Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter, shuhet në moshën 100 vjeçare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter, shuhet në moshën 100 vjeçare

10:50 | 30/12/2024
në Bota, Kryesore
0

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter vdiq të dielën në moshën 100 vjeçare. Presidenti më jetëgjatë amerikan vdiq në shtëpinë e tij në qytetin e vogël Plains të Xhorxhias, ku ai dhe gruaja e tij, Rosalynn, e cila vdiq në moshën 96 vjeçare në nëntor 2023, kaluan pjesën më të madhe të jetët e tyre, njoftoi Qendra Carter.

“Themeluesi ynë, ish-presidenti i SHBA-së Jimmy Carter, ndërroi jetë këtë pasdite në Plains të Xhorxhias”, tha qendra në një postim në lidhje me vdekjen e tij në platformën e mediave sociale X. Në deklaratë thuhej se ai vdiq i qetë, i rrethuar nga familja e tij.

Pas një mandati në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, u angazhua për kauza të ndryshme nga shëndetësia tek demokracia globale dhe të tjera.

Read more

Sekretari Amerikan i Shtetit bën homazhe për Nënë Terezën –

“Tifozët në plan të parë”, Kryeministri britanik, letër para finales Arsenal-PSG –

Ishte shumë i fuqishëm dhe i frikshëm –

Tritol kantierit të kompanisë së ndërtimi në Kamëz, çfarë thotë policia –

Kur Jimmy Carter bëri betimin më 20 janar të vitit 1977, ai premtoi një “qeverisje të mirë, ashtu si populli amerikan”.

Presidenti Jimmy Carter, Fjalimi inaugurues i vitit 1977

“Nuk mund të ketë detyrë më fisnike dhe më ambicioze për Amerikën, në këtë ditë të një fillimi të ri, sesa të ndihmojë formimin e një bote të drejtë dhe paqësore”, tha ai.

Një bote që ai vazhdoi t’i kontribuojë përtej mandatit të tij të vetëm në Shtëpinë e Bardhë, duke u bërë laureat i Çmimit Nobel për Paqe. Ai është themelues i qendrës Carter, një organizatë globale jofitimprurëse, misioni i së cilës është “përhapja e paqes dhe shpresës, si dhe luftimi i sëmundjeve”.

“Punën e Qendrës Carter e shoh si vazhdimësi të asaj që u mundova të bëja si president”, tha ai më 2007.

Zoti Carter lindi në Plains të Xhorxhias më 1924. Ai u diplomua nga Akademia e Marinës amerikane më 1946, duke shërbyer si oficer nëndetëseje para se të kthehej në Plains më 1953 për të drejtuar fermën e familjes pas vdekjes së babait të tij.

Ish-presidenti hyri në politikë gjatë lëvizjes për të drejtat civile të viteve 1960. Ai shërbeu dy mandate si ligjvënës në Xhorxhia para se të bëhej guvernator i shtetit më 1971.

“U them sinqerisht se koha për diskriminimin racor ka mbaruar”, tha ai në fjalimin gjatë inaugurimit të tij si guvernator i Xhorxhias më 1971.

Ai u bë nga një guvernator jo shumë i njohur i jugut më 1971, në kandidatin fitues të zgjedhjeve presidenciale më 1976, pasi mposhti me rezultat të ngushtë republikanin Gerald Ford.

Ndërmjetësimi i marrëveshjeve në “Camp David” më 1979 dhe traktati përfundimtar i paqes midis Egjiptit dhe Izraelit ishte kulmi i presidencës së tij.

“Gjatë 25 viteve të kaluara kanë ndodhur katër luftra midis arabëve dhe izraelitëve, me egjiptianët në krye, të mbështetur nga Bashkimi Sovjetik. Egjipti ishte vendi i vetëm që mund ta sfidonte Izraelin ushtarakisht”, tha zoti Carter në një deklaratë më 2009.

Zoti Carter negocioi edhe një traktat që i ktheu Panamasë kontrollin e Kanalit të Panamasë dhe vendosi lidhje të plota diplomatike me Republikën Popullore të Kinës.

Por, revolucioni islamik i vitit 1979 në Iran ndryshoi kursin e presidencës së tij.

Protestat e udhëhequra nga klerikët shiitë rrëzuan udhëheqësin iranian të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, i cili u largua nga vendi.

Më vonë militantët sulmuan ambasadën amerikane në Teheran, duke marrë peng 66 amerikanë. Në fund të nëntorit, 13 pengje u liruan.

Në prill të vitit 1980, ish-presidenti autorizoi një operacion ushtarak për të liruar pengjet tjera. Operacioni dështoi dhe tetë pjesëtarë të ushtrisë amerikane vdiqën.

Zoti Carter u përball edhe me sfida të brendshme. Inflacioni dhe shkalla e papunësisë dëmtuan ekonominë, çka ndikoi në humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 1980 ndaj republikanit Ronald Reagan.

Më 20 janar të vitit 1981 – ditën e inaugurimit të Reaganit – Irani liroi gjithë pengjet amerikane.

Zoti Carter, i mposhtur dhe i dëshpëruar, u kthye në vendlindjen e tij për të planifikuar angazhimin e tij pas-presidencial.

“Po mendoja të bëja diçka të vogël, një zyrë pranë disa ndërtesave të bukura në Atlanta”, tha ai më 2007.

Rezultati ishte shumë më i madh.

Një organizatë jofitimprurëse e njohur botërisht, Qendra Carter ka monitoruar mbi 100 procese zgjedhore dhe ka ndërmjetësuar mosmarrëveshje duke filluar nga një bllokadë bërthamore me Korenë e Veriut më 1994 e deri tek një marrëveshje paqeje midis Ugandës dhe Sudanit.

