Tavo fton Agim Kolën në “tavernën” e tenderave, ja si u ndanë 800 MLN lekë pa garë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tavo fton Agim Kolën në “tavernën” e tenderave, ja si u ndanë 800 MLN lekë pa garë

20:52 | 06/02/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Vangjel Tavo nuk ka durim të zbatojë ligjin e prokurimeve, prandaj 3 tendera brenda disa ditëve i ka kaluar me një pjesëmarrës. Me fjalë të tjera, në tendera morën pjesë vetëm përfituesit e parave të bashkisë. Dhe janë mbi 800 milionë lekë të taksapaguesve, që dalin nga arka në shkelje të ligjit.

Rruga e Gjilekës, që u shërben resorteve të oligarkëve

Pasi i shpalli investitorë strategjikë dhe u dha leje për ndërtim resortesh turistike, qeveria ua çon rrugën tek çadrat oligarkëve. Në lagjen Gjilekë të Dhërmiut janë dhënë disa resorte Gjikurisë me shokë, por këta nuk rregullojnë asnjë gur në këtë zonë, por vetëm përfitojnë nga buxheti.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Objekti i tenderit të parë që po raportojmë është “Rikonstruksioni i rrugës kryesore Gjilek (vazhdim)”. Burimi i financimit është buxheti i Bashkisë Himarë, miratuar me Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.57, date 21.12.2023, në të cilin ka hedhur firmën edhe Vangjel Tavo, në atë kohë Prefekt i Vlorës.

Fondi limit për këtë copë rrugë 4 metra të gjerë është 45 000 000,00 lekë. Dhe bëhet fjalë për një rrugë ekzituese, që në disa vende do të zgjerohet.

Tenderi është zhvilluar me vetëm një pjesëmarrës, firmën “RSM Company” me pronar Agim Kolën, vëllain e ish-deputetit të PS, Ndue Kola. Ky ka marrë për t’i treguar shtigjet e bashkisë Himarë firmën vendase “Implex” që zotërohet nga Sofokli Goga.

Data e njoftimit të tenderit ishte më 18 dhjetor 2024, ndërsa dokumentet duheshin dorëzuar deri më 3 janar 2025. Duke qenë se bashkia Himarë ka namin e keq të kryetarëve të korruptuar që kanë punë me SPAK-un, kompanitë e ndërtimit nuk marrin pjesën në tenderat e saj. Në këto procedura paraqiten vetëm fituesit e paracaktuar.

Oferta e bashkimit të operatorëve që është shpallur fitues është 39 057 375,00 lekë pa TVSHm ndërsa shpallja është bërë në Agjencinë e Prokurimit Publik më 4 shkurt 2025.

Tenderi është vlerësuar nga Open Data Albania me “Flamur të Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Kush është përfituesi i tenderit?

Përfituesi i këtij fondi, Agim Kola paraqitet me emra të ndryshëm kompanish, sipas rastit. Kur është fjala për koncesione si “Milot-Balldre”, përdor firmën ANK, për para të vogla nga bashkitë fut firmën “Rrugë Sinjalistike Mirembajtje & Hidro Company”, ose firmën “COMPANY RIVIERA 2008”. Për furnizime të institucioneve me materiale ndërtimi ka kompaninë RIVIERA PARAFABRIKAT.

Ndërsa firmën me të cilën ka fituar këtë tender “RSM Company” e ka regjistruar në Kosovë. Agim Kola ka fituar shpesh tendera me “Flamur të kuq”, i favorizuar nga zyrtarët e korruptuar dhe lidhjet e vëllait me Erion Veliajn, Evis Berberin  dhe politikanë të tjerë në pushtet.

Më 12 shtator 2019, Policia e Shtetit ndaloi biznesmenin Agim Kola, i cili akuzohej se nëpërmjet blerjeve dhe shitjeve me fatura fiktive kishte përfituar në mënyrë të paligjshme një sasi të konsiderueshme parash.

