Malaj i Burrelit i lë në dorë Salillarit asfaltin elektoral, 3.6 miliardë lekë kontrata pa garë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Malaj i Burrelit i lë në dorë Salillarit asfaltin elektoral, 3.6 miliardë lekë kontrata pa garë

16:29 | 13/01/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Pëllumb Salillari kthen përmbys tenderin 3.6 miliardë lekë të asfaltimit të rrugëve të fshatrave në Burrel. Kryetari i Bashkisë, Agron Malaj, për të kënaqur oligarkun ka refuzuar ofertën më të ulët të një bashkimi operatorësh që merrte pjesë në tender dhe ka firmosur kontratën me “Salillari” sh.p.k..

Tenderi për të cilin po raportojmë ka si objekt: “Asfaltim i rrugëve lidhëse në fshatrat e Njësive Administrative Burrel, Baz, Lis, Komsi, Rukaj”. Fondi i caktuar për këto rrugë është 360 432 604,00 lekë dhe janë para që i takojnë buxheteve të viteve të ardhshme.

Megjithëse KLSH ka rekomanduar vazhdimisht bashkitë të mos bëjnë tendera kur nuk kanë buxhet të mjaftueshëm, Malaj nuk pyet për rregullat e buxhetit, por e bën prokurimin me fonde që nuk i ka. Megjithatë tani që janë zgjedhjet dhe kryetari është i justifikuar se duhet asfalti për votat.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Burimi i financimit të projektit për vitin 2025, në vlerën 72 086 945.84 lekë pa TVSH është granti për bashkinë 28 388 612.5 lekë pa TVSH dhe nga të ardhurat 43 698 333.34 lekë pa TVSH.

Për vitin 2026 në vlerën: 129 088 992.5 lekë pa TVSH, nga granti i bashkisë janë 72 771 920 lekë pa TVSH dhe nga të ardhurat 56 317 072.5 lekë pa TVSH.

Për vitin 2027 në vlerën: 159 256 666.39 lekë pa TVSH, nga granti i bashkisë do të jepen 94 528 333.33 lekë pa TVSH dhe nga të ardhurat 64 728 333.06 lekë pa TVSH.

Tenderi ‘fiton’ “Flamur të kuq”

Në tenderin që u shpall në Agjencinë e Prokurimeve Publike më 21 nëntor 2024 dhe u mbyll më 12 dhjetor 2024, shfaqën interes dy bashkime operatorësh ekonomik.

I pari ishte bashkimi “BIBA-X” Sh.p.k., & “ALKO-IMPEX General Construcion”, ndërsa tjetri ishte “Z D R A V A” Sh.p.k., & “SALILLARI” Sh.p.k.

Grupi i Salillarit bëri ofertën 330 000 505,00 lekë ndërsa operatori i parë propozoi 224 996 835 lekë pa TVSH. Kryetarit të bashkisë nuk i paska bërë përshtypje se kjo ofertë ishte mbi 1.4 miliardë lekë më pak se sa fondi limit.

E si të mendonte për paratë e taksapaguesve, kur përballë kishte Pëllumb Salillarin. Menjëherë, komisioni i tij, i është vënë punës për të gjetur kleçka dhe për ta skualifikuar këtë ofertë.

Kështu, gjatë shqyrtimit është zbuluar nga komisioni i Malajt se për laboratorin e akredituar/ shoqërisë “Eko Geolab & Chimica” Sh.p.k., për cilësinë e materialeve, marrëveshja është e panoterizuar. Po mirë, nuk mund të komunikohej me kompaninë që të noterizohej ky dokument?!

Një kërkesë tjetër e paplotësuar ishte se nuk është deklaruar numri i punonjësve për muajin Tetor 2024.

Po ashtu, është deklaruar se disponohen shoferë të mjeteve të rënda. Ndërkohë nuk kanë deklaruar se mjetet dhe pajisjet e deklaruara nuk janë të angazhuara në kontrata të tjera. Po pse Salillari nuk i ka të angazhuara mjetet në kontrata të tjera? Qenka pa punë kjo kompani?!

Kulmi arrihet me konstatimin se “Nuk ka deklaruar se disponon mjete dhe pajisje mbrojtjese në punë të punëtorëve, personelit”. Të gjitha këto “të meta” mund të rregulloheshin me komunikim me operatorin dhe tenderi duhej t’i jepej bashkimit të operatorëve ekonomikë që kishte ofertë më ekonomike.