Qendra angazhohet edhe për çështje shëndetësore duke luftuar sëmundjet në pjesët më të varfra të planetit. Çrrënjosja e sëmundjes parazitare ‘dracunculiasis’, e njohur si ‘Krimbi i Guinesë’, ishte qëllimi kryesor. Në vitin 2022 janë raportuar vetëm 13 raste në njerëz, numri më i ulët i të prekurve ndonjëherë me këtë sëmundje.

“Është vetëm një sëmundje në historinë e njerëzimit që është çrrënjosur. Ajo është lija, më shumë se tridhjetë vjet më parë. ‘Krimbi i Guinesë’ së shpejti do të jetë sëmundja e dytë në histori që do të fshihet nga faqja e dheut”, tha ai më 2009.

Angazhimi i zotit Carter për të ndihmuar njerëzimin e çoi atë në Oslo të Norvegjisë më 2002, ku pranoi Çmimin Nobel për Paqe.

“Çmimin Nobel për Paqe e fitova për shkak të punës së Qendrës Carter. Pra, do të isha plotësisht i kënaqur nëse trashëgimia ime do të jetë e bazuar mbi paqen dhe të drejtat e njeriut. Kush nuk e do këtë gjë?”, u shpreh zoti Carter më 2007.

Zoti Carter i mbijetoi kancerit të trurit më 2015 dhe kishte një jetë aktive deri në vitet e 90-a.

Por problemet shëndetësore dhe pandemia e koronavirusit më 2020 e mbylli atë në qytetin e tij të lindjes, ku kaloi vitet e fundit të jetës.

Në një nga paraqitjet e tij të fundit televizive, zoti Carter ndau me Zërin e Amerikës shpresat e tij për të ardhmen.

“Do të doja që në të ardhmen t’i shihja Shtetet e Bashkuara kampion në botë për paqen, të drejtat e njeriut dhe cilësinë e mjedisit dhe do të thosha duke i trajtuar të gjithë si të barabartë. Nëse mund ta bëjmë këtë, do të kishim një superfuqi të vërtetë në vendin, që unë e dua shumë”, tha ai më 2019.

/voa/

Të Lidhura

Sekretari Amerikan i Shtetit bën homazhe për Nënë Terezën –

Sekretari Amerikan i Shtetit bën homazhe për Nënë Terezën –

nga 27
13:01 | 24/05/2026
0

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka reaguar në lidhje me nderimin që sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, i bëri...

“Tifozët në plan të parë”, Kryeministri britanik, letër para finales Arsenal-PSG –

“Tifozët në plan të parë”, Kryeministri britanik, letër para finales Arsenal-PSG –

nga 27
12:29 | 24/05/2026
0

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, i ka nisur një letër zyrtare transmetuesit “TNT Sports”, duke kërkuar që...

Ishte shumë i fuqishëm dhe i frikshëm –

Ishte shumë i fuqishëm dhe i frikshëm –

nga 27
12:17 | 24/05/2026
0

“Patjetër që ka sinjalizime, ne marrim informacione dhe masa. Informacionet vijnë nga burime shumë të besueshme, ne zbresim poshtë për...

Tritol kantierit të kompanisë së ndërtimi në Kamëz, çfarë thotë policia –

Tritol kantierit të kompanisë së ndërtimi në Kamëz, çfarë thotë policia –

nga 27
10:53 | 24/05/2026
0

Tritol rrethimit të një kantieri ndërtimi në Kamëz. Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 03:40, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e...

Para
Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur 10 herë më shumë se paga

Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur 10 herë më shumë se paga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sekretari Amerikan i Shtetit bën homazhe për Nënë Terezën –

Sekretari Amerikan i Shtetit bën homazhe për Nënë Terezën –

13:01 | 24/05/2026
“Tifozët në plan të parë”, Kryeministri britanik, letër para finales Arsenal-PSG –

“Tifozët në plan të parë”, Kryeministri britanik, letër para finales Arsenal-PSG –

12:29 | 24/05/2026
Ishte shumë i fuqishëm dhe i frikshëm –

Ishte shumë i fuqishëm dhe i frikshëm –

12:17 | 24/05/2026
Tritol kantierit të kompanisë së ndërtimi në Kamëz, çfarë thotë policia –

Tritol kantierit të kompanisë së ndërtimi në Kamëz, çfarë thotë policia –

10:53 | 24/05/2026
Detajet/ “Mendova se nuk kishte fishek në fole”, si e qëlloi i riu shokun në kokë me pistoletë –

Detajet/ “Mendova se nuk kishte fishek në fole”, si e qëlloi i riu shokun në kokë me pistoletë –

10:43 | 24/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Sekretari Amerikan i Shtetit bën homazhe për Nënë Terezën –
  • “Tifozët në plan të parë”, Kryeministri britanik, letër para finales Arsenal-PSG –
  • Ishte shumë i fuqishëm dhe i frikshëm –
  • Tritol kantierit të kompanisë së ndërtimi në Kamëz, çfarë thotë policia –
  • Detajet/ “Mendova se nuk kishte fishek në fole”, si e qëlloi i riu shokun në kokë me pistoletë –
  • Harry Kane barazon rekordin mitik të Cristiano Ronaldos, nuk thyhej prej 11 vitesh! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sekretari Amerikan i Shtetit bën homazhe për Nënë Terezën –
  • “Tifozët në plan të parë”, Kryeministri britanik, letër para finales Arsenal-PSG –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com