Opozita vijon protestat përpara bashkisë së Tiranës, kërkohet arrestimi dhe dorëheqja e Veliajt – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita vijon protestat përpara bashkisë së Tiranës, kërkohet arrestimi dhe dorëheqja e Veliajt

11:57 | 01/02/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Opozita zhvilloi sot protestën e radhës përpara bashkisë së Tiranës, ku kërkoi dorëheqjen dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Tubuesit bllokuan rrugën para bashkisë dhe ngritën një podium të improvizuar ku e morën fjalën përfaqësues politikë dhe qytetarë.

Policia siguroi ndërtesën e bashkisë me kordon policor, ndërsa pati debate mes shoferëve të bllokuar në rrugë dhe protestuesve. Organizatorët e protestës u shprehën se autoritetet janë vënë në dijeni për protestën. Sipas tyre, ata nuk marrin masa qëllimisht për të krijuar incidente mes protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve dhe për të krijuar kaos.

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi u shpreh se “është koha që shqiptarët t’i thonë “jo” zhvatjes së taksave të tyre.

Read more

Presidenti Begaj liron nga detyra 5 ambasadorë shqiptarë, dhe emëron dy të tjerë (Emrat) –

AKSHI, grupi ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ së tenderave, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit –

Vrasja e Liridona Ademajt, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët –

Trafiku i drogës, lista e zezë e shqiptarëve të vrarë dhe të zhdukur në jug të Spanjës –

Teksa ftoi qytetarët në protestën kombëtare të 8 shkurtit, Blushi theksoi gjithashtu se shpresa për një drejtësi të pavarur nuk ekziston.

“Në emër të PL, ne do marrim pjese në protestë, tubim për shqiptarët që duan të jetojnë të lirë, e që s’duan të vidhen e që kanë uri ulëritëse për drejtësi, që është kthyer në hanxhar në duart e Ramës”, tha Blushi.

Ndërsa këshilltarja e PD në bashkinë e Tiranës, Alba Kepi tha se Tirana është bërë kryeqendra e hajdutëve.

“Unë dua ta nis sot me një datë të rëndësishme, pasi më 31 janar 1925 asambleja kushtuese e parlamentit shqiptar shpalli Tiranën kryeqytet të Shqipërisë. Në çdo vend të botës kjo datë do të festohej. Por Tirana sot është bërë kryeqendra e hajdutëve”, tha ajo.

Aktori i mirënjohur, Mehdi Malkaj, në fjalën e tij tha se, “jemi vonë për 8 shkurt për protestën, është më mirë ta bëjmë më shpejt, se po marr për shembull ‘komshinjtë’ tanë që për 20 ditë e hoqën kryeministrin”.

“U kam thënë këtyre që janë këtu, shoferëve, fikni makinat dhe ejani këtu, por jo, nuk vijnë se janë ‘intelektualë’. Këtu te ne është çudi e madhe, pasi edhe krimi është ‘intelektual’”, tha ai.

Drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi, u shpreh se kjo javë nisi me një zhvillim “qesharak e grotesk, me një seancë gjyqësore ai që pretendon se është nipi i Begejve, Karlo Bollino na kishte paditur mua dhe Jamarbër Malltezin në Gjykatën Penale për shpifje sepse ne kemi thënë se ka grabitur 4120 metër katrorë truall publik në mes të Tiranës për ta kthyer në një greminë”.

Aktorja Adriana Tolka tha se kryebashkiaku Erion Veliaj vazhdon të shijojë privilegje ndërsa qytetarët përballen me varfëri dhe dhunë. Ajo gjithashtu bëri thirrje për unitet mes qytetarëve, duke u adresuar atyre që ende nuk janë bashkuar me protestën.

Të Lidhura

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson –

Presidenti Begaj liron nga detyra 5 ambasadorë shqiptarë, dhe emëron dy të tjerë (Emrat) –

nga 27
12:01 | 17/04/2026
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar një sërë ndryshimesh në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë, duke liruar nga detyra pesë...

AKSHI, grupi ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ së tenderave, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit –

AKSHI, grupi ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ së tenderave, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit –

nga 27
11:53 | 17/04/2026
0

Emirton Suli, një përgjegjës sektori në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit,(AKSHI) është thirrur në SPAK, dhe ka dhënë shpjegime...

Përfundon marrja në pyetje e Murselit, vëllai i Liridonës: Duam ta… –

Vrasja e Liridona Ademajt, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët –

nga 27
11:33 | 17/04/2026
0

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar dënimin maksimal, burgim të përjetshëm, për tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt,...

Trafiku i drogës, lista e zezë e shqiptarëve të vrarë dhe të zhdukur në jug të Spanjës –

Trafiku i drogës, lista e zezë e shqiptarëve të vrarë dhe të zhdukur në jug të Spanjës –

nga 27
11:09 | 17/04/2026
0

Nga Areacostadelsol.com   Zbardhja e vrasjes së Miklovan Dakajt, shtetasit shqiptar të zhdukur në Marbella dhe të gjetur të vdekur muaj...

Para
Gjykata e Romës e shpall të jashtëligjshme marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët

Marrëveshja Rama-Meloni, Apeli i Romës vendos që 43 emigrantët në Gjadër të kthehen në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson –

Presidenti Begaj liron nga detyra 5 ambasadorë shqiptarë, dhe emëron dy të tjerë (Emrat) –

12:01 | 17/04/2026
AKSHI, grupi ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ së tenderave, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit –

AKSHI, grupi ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ së tenderave, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit –

11:53 | 17/04/2026
Përfundon marrja në pyetje e Murselit, vëllai i Liridonës: Duam ta… –

Vrasja e Liridona Ademajt, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët –

11:33 | 17/04/2026
Trafiku i drogës, lista e zezë e shqiptarëve të vrarë dhe të zhdukur në jug të Spanjës –

Trafiku i drogës, lista e zezë e shqiptarëve të vrarë dhe të zhdukur në jug të Spanjës –

11:09 | 17/04/2026
Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet –

Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet –

11:01 | 17/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Presidenti Begaj liron nga detyra 5 ambasadorë shqiptarë, dhe emëron dy të tjerë (Emrat) –
  • AKSHI, grupi ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ së tenderave, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit –
  • Vrasja e Liridona Ademajt, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët –
  • Trafiku i drogës, lista e zezë e shqiptarëve të vrarë dhe të zhdukur në jug të Spanjës –
  • Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet –
  • Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Presidenti Begaj liron nga detyra 5 ambasadorë shqiptarë, dhe emëron dy të tjerë (Emrat) –
  • AKSHI, grupi ku niseshin e-mailet e ‘qepjes’ së tenderave, rrëfimi në SPAK i Emirton Sulit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com