetmja pikë takimi mes tyre, është burimi nga vijnë paratë; të gjitha nga taksat që ne paguanim për kryeqytetin.

/Lapsi.al/

Të Lidhura

Nuk ka asnjë pajisje që funksionon –

Nuk ka asnjë pajisje që funksionon –

nga 27
13:44 | 13/02/2026
0

Ai është shprehur se mungesa e aparaturave, ulja e buxhetit nga 207 milionë lekë në 2025 në 92 milionë këtë...

Skandali i AKSHI-t/ Rama e quan institucion krenarie: Ka arritur gjëra të mëdha

Skandalet te AKSHI/ Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn, SPAK e akuzon si pjesë e grupit të strukturuar kriminal –

nga 27
13:20 | 13/02/2026
0

Edi Rama ka shkarkuar sot nga detyra Mirlinda Karçanajn, e cila ndodhet në masë sigurie “arrest shtëpie” për skandalet me...

Refuzimi i Ramës në Konferencën e Sigurisë në Mynih i vuri kapak ndëshkimit diplomatik –

Refuzimi i Ramës në Konferencën e Sigurisë në Mynih i vuri kapak ndëshkimit diplomatik –

nga 27
13:08 | 13/02/2026
0

Lideri i opozitës tha gjatë një konference për shtyp se “refuzimi i Ramës në Konferencën e Sigurisë në Mynih i...

Konferenca e Sigurisë së Mynihut ia mbylli derën, ndaj Ramës i mbeti vetëm të puthej me Dashin –

Konferenca e Sigurisë së Mynihut ia mbylli derën, ndaj Ramës i mbeti vetëm të puthej me Dashin –

nga 27
12:58 | 13/02/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ironizon konferencën  e kryeministrit Edi Rama me ish deputetin demokrat, Dashnor Sula, i cili...

Para
Dosja/ Presione dhe intimidim, çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

Dosja/ Presione dhe intimidim, çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk ka asnjë pajisje që funksionon –

Nuk ka asnjë pajisje që funksionon –

13:44 | 13/02/2026
Skandali i AKSHI-t/ Rama e quan institucion krenarie: Ka arritur gjëra të mëdha

Skandalet te AKSHI/ Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn, SPAK e akuzon si pjesë e grupit të strukturuar kriminal –

13:20 | 13/02/2026
Refuzimi i Ramës në Konferencën e Sigurisë në Mynih i vuri kapak ndëshkimit diplomatik –

Refuzimi i Ramës në Konferencën e Sigurisë në Mynih i vuri kapak ndëshkimit diplomatik –

13:08 | 13/02/2026
Konferenca e Sigurisë së Mynihut ia mbylli derën, ndaj Ramës i mbeti vetëm të puthej me Dashin –

Konferenca e Sigurisë së Mynihut ia mbylli derën, ndaj Ramës i mbeti vetëm të puthej me Dashin –

12:58 | 13/02/2026
Nations League/ Kombëtarja e nis në shtëpi dhe e mbyll në transfertë, kuqezinjtë njihen me kalendarin e sfidave –

Nations League/ Kombëtarja e nis në shtëpi dhe e mbyll në transfertë, kuqezinjtë njihen me kalendarin e sfidave –

12:48 | 13/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk ka asnjë pajisje që funksionon –
  • Skandalet te AKSHI/ Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn, SPAK e akuzon si pjesë e grupit të strukturuar kriminal –
  • Refuzimi i Ramës në Konferencën e Sigurisë në Mynih i vuri kapak ndëshkimit diplomatik –
  • Konferenca e Sigurisë së Mynihut ia mbylli derën, ndaj Ramës i mbeti vetëm të puthej me Dashin –
  • Nations League/ Kombëtarja e nis në shtëpi dhe e mbyll në transfertë, kuqezinjtë njihen me kalendarin e sfidave –
  • Tregu ushqimor në Shqipëri thellësisht i varur nga importet që mbajnë çmimet të larta –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk ka asnjë pajisje që funksionon –
  • Skandalet te AKSHI/ Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn, SPAK e akuzon si pjesë e grupit të strukturuar kriminal –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com