Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë

16:03 | 20/12/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë, sipas të dhënave të fundit të INSTAT që matën të ardhurat dhe nivelin e jetesës në vitin 2023.

Që nga viti 2018, INSTAT e mat varfërinë në përputhje me metodologjinë e Eurostat nëpërmjet treguesit “Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social (AROPE) që u referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar nga ana materiale dhe sociale, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.

Sipas rezultateve të fundit, Shqipëria kishte 42.1% që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë. Po të marrim në konsideratë se me të dhënat e Cens 2023, popullsia e vendit ishte 2.4 milionë banorë dhe mbi 1 milion shqiptarë po përjetojnë një nga format e rënda të varfërisë.

Read more

Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri? –

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Qershor 2026 –

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 Qershor 2026 –

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave –

Të 1 milion shqiptarët jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).

Në nivel familje konsiderohen vështirësi:

  1. Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra;
  1. Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia;
  2. Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;
  3. Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë;
  4. Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme;
  5. Pamundësia financiare për të pasur një makinë për përdorim personal;
  6. Zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reje

Një individ mund të konsiderohet në vështirësi në rast se nuk ka:

  1. Mundësi për të pasur lidhje interneti;
  2. Zëvendësimi i rrobave të vjetra me disa rroba të reja;
  3. Të kesh dy palë këpucë që përshtaten siç duhet (përfshirë një palë këpucë për të gjitha stinët);
  4. Shpenzimi i një sasie të vogël parash çdo javë për veten e tij/saj;
  5. Mundësia për të pasur aktivitete të rregullta në kohën e lirë;
  6. Takime me miqtë/familjen për një pije/ vakt të paktën një herë në muaj.

Sipas Eurostat, Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Europë të popullsie në rrezik të varfërisë dhe privimit material.

Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30% ndërsa për Bosnjë Herzegovinën dhe Kosovën nuk ka të dhëna.

Të dhënat e Eurostat për vendet e Bashkimit Europian flasin se në vitin 2023, rreth 21.4% e popullsisë europiane ose 94.6 milionë banorë ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.

Të Lidhura

Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri? –

Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri? –

nga 27
07:48 | 01/06/2026
0

Media greke Protothema i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit që po ndodhin në Shqipëri, për sa i përket tensioneve të...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Qershor 2026 –

nga 27
07:30 | 01/06/2026
0

Dashi Dite e zymte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ju realizohet si...

E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash –

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 Qershor 2026 –

nga 27
07:28 | 01/06/2026
0

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin....

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave –

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave –

nga 27
23:30 | 31/05/2026
0

Tym i zi mbulon zonën e Bradasheshit. Pasditen e sotme janë djegur disa goma buzë lumit Shkumbin në afërsi të...

Para
Akuzohen se pastruan 11 mln euro para krimi nga parajsat fiskale/ Kush janë të arrestuarit (Foto)

Akuzohen se pastruan 11 mln euro para krimi nga parajsat fiskale/ Kush janë të arrestuarit (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri? –

Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri? –

07:48 | 01/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Qershor 2026 –

07:30 | 01/06/2026
E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash –

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 Qershor 2026 –

07:28 | 01/06/2026
Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave –

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave –

23:30 | 31/05/2026
Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave –

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave –

23:28 | 31/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri? –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 1 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 Qershor 2026 –
  • Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave –
  • Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave –
  • Do ta diskutojmë, do vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri? –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 1 Qershor 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com