Do të ndërtojë një pedonale 1 km të gjatë, Suli i fal pa garë 845 mln lekë Lush Osmanit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do të ndërtojë një pedonale 1 km të gjatë, Suli i fal pa garë 845 mln lekë Lush Osmanit

09:15 | 28/12/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Ndërsa në të gjithë botën qeverisja qendrore apo qeverisja vendore rrisin suportin financiar për qytetarët në sezon festash, këtu në Shqipëri me një dorë ua japin me tjetrën ua marrin. Kështu  po vepron kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, i cili do të shpenzojë 845 milionë lekë për të ndërtuar një pedonale vetëm 1 km të gjatë. Para që siguisht vilen nga taksat e qytetarëve, pra po u merren kështu ato pak bonuese që ju dhanë për festa.

Po flasim për tenderin me objekt “Ndertim PEDONALE “Liria-Skenderbeu”+ Ndertim Rruget “Zit Noka”+rruga paralel me Zit Noken+seg.pingul me rrugen Liria, Frutikulture”. Sipas dokumenteve në një lagje do të prishen lulishtet e vjetra dhe do të  ndërtohet një pedonale, paralel me të edhe një korsi biçikletash. Gjithsesi do të ketë gjatësi vetëm 1 km dhe mund të kursehej pak nga ai fondi i lartë.

Read more

“Nuk na dha asnjë alternativë”/ Banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Nuk tërhiqemi –

Partia nuk është pronë personale –

Partia nuk është pronë personale –

Grabitja kthehet në tragjedi! Shqiptari humb jetën gjatë arratisjes nga vila ku po vidhte –

Procedurat për këtë tender janë hapur që në tetor, ku saktësisht më datë 18 tetor është mbajtur tenderi.

Këtu ngremë një pikëpyetje përse u vonuan ka shumë kontrata, kur Suli  ka zgjedhur  rrugën e abuzimit dhe nuk ka zhvilluar një garë të rregullt.

Sipas të dhënave në dokumente,  7 kompani kanë dorëzuar oferta të ndryshme, por kjo nuk i ka bërë fare përshtypje Sulit, as nuk i ka marrë në konsideratë. Ai ka përjashtuar në fazën e parë 6 ofertat që nuk i leverdisnin, që të mos bëheshin pengesë për firmën që e kishte përzgjedhur vetë si fituese. Shpresa-Al SHPK e Lush Osmanit ishte e privilegjuara që kaloi e vetme në fazën finale, edhe pse kishte ofertën më të shtrenjtë.

Por në atë fazë ajo nuk kishte asnjë konkurrent përballë, kjo ishte gjë e mirë për komisionin pasi nuk u lodhën fare të vlerësojnë dokumente, por kanë shpallur menjëherë fitues Lush Osmanin. Gjithsesi, Suli është përpjekur të mbaj nën hije këtë aferë për dy muaj dhe vetëm më datë 12 dhjetor e ka bërë publike kontratën.

Gjithsesi nuk mund t’i shpëtonte lupës së Open Data Albania e cila i ka ngritur menjëherë Kartonin e Kuq,  i cili tregon njollosjen që i është bërë këtij tenderi nga Suli. Gjithashtu ndez alarmin për shifrat e frikshme që  Suli i shpërdoron me tenderë dhe asnjeri prej tyre  nuk është i rregullt.

Pazare me biznesmen të korruptuar

Lush Osmani ka ndikim të madh duke marrë fonde nga kryebashkiakët prej vitesh përmes Shpresa.al por, edhe kompanive të tjera që ai zotëron. Madje ai fitonte kontrata edhe në kohën kur ishte nën hetim nga SPAK për korrupsion.

Në 25 tetor të 2019, Policia e Durrësit shpalli në kërkim me urdhër të prokurorisë pronarin e kompanisë ‘Shpresa.al”, Lush Osmani.

Biznesmeni ishte i dyshuar si organizator dhe përfitues si skemës së tjetërsimit të tokës shtetërore pranë Kepit të Rodonit.

Osmani u shpall në kërkim policor si i dyshuar edhe për përfitimin e një godine në mënyrë korruptive si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe disa javë më pas, Osmani u vetëdorëzua në Policinë e Durrësit.

Fillimisht Prokuroria kërkoi izolimin e tij. Por më pas, e ndërroi masën në “Detyrim paraqitje” kundrejt garancisë pasurore dhe Gjykata e Durrësit e liroi. Mirëpo, llogaritë e hapura me drejtësinë nuk e kanë penguar Osmanin të jetë i preferuari i  kryebashkiakëve për tenderët!

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

“Nuk na dha asnjë alternativë”/ Banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Nuk tërhiqemi –

“Nuk na dha asnjë alternativë”/ Banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Nuk tërhiqemi –

nga 27
15:12 | 14/02/2026
0

Banorët e prekur nga projekti TID kanë dalë të zhgënjyer nga takimi mbi 2 orë me kryeministrin Edi Rama në...

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin! –

Partia nuk është pronë personale –

nga 27
14:56 | 14/02/2026
0

Ish-deputeti Ervin Salianji i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha, i cili tha se Salianji nuk ka lidhje me PD-në. Me...

Cili nen i statutit i ndalon anëtarët e kryesisë të takojnë demokratët? –

Partia nuk është pronë personale –

nga 27
14:50 | 14/02/2026
0

Ish-deputeti Ervin Salianji i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha, i cili tha se Salianji nuk ka lidhje me PD-në. Me...

Duhet t’a nisim nga vetja –

Grabitja kthehet në tragjedi! Shqiptari humb jetën gjatë arratisjes nga vila ku po vidhte –

nga 27
14:30 | 14/02/2026
0

Një shtetas shqiptar, i njohur më parë nga forcat e rendit, ka humbur jetën teksa po arratisej nga një vilë...

Para
Arif Tafani i fal 400 mln lekë Nuri Ballës për të pastruar barishtet e  digës

Arif Tafani i fal 400 mln lekë Nuri Ballës për të pastruar barishtet e digës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Nuk na dha asnjë alternativë”/ Banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Nuk tërhiqemi –

“Nuk na dha asnjë alternativë”/ Banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Nuk tërhiqemi –

15:12 | 14/02/2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin! –

Partia nuk është pronë personale –

14:56 | 14/02/2026
Cili nen i statutit i ndalon anëtarët e kryesisë të takojnë demokratët? –

Partia nuk është pronë personale –

14:50 | 14/02/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Grabitja kthehet në tragjedi! Shqiptari humb jetën gjatë arratisjes nga vila ku po vidhte –

14:30 | 14/02/2026
As Serbia nuk arriti të largojë kosovarët nga vendi i tyre, sa shpërnguli Rama për 10 vite nga Shqipëria –

As Serbia nuk arriti të largojë kosovarët nga vendi i tyre, sa shpërnguli Rama për 10 vite nga Shqipëria –

14:16 | 14/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Nuk na dha asnjë alternativë”/ Banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Nuk tërhiqemi –
  • Partia nuk është pronë personale –
  • Partia nuk është pronë personale –
  • Grabitja kthehet në tragjedi! Shqiptari humb jetën gjatë arratisjes nga vila ku po vidhte –
  • As Serbia nuk arriti të largojë kosovarët nga vendi i tyre, sa shpërnguli Rama për 10 vite nga Shqipëria –
  • Rama përballet me qytetarë pas daljes nga mbledhja në bashkinë e Durrësit: O hajdut! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Nuk na dha asnjë alternativë”/ Banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Nuk tërhiqemi –
  • Partia nuk është pronë personale –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com