Pirro Vëngu mban në ajër 7.1 MLN Euro, tenderi i Bazës së Helikopterëve denoncohet nga 6 biznese – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pirro Vëngu mban në ajër 7.1 MLN Euro, tenderi i Bazës së Helikopterëve denoncohet nga 6 biznese

22:10 | 09/01/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Në korrik 2024, kur Pirro Vengu mori funksionin e ministrit të Mbrojtjes, u bë e qartë se kjo fytyrë e re ishte fasada pas të cilës do të ndaheshin tenderat infrastrukturës ushtarake. Megjithatë shumë shpejt do t’u dilte tymi edhe manipulimeve që bëheshin në procedurat e prokurimeve me vlera të larta monetare.

Një nga këto tendera që po gatuhet në Ministrinë e Mbrojtjes është ai për bazën Ajrore të Helikopterëve në Farkë, i cili është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike. Të bën përshtypje numri i madh i ankesave për tenderin që ka fondin mbi 7.1 milionë euro pa llogaritur TVSH.

Kompanitë të cilat kryesisht janë ankuar për skualifikim të pamerituar janë lojtarë të fortë në prokurime, sidomos në sektorin e ndërtimit.

Ato janë “Agri Construction” SHPK me pronar Petrit Patushin, “Alko Impex Construction” SHPK e Arbër Abazit, “Bami Holding” me pronar Besnik Bamin, “BE – IS” SHPK, me pronar Hamz Islamajn, “RRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN” SH.A. e Kujtim Hasës, “ERGI” SHPK e Nuri Ballës.

Kompanitë kërkojnë secila shfuqizimin e vendimit tё Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertave të paraqitur në procedurën e prokurimi me objekt: “Ndërtim i kuadrateve kryesore dhe drejtimet  e ngritjes dhe uljes, rrugët lidhëse, sheshet e parkimit të helikopterëve si dhe sistemi i ndriçimit”, me fond limit  706,458,540 (shtatëqind e gjashtë milionë e katërqind e  pesëdhjetë e tetë mijë e pesëqind e dyzet) lekë pa TVSH, fondi limit në euro 7,188,954.

 

Tenderin e ka nisur ish ministri Niko Peleshi më 11 prill 2024, por marrja e vendimit i është lënë në dorë si një patate e nxehtë ministrit të ri, Prirro Vengu.

Procedura është anuluar për momentin për t’u këqyrur nga KPP, i cili ka njoftuar zyrtarisht se e ka në dorë dosjen.

Kjo do të ishte një zvarritje e re për punimet në këtë bazë, të cilat janë porositur nga Komanda e Forcave Ajrore qysh në 15 dhjetor 2023.

 

Dokumenti i projektimit është firmosur në atë kohë nga gjenerali Ferdinant Dimo dhe parashikonte nisjen e projektit për ndërtimin e shesheve dhe rrugëve të Helikopterëve në Bazën e Farkës. Por kur e marrin në dorë çështjen zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes, hyjnë në lojë skemat e njohura që synojnë fondin e tenderit.

Ministri i ri ka ardhur me porosi të reja në drejtim të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe i ka trazuar pazaret për tenderin e shesheve të helikopterëve.

Ankesat janë regjistruar në rrugë elektronike më 6 janar 2025 dhe synojnë të kthejnë sërish procedurën tenderuese që është zhvilluar nga ministria më 6 dhjetor 2024.

Autoriteti kontraktor ka paraqitur si arsye për skualifikim mungesën e dokumenteve apo personelit teknik që kërkohen, megjithatë ka munguar plotësisht komunikimi me këto  kompani, për të plotësuar mangësitë që mund të jenë konstatuar. Fjala vjen, dorëzimi fizik i një kontrate të prodhuesit, apo vërtetimi i kontrollit teknik të mjeteve, janë shkresa që mund të dorëzoheshin brenda afatit të vendosur për kryerjen e aplikimeve.

 

Siç ndodh zakonisht, pazaret e tenderit vazhdojnë ndërkohë që KPP e drejtuar nga Jonaid Myzyri të peshojë vendimin.

Po ashtu është ankimuar në KPP për manipulime edhe tenderi i madh i Ministrisë së Mbrojtjes “Ndërtim objekti shumëfunksional 3 kate mbi tokë për akomodimin e Komandës dhe Shtabit të Forcës Tokësore”, me vlerë 240 105 068 lekë. Në këtë tender u skualifikuan 12 kompanitë pjesëmarrëse, duke eliminuar tërësisht konkurrencën. Megjithatë KPP “zbuloi” se nuk ishte paguar tarifa e ankesës, prandaj nuk e mori parasysh këtë çështje.

Janë një sërë projektesh të nisura këtë vit nga Ministria e Mbrojtjes që janë përfolur për korrupsion. Kështu, ish-misntri Peleshi zhvilloi tenderin me numër REF-96967-02-29-2024, me objekt: “Ndërtimi i infrastrukturës së garnizonit stërvitor, Pajet – Bizë, Tiranë”. Vlera që do të investohet arrin në 1.8 milionë euro. Tenderi u vlerësua me “Flamur të kuq” të Open Data Albania, duke shënuar riskun e korrupsionit.

Tenderi përfundoi në atë kohë në KPP, ku dy kompani denoncuan faktin se fitoi kompania me ofertën më të shtrenjtë.

Të Lidhura

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

nga 27
15:31 | 06/06/2026
0

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

nga 27
15:05 | 06/06/2026
0

Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka forcuar dhe thelluar kërkimin shkencor në drejtim të patogjenëve me rrezik të...

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

nga 27
13:43 | 06/06/2026
0

Një 57-vjeçare, Violeta Shpani është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se vrau me thikë nënën e saj,...

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

nga 27
13:37 | 06/06/2026
0

Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, deklaroi se ka pritshmëri shumë pozitive për zgjedhjet që do të mbahen të dielën. ‘‘Kemi...

Para
Skerdi i OST “i dehur” nga Viti i Ri, firmos 220 MLN lekë për mish, verë, lule dhe mikrofona

Skerdi i OST “i dehur” nga Viti i Ri, firmos 220 MLN lekë për mish, verë, lule dhe mikrofona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

15:31 | 06/06/2026
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

15:05 | 06/06/2026
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

13:43 | 06/06/2026
Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

13:37 | 06/06/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

13:35 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –
  • Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –
  • Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –
  • Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –
  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –
  • Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com