Gentian Gjyli i dhuron Salillarit paratë e Korridorit VIII, 24 miliardë lekë për Elbasan-Papër jepen pa garë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gentian Gjyli i dhuron Salillarit paratë e Korridorit VIII, 24 miliardë lekë për Elbasan-Papër jepen pa garë

11:51 | 18/12/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

 

Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli, i bën dhuratat shumë më përpara se sa të vijnë Krishtlindjet dhe i ka me vlerë miliona euro. Në projektbuxhetin e vitit 2025 është parashikuar të financohen rreth 88 milionë euro për Korridorin VIII. Financimi për 14 lote të Korridorit VIII zë 26.6 për qind fondeve të brendshme për transportin rrugor të programuara për vitin që vjen.

Sipas të dhënave 8 lote punimesh do të financohen për zgjerimin e Elbasan -Qafë Thanë që kushtojnë rreth 34 milionë euro. Dhe Gjyli nuk ka pritur Vitin e Ri, por ka nisur të shpërndajë fondet. Në këtë kuadër është zhvilluar tenderi me objekt “Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paper Faza I”, (3.5 km), me fond limit  rreth 24 milionë euro, pra pjesa më e madhe e buxhetit për këtë anë të korridorit 8.

Read more

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat –

“Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën –

Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është… –

Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit –

Tenderi është shpallur me 7 tetor 2024 dhe afati për dorëzim ofertash ka qenë deri më 8 nëntor 2024.

 

Sikur e cekëm në fillim bëhet fjalë për një projekt të madh ku shpenzimet nuk kursehen, prandaj shohim që menjëherë janë hedhur në sulm kompanitë më të mëdha të ndërtimit në vend. Por Gjyli duke mësuar nga paraardhësi Berberi, e ka paracaktuar me herët fituesin.

Shkeljet

Në 20 nëntor 2024, kur është mbajtur tenderi rezulton se në garë ishte vetëm firma “Salillari” shpk, pasi 7 të tjerat ishin skualifikuar që në fazën e parë. Mes tyre edhe 3 ofertat më të ulëta që varionin nga 16 miliardë lekë në 18 miliardë lekë, ndërsa oferta e Pëllumb Salillari ofroi vlerën 20 miliardë lekë. Pra, minimalisht do ishin kursyer edhe 2 miliardë lekë të tjera, ose 4 në rastin më të mirë, por Gjyli ka ecur përpara me porosinë që ishte për oligarkun Salillari.

Pra, pa asnjë konkurrent përballë, Salillarit i është dhuruar menjëherë kontrata si fitues.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të Kuq”, që është shenja e korrupsionit. Epo, më mbarë se kaq nuk ka si të nisë 2025-a për Gjylin dhe Salillarin.

Sqarojmë se punimet për aksin Elbasan- Papër do të bëhen me 3 faza, dhe për secilën prej tyre është hartuar edhe nga një tender për mbikëqyrje punimesh. Kështu për fazën e parë veç 24 miliardë lekëve për punime do të shtohen edhe 191 mijë euro për personat që do bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të projektit.

Ndërsa për fazat e tjera do të shpenzohen nga 182 dhe 222 mijë euro për supervizimin punimesh.

Gentian Gjyli u emërua drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar më 28 mars 2024. Ndërsa ish-drejtori Evis Berberi u arrestua me 14 mars me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

SPAK zbuloi skemën si Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat –

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat –

nga 27
21:54 | 14/02/2026
0

Tirana dhe Partizani do të përballen të dielën në or 16:30 në “Air Albania”, në derbin e tretë të këtij...

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet prefekt i Tiranës –

“Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën –

nga 27
20:40 | 14/02/2026
0

Për herë të parë pasi mori postin e Kryeinpektorit Dashnor Sula në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Rudina...

Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është… –

Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është… –

nga 27
19:24 | 14/02/2026
0

Është arrestuar në Arezzo autori i dyshuar për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u ekzekutua me armë...

Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit –

Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit –

nga 27
19:18 | 14/02/2026
0

Deputetja e PD-së për qasrkun e Dibrës Denisa Vata ka publikuar një video të dëmtimit të skarpatës anësore tëb Rrugës...

Para
SPAK e ka nën hetim, Leonard Hide sfidon me tendera pa garë, i jep 30 MLN lekë Isuf Meçit

SPAK e ka nën hetim, Leonard Hide sfidon me tendera pa garë, i jep 30 MLN lekë Isuf Meçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat –

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat –

21:54 | 14/02/2026
Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet prefekt i Tiranës –

“Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën –

20:40 | 14/02/2026
Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është… –

Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është… –

19:24 | 14/02/2026
Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit –

Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit –

19:18 | 14/02/2026
Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se… –

Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se… –

18:16 | 14/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat –
  • “Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën –
  • Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është… –
  • Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit –
  • Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se… –
  • Çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat –
  • “Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com