Në prangat e policisë ra administratori i kompanisë Rr.s.M dhe Hidro Company, Agim Kola, i cili akuzohej se është i përfshirë në skemën e evazionit 30 milionë euro me faturat fiktive.

Nga operacioni i luftës ndaj informalitetit janë dërguar në atë kohë para gjykatës 16 biznesmenë për fshehje të të ardhurave. Gjykata e Tiranë masën e dënimit për 15 prej tyre: 9 biznesmenë janë lënë në arrest shtëpie, kurse 6 të tjerë janë dënuar me 20 ditë burg.

Më 17 shkurt 2024, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nisi hetimin dhe regjistroi procedim penal ndaj drejtorit të Autoritetit Rrugor, Evis Berberi dhe vëllezërve Kola, pronarë të firmës kontraktore “A.N.K Sh.p.k”.

Akuza e ngritur është shpërdorim detyre, mashtrim me projektin e rrugës, mashtrim teknik, mashtrim e falsifikim me procesin e mbikëqyrjes së punimeve, kryer në bashkëpunim mes drejtorit Ervis Berberi dhe ndërtuesve Ndue e Agim Kola.

Rrugët e Qeparoit duhen para zgjedhjeve

Edhe për rrugicat e fshatit Qeparo, Kryetari Tavo ka përdorur të njëjtën metodë, me një pjesëmarrës në tender. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rrugë aksesi Qeparo Fushë nr.1 dhe nr.2.” me fond limit 15 000 000,00 lekë.

Paratë i janë dhënë me tender formal kompanisë JODY COMPANY SHPK natën e Vitit të Ri. Siç shohim tenderi është zhvilluar më 30 dhjetor 2024 dhe një ditë më vonë është shpallur fituese kompania e Simon Çipës.

Për shkeljet e bëra, tenderit është shënuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Rrugicat që do të asfaltohen janë në gjendje të mirë, por bashkia me siguri kërkon të tërheqë vëmendjen e banorëve para zgjedhjeve.

Vranishti me qendër të re

Tenderi i tretë i urdhëruar nga Vangjel Tavo lidhet me një projekt të vjetër të fshatit Vranisht. Konkretisht Bashkia Himarë ka prokuruar fondin prej 20 833 333,00 lekë, me objekt “Rikualifikimi qendrës së fshatit Vranisht”. Edhe ky tender është mbyllur me shpejtësi ditët e fundvitit dhe fituesi është pjesëmarrësi i vetëm në tender. Në këtë procedurë ka përfituar fondin bashkimi i operatorëve “T&J Construction” sh.p.k. – “VIANTE Konstruksion” sh.p.k.

Pronarët respektivë Julian Manahasa dhe Gjergji Bezati janë të mbingarkuar me tendera në të njëtën kohë, falë favorizimeve të tilla nga zyrtarët vendorë. Kështu, kompania “T&J Cnstruction” aktualisht është e angazhuar në kontratën me bashkinë Lushnjë “Blerje materiale ndërtimi për mirëmbajtjen e ambienteve të institucioneve arsimore – Marreveshje Kuader me një operator ekonomik me afat 12 muaj”, e firmosur më 25 nëntor 2024. “Viante konstruksion” është angazhuar ndërkohë në kontratën “Rikonstruksion i rrugëve “Sheshi dhe Liqeni” fshati Picar, Bashkia Vore”, që e ka firmosur më 7 nëntor 2024 dhe zgjat 7 muaj.

Tenderi i firmosur më 27 janar 2025 mban “Flamur të kuq” për shkeljet e bëra, ndërsa bashkia Himarë ua ka besuar paratë dy kompanive që i kanë duart e zëna dhe me shumë gjasa do ta zvarrisin projektin.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Elton Arbana i jep tenderin e “Katër Rrugëve” Nuri Ballës, 200 MLN lekë për poçat rrugës

Elton Arbana i jep tenderin e “Katër Rrugëve” Nuri Ballës, 200 MLN lekë për poçat rrugës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com