Tenderi 125 MLN lekë: Vlonjatët presin rrugën, Dredha bën pazar me Avdulin, që mashtron me faturat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tenderi 125 MLN lekë: Vlonjatët presin rrugën, Dredha bën pazar me Avdulin, që mashtron me faturat

15:54 | 17/01/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët.” ky është përshkrimi i Open Data për tenderin e fundit të firmosur nga kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha. Manovra është bërë për të favorizuar mikun e tij Arben Avduli në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksioni i rrugës së 7 (shtatë) Pallateve”.

Dhe ia ka vlejtur. Tenderi i njoftuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike më 12 nëntor 2024 e ka vlerën e Fondit Limit 12 417 883,00 lekë.

Projekti që duhet zbatuar brenda 2 muajve, konsiston në realizimin e një segmenti me gjatësi prej rreth 405 metra dhe me gjerësi 5 metra. Kjo rrugë fillon në afërsi të asfaltit ekzistues dhe vazhdon në një pjesë kodrinore ku përshkruan një rrugë ekzistuese të shtruar me çakëll dhe një pjese do të bëhet hapja e rrugës së re. Këtu do të parashikohet dhe ndërtimi i një muri mbajtës i cili do të bëjë të mundur të vazhdojë rruga për t’i dhëne akses dhe disa banorëve të cilët nuk e kanë të mundur hyrjen në pronat e tyre.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Procedura vendoste afatin e dorëzimit të dokumenteve deri më 2 dhjetor 2024 dhe shfaqën interes 6 kompani.

Ofertat e pesë prej kompanive që aplikuan u shpallën nga komisioni të pavlefshme. Kur është porosi të që tenderin ta fitojë biznesmeni Arben Avduli, komisioni gjen plot kleçka që të deklarojë se “nuk përmbushen kriteret”. Dy pyetje lindin lindin menjëherë duke parë dokumentin e mëposhtëm:

Pse komisioni i Dredhës nuk e anuloi tenderin në kërkim të ofertave më të përshtatshme? Përderisa në dokumentet e miratuara nga ky komision thuhet se kriteri bazë i përzgjedhjes së fituesit është oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim? Pse iu dha tenderi Avdulit që kishte propozim më të shtrenjtë se sa dy kompani të tjera? Kryetari dhe nënkryetari që e ka firmosur formularin e fituesit nuk pyesin shumë për ligjin, por kanë vazhduar me kontratën për Avdulin në datën 13 janar 2025.

Për këto shkelje, tenderi është vlerësuar nga Open data Albania me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

AVDULI “i mbingarkuar” me punë publike

Nga ana tjetër, komisioni nuk e ka shqyrtuar fare kriterin e kapacitetit teknik të “Avduli” shpk. Nga investigimi ynë rezulton se “Avduli” në të njëjtën kohë gjendet i angazhuar në një bashki tjetër, larg Vorës, të paktën sipas një kontrate të nënshkruar.

Më 8 dhjetor 2024, “Avduli” ka marrë një tender nga Bashkia Divjakë me vlerë 51 207 401,00 lekë me objekt “Ndërhyrje emergjente nga erozioni dhe sistemimi i ujërave në fshatin Grabian, Kryekuq dhe Zharnec. Mbrojtje lumore në lumin Shkumbin. Prita nivelngritëse në kanalin kullues kryesor K 3-4 Bedat”. Tenderin e ka marrë me “Flamur të kuq”, sepse procedura përjashtonte të gjithë pjesëmarrësit, përveç fituesit (Avdulit).

Nga dokumenti i mësipërm, del se punimet për këtë projekt zgjasin 13 muaj. Në këtë kantier, Avduli ka angazhuar:

Inxhinier Ndërtimi 1 (një)

– Arkitekt 1 (një)

-Inxhinier Hidroteknik 1 (një)

– Inxhinier Topograf/Gjeodet/Markshajder 1 (një),

– Teknik Ndërtimi 1 (një),

– Teknik Mekanik 1 (një)

– Hidraulikë 2 (dy)

Karpentier 2 (dy)

Hekurkthyes 2 (dy)

Saldator dhe prerës të metaleve 2 (dy)

Hidroizolues 1 (një)

Suvatues 2 (dy)

Punëtor ndërtimi dhe profesione të lidhura me to 4 (katër);

Tekniku i Kantierit;

Përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit në punë;

Mjek të përgjithshëm;

Ekspert zjarrfikës;

Manovrator 3 (tre)

Shofera 8 (tete);

Operatori ekonomik pjesëmarrës, për realizimin e punimeve objekt kontrate duhet të disponojë fuqi punëtore me kohe të plotë prej minimalisht 30 (tridhjete) punonjësish.

Për realizimin e punimeve në këto objekte është kërkuar numri minimal i mjeteve të domosdoshme për realizimin e punimeve sipas projektit te zbatimit dhe preventivit dhe grafikut te punimeve.

Thuajse e njëjta fuqi punëtore dhe mjete kërkohen edhe nga bashkia Vlorë për realizimin e këtij projekti.

Në këto kushte, ose “Ndërhyrja emergjente” në Divjakë do të mbetet në letër ose rruga e “7 Pallateve” në Vlorë nuk do të realizohet në afat.

Në këtë pikë, Dredha nuk e ka problem. Kur ka lënë gjitha Vlorën me rrugë si në Gaza, të paasfaltuara prej vitesh, nuk do të shqetësohet për një rrugicë qorre në periferi. Më shumë mundësi ka që të dy tenderat të mbeten thjesht si njoftime për të gënjyer votuesit e këtyre zonave dhe nuk i dihet kur do të përfundojnë punimet.

E pashpjegueshme është edhe sjellja e Agjencisë së Prokurimeve Publike, e cila nuk kryen asnjë hetim administrativ kur i dalin para syve shkelje të tilla. Përkundrazi është regjistruar kontrata pas asnjë lloj vërejtje për Bashkinë e Vlorës. Këtu duhet të themi se ka të drejtë kryeministri Rama, që thotë se do të fusë Inteligjencën Artificiale në vend të njerëzve që punojnë në këtë agjenci.

Avduli, një “vjedhës përsëritës” i parave të tenderave

Kemi edhe një dyshim të madh mbi fatin e parave të tenderit. Biznesmeni Arben Avduli është pronar dhe administrator i kompanisë së ndërtimit Avduli shpk. Përmes kësaj kompanie ka marrë miliona euro tendera publikë. Në 9 tetor 2020, Laert Duraj, në atë kohë drejtor i Postës Shqiptare, i ka dhënë Avdulit paratë rikonstruksionin e zyrave postare të filialeve Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër.

Si procedurë kishte zgjidhur “negocimin pa njoftim”, që do të thotë me pazar në tavolinë, edhe pse vlera e tenderit është mbi kufirin e parashikuar nga ligji për këto lloj tenderash.

Oferta fituese është sa 100% e fondit limit 6 699 766,00 lekë, ndërsa kompania fituese nuk plotësonte kriteret e vendosura nga autoriteti kontraktor.

Kjo shkelje u kap nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku konstatohej se “Avduli” shpk nuk i plotësonte kriteret e vendosura.

E keqja nuk ka mbaruar. Pasi ka lidhur kontratën, Arben Avduli ka vjedhur edhe paratë e tenderit, përmes situacioneve false për punime të pakryera, ndërsa mbikëqyrja e punimeve është kryer në konflikt interesi.

Me situacione false janë përvetësuar edhe paratë e tenderit për rikonstruksionin e zyrave të postës loti II. Nuk e dimë nëse u kthyen paratë mbrapsht siç rekomandonte KLSH në dokumentin më poshtë, sepse qysh nga ajo kohë janë ndërruar disa drejtorë në këtë shoqëri.

Arben Avduli doli në përgjimet e SPAK, ku ankohej tek zyrtarët e Bashkisë së Lushnjës se e kishin skualifikuar pa të drejtë nga një tender, i cili e çoi në burg ish-kryetarin e Bashkisë Fatos Tushe. Por këto gjëra Avduli i ka bërë edhe vetë në vazhdimësi.

Më qershor të vitit 2022, Arben Avduli është kapur sërish me duart në paratë publike, duke mashtruar me volumin dhe cilësinë e punimeve, ndryshe nga sa parashikohet në kontratat që ka lidhur me institucionet publike.

Kompania Avduli ka mashtruar me volumin e punimeve, duke shkelur kontratën për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare ‘Anastas Laska’, në Libofshë, kontratën për përmirësimin e kushteve të banesave të shtresave të varfra në Vlorë, me rrugën Llakatund në Vlorë etj.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Opozita sërish protestë para bashkisë së Tiranës: Veliaj e ka vendin në burg

Opozita sërish protestë para bashkisë së Tiranës: Veliaj e ka vendin në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com