Ka fituar Sallillari, që ka treguar vazhdimisht se kryen punë të dobët dhe i lë kontratat publike pa zbatuar.

Kështu, më 27 dhjetor 2024, Malaj ka publikuar formularin e shpalljes së fituesit që ka afat 2 vjet të asfaltojë këto rrugë. Rëndësi ka që para zgjedhjeve, të pritet shiriti i fillimi të punimeve, se më pas as që do të kujtohet njeri për këtë projekt.

Për këto shkelje, Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

3.6 miliardë lekë për 32 km rrugë fshati

Ky është një tender me fond të fryrë nga komisioni i kryetarit Malaj. Këtë e tregon edhe oferta e bërë nga një prej pjesëmarrësve në tender, që është afro 1.1 miliardë lekë më pak. Rrugët me një gjatësi totale prej 32 194 metra janë të ngushta dhe do të ashtu do të mbeten, sepse Salillari thjesht do hedhë asfalt.

Në të gjithë gjatësitë e rrugëve dhe rrugicave të aksesit të shtëpive, gjendja e paketës së shtresave rrugore është në gradën fillestare. Pra, ka shtresë çakëlli dhe traseja është e hapur, konstatohet në hyrje të projektit të bashkisë. “Duke qenë se objekti në studim është një zone rurale me rrjet ekzistues të rrugëve, nuk do te kemi ndryshim tek trasimi i tyre, pra rrugët ekzistuese do të qëndrojnë siç janë, pa ndryshuar trasenë ekzistuese. Dhe në trasenë ekzistuese do kemi një skarifikim të lehtë për drejtimin dhe hedhjen e shtresave sipas projekt-zbatimit. Dhe do të bëhet zëvendësimi i disa tumbinove ku do shikohet në terren nga supervizori dhe zbatuesi gjatë kohës së zbatimit për amortizimin e tyre”, citojmë projektin. Pra, qenka një tender fiks për Salillarin që do të xhirojë 3.3 miliardë lekë plus TVSH.

KLSH i kapi Malajt shkelje me tenderat

Ky tenderi i shkon për shtat edhe kryetarit Malaj, i cili e ka zakon që të shpërdorojë paratë e arkës së bashkisë. Sipas auditimit të KLSH në këtë bashki, gjatë vitit 2022, nga auditimi i 6 procedurave të prokurimeve, me fond limit 255,812,996 lekë pa TVSh, u konstatuan me shkelje të Ligjit të Prokurimeve Publike: Në 5 procedura u konstatuan shkelje në lidhje me kriteret e aplikuara nga AK, nuk janë në përputhje me kushtet e zhvillimit të tenderit. Këto veprime direkt ose indirekt pengojnë pjesëmarrjen e Operatorëve Ekonomikë, për vlerën totale të kontraktuar 247,627,945 lekë pa TVSh. Në 4 procedura, operatori ekonomik i shpallur fitues nuk është në kushtet e plotësimit të kritereve të Dokumenteve Standarde të Tenderit të miratuara nga AK Bashkia Mat, pasi ka mangësi në plotësimin e tyre, për vlerën totale të kontraktuar 238,711,279 lekë pa TVSh. Në 1 procedurë u konstatuan probleme në lidhje me marrjen e mallit në dorëzim, i cili kishte mospërputhje me standardet e përcaktuara në Dokumentet e Tenderit, për vlerën totale të kontraktuar 4,698,000 lekë pa TVSh;

Kujtojmë se në 4 tetor 2024, kryetari i bashkisë së Matit Agron Malaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme SPAK. Sipas kallëzimit, kryebashkiaku socialist i Matit, Agron Malaj, ka përdorur pushtetin për të përfituar kontrata me para publike në favor të familjarëve të tij. Ai procedon me anë të vëllait, Fatos Malaj, i cili është zotërues i të paktën pesë shoqërive tregtare.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Atentat në Vlorë, vritet i riu që tentoi të ekzekutonte nipin e Kastriot Reçit, dinamika dhe dyshimet

Atentat në Vlorë, vritet i riu që tentoi të ekzekutonte nipin e Kastriot Reçit, dinamika dhe dyshimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com