Sukseset e qeverisë ‘Rama’! Sondazhi: 36 për qind e të rinjve duan të emigrojnë sa më parë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sukseset e qeverisë ‘Rama’! Sondazhi: 36 për qind e të rinjve duan të emigrojnë sa më parë

15:24 | 11/12/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Një sondazh me 680 të rinj të moshës 14 -29 vjeç në Shqipëri gjatë periudhës shkurt- mars 2024, i cili u udhëhoq nga “Friedrich-Ebert-Stiftung” evidentoi se, të rinjtë shqiptarë janë ende të pushtuar nga një “nxitim emigrimi”, duke e konsideruar atë si opsionin e vetëm kur bëhet fjalë për hyrjen tregun global të punës. Emigrimi shihet si një mundësi për të rinjtë.

Rezultatet e anketës treguan se më shumë se 40% e të rinjve që nuk kanë qenë ende jashtë vendit duan të largohen në të ardhmen, veçