Të ardhurat tatimore bien për herë të parë në 4 vjet, bizneset po fitojnë më pak – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të ardhurat tatimore bien për herë të parë në 4 vjet, bizneset po fitojnë më pak

13:39 | 08/01/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Grumbullimi i të ardhurave buxhetore pati një ecuri pozitive përgjatë vitit 2024. Në të gjithë periudhën 11 mujore 2024 të ardhurat nga tatimet dhe doganat u rriten me 10.3% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023, por në nëntor arkëtimet morën një kthesë negative ku të ardhurat tatimore shënuan rënie vjetore me -1.5%.

Kjo është hera e parë që të ardhurat tatimore janë me rënie me bazë vjetore, nga janari i vitit 2021, kur vendi akoma po vuante pasojat e pandemisë.

Në total të ardhurat buxhetore janë rritur me 2.7 për qind në nëntor, por hendeku i krijuar nga rënia e arkëtimeve nga tatimet dhe taksat u mbulua nga të ardhurat nga ndihmat (kredi dhe donacione të huaja me destinacion buxhetin e shtetit).

Read more

“Te ‘313’-ta do më vrasin!” Pas refuzimit, drejtori i ri firmos që Durim Bami të transferohet në burgun e Fushë-Krujës –

DAP zbarkon në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, nisin kontrollet e befta në qeli –

U trajtua shtazërisht në qeli nga banditët me uniformë.. –

Si po përfiton qeveria 4.3 mln euro më shumë taksa nga kriza e naftës –

Të dhëna më të detajuara nga treguesit fiskal të Ministrisë së Financave tregojnë se rënia u shkaktua nga dobësitë në të ardhurat nga tatimi mbi fitimin dhe nga taksat lokale. Në nëntor 2024 të ardhurat nga Tatim Fitimi ishin gati 55% më të ulëta se një vit më parë. Në nëntor u arkëtuan në këtë zë 4,1 miliardë lekë nga 9,1 miliardë në nëntor 2023.

Të ardhurat më të ulëta nga Tatimi mbi Fitimin vijnë si rrjedhojë e përfundimit të efektit të tatimit të jashtëzakonshëm mbi fitimet e prodhuesve të energjisë. Kjo masë ka qenë e pranishme me ndikimin e saj në të gjithë vitin 2024 por në nëntor të ardhurat buxhetore janë ndikuar negativisht nga të ardhurat më të ulëta nga taksa doganore dhe taksat lokale.

Tatimi mbi fitimin është ndikuar negativisht edhe nga ecuria negative në sektorin e prodhimit. Kursi i këmbimit ka rrënuar fitimet e bizneseve të industrisë për eksport, duke ndikuar gjithashtu edhe në të ardhurat buxhetore.

Në nëntor të ardhurat nga taksat lokale ishin 43 % më të ulëta se 11 mujori 2023. Gjatë janar-nëntor 2024 u grumbulluan 2.4 miliardë lekë të ardhura nga ky tatim, në një kohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2023 ishin grumbulluar 3,6 miliardë lekë.

Taksat që kanë performuar më mirë në nëntor janë ato mbi pagat ( TAP dhe të ardhurat mbi sigurimet shoqërore dhe shëndetësore) që kishin rritje vjetore me mbi 14%

Gjithashtu shpenzimet publike në muajin nëntor ishin 14.8 për qind më të ulëta se nëntorin 2024.

Shpenzimet kapitale në nëntor 2024 ishin 6,7 miliardë lekë ose 64.5% më të ulëta se një vit më parë. Gjithashtu shpenzimet mbi interesat e borxhit ishin 22.8% më të ulëta se nëntori 2023 si rrjedhojë e stabilizimit të normave të interesit në tregun ndërkombëtar dhe në atë vendas pas rritjes që krijoi lufta në Ukrainë përgjatë 2022 dhe 2023.

/Monitor/

Të Lidhura

“Te ‘313’-ta do më vrasin!” Pas refuzimit, drejtori i ri firmos që Durim Bami të transferohet në burgun e Fushë-Krujës –

“Te ‘313’-ta do më vrasin!” Pas refuzimit, drejtori i ri firmos që Durim Bami të transferohet në burgun e Fushë-Krujës –

nga 27
10:55 | 18/04/2026
0

Vetëm një muaj pasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve refuzoi kërkesën e Durim Bamit për transferim nga paraburgimi Nr.313 në...

DAP zbarkon në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, nisin kontrollet e befta në qeli –

DAP zbarkon në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, nisin kontrollet e befta në qeli –

nga 27
10:47 | 18/04/2026
0

DAP ka zbarkuar mëngjesin e kësaj të shtune, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku ka nisur kontrolle...

U trajtua shtazërisht në qeli nga banditët me uniformë.. –

U trajtua shtazërisht në qeli nga banditët me uniformë.. –

nga 27
10:21 | 18/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reagua lidhur me dhunën e ushtruar ndaj protestuesve të opozitës. Me anë të një...

Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –

Si po përfiton qeveria 4.3 mln euro më shumë taksa nga kriza e naftës –

nga 27
10:13 | 18/04/2026
0

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale mbi rritjen e çmimit të karburanteve, duke theksuar...

Para
Tjetër skandal me ‘Air Albania’! Qytetarët shqiptarë braktisen në aeroportin e Stambollit

Tjetër skandal me 'Air Albania'! Qytetarët shqiptarë braktisen në aeroportin e Stambollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Te ‘313’-ta do më vrasin!” Pas refuzimit, drejtori i ri firmos që Durim Bami të transferohet në burgun e Fushë-Krujës –

“Te ‘313’-ta do më vrasin!” Pas refuzimit, drejtori i ri firmos që Durim Bami të transferohet në burgun e Fushë-Krujës –

10:55 | 18/04/2026
DAP zbarkon në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, nisin kontrollet e befta në qeli –

DAP zbarkon në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, nisin kontrollet e befta në qeli –

10:47 | 18/04/2026
U trajtua shtazërisht në qeli nga banditët me uniformë.. –

U trajtua shtazërisht në qeli nga banditët me uniformë.. –

10:21 | 18/04/2026
Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –

Si po përfiton qeveria 4.3 mln euro më shumë taksa nga kriza e naftës –

10:13 | 18/04/2026
Kthehet në normalitet trafiku detar në Gjirin Persik, 20 anije përshkojnë pa probleme Ngushticën e Hormuzit –

Kthehet në normalitet trafiku detar në Gjirin Persik, 20 anije përshkojnë pa probleme Ngushticën e Hormuzit –

09:37 | 18/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Te ‘313’-ta do më vrasin!” Pas refuzimit, drejtori i ri firmos që Durim Bami të transferohet në burgun e Fushë-Krujës –
  • DAP zbarkon në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, nisin kontrollet e befta në qeli –
  • U trajtua shtazërisht në qeli nga banditët me uniformë.. –
  • Si po përfiton qeveria 4.3 mln euro më shumë taksa nga kriza e naftës –
  • Kthehet në normalitet trafiku detar në Gjirin Persik, 20 anije përshkojnë pa probleme Ngushticën e Hormuzit –
  • Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Te ‘313’-ta do më vrasin!” Pas refuzimit, drejtori i ri firmos që Durim Bami të transferohet në burgun e Fushë-Krujës –
  • DAP zbarkon në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, nisin kontrollet e befta në qeli –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com