Veliaj drejt fundosjes? Reagon SPAK: Ja 4 veprat penale që rëndojnë mbi kryebashkiakun – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj drejt fundosjes? Reagon SPAK: Ja 4 veprat penale që rëndojnë mbi kryebashkiakun

17:53 | 27/12/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

SPAK ka reaguar lidhur me hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me akuzat për korrupsion. Përmes një njoftimi, SPAK bën me dije se ekzistojnë të dhëna konkrete për 4 akuza lidhur me këtë çështje.

Dyshimet e SPAK janë për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Kujtojmë se ditën e djeshme Veliaj dëshmoi për më shumë se 5 orë në SPAK. Më herët Prokuroria Speciale ushtroi kontrolle në shtëpinë e Veliajt, nërkohë që ky i fundit nuk ndodhej në Shqipëri dhe sekuestroi celularin e gruas së tij, Ajola Xoxës.

Read more

Mos më jep leksione nacionalizmi –

Më vjen keq, por… –

Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit… –

Ndërhyri Policia e Shtetit… –

Reagimi i SPAK:

Në përgjigje të interesit tuaj ju komunikojmë: Mbi bazën e informacionit për referimin e veprës penale i datës 08.02.2024- i përpiluar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rregjistruar Procedimin Penal nr.27/2024, i cili fillimisht bën fjalë për veprën penale: “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Informacioni për referimin e veprës penale mori shkas nga një kallëzim i bërë nga shtetasi i vetëidentifikuar si N.A. Hetuesit e BKH-së, pas verifikimit të të dhënave dhe administrimit të provave dokumentare, referuan informacionin përkatës për veprën penale, mbi bazën e të cilit u rregjistrua procedimi penal i mësipërm.

Deri në këtë fazë të hetimit paraprak, nga provat e grumbulluara, është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat lidhen jo vetëm me veprën penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, por edhe me veprat penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 245, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a, pgf 2 i Kodit Penal.

Këto vepra janë pasqyruar tashmë edhe në Rregjistrin e Njoftimeve të Veprave Penale pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Të Lidhura

Mos më jep leksione nacionalizmi –

Mos më jep leksione nacionalizmi –

nga 27
21:45 | 01/06/2026
0

Ish-kryeministri grek, Alexis Tsipras, iu përgjigj ashpër kryeministrit shqiptar Edi Rama pas reagimit të këtij të fundit ndaj deklaratës së...

Më vjen keq, por… –

Më vjen keq, por… –

nga 27
21:37 | 01/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka komentuar pasditen e sotme protestën e qytetarëve në Tiranë, të cilët kërkonin anulimin e një projekti...

Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit… –

Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit… –

nga 27
20:59 | 01/06/2026
0

Anxhela Paparizo është liruar sot nga detyra si drejtoreshë e QSUT-së. Ajo do të zëvendësohet nga Rudina Degjoni. Paparizoi reagoi...

Ndërhyri Policia e Shtetit… –

Ndërhyri Policia e Shtetit… –

nga 27
20:43 | 01/06/2026
0

Ka reaguar për herë të parë qytetari që u dhunua nga rojet private gjatë protestës në Zvërnec. Me anë të...

Para
Hetimet e SPAK ndaj Veliajt, Berisha: Denoncuesi Nesti Angoni është Edi Rama

Hetimet e SPAK ndaj Veliajt, Berisha: Denoncuesi Nesti Angoni është Edi Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mos më jep leksione nacionalizmi –

Mos më jep leksione nacionalizmi –

21:45 | 01/06/2026
Më vjen keq, por… –

Më vjen keq, por… –

21:37 | 01/06/2026
Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit… –

Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit… –

20:59 | 01/06/2026
Ndërhyri Policia e Shtetit… –

Ndërhyri Policia e Shtetit… –

20:43 | 01/06/2026
“Shqipëria nuk është në shitje”! Mijëra vetë para Kryeministrisë, thërrasin: “Dorëheqje”! –

“Shqipëria nuk është në shitje”! Mijëra vetë para Kryeministrisë, thërrasin: “Dorëheqje”! –

20:27 | 01/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Mos më jep leksione nacionalizmi –
  • Më vjen keq, por… –
  • Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit… –
  • Ndërhyri Policia e Shtetit… –
  • “Shqipëria nuk është në shitje”! Mijëra vetë para Kryeministrisë, thërrasin: “Dorëheqje”! –
  • Sollën 650 bangladeshas, GJKKO dënon me 104 vite burg 19 anëtarë të rrjetit me bazë në Dubai –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mos më jep leksione nacionalizmi –
  • Më vjen keq, por… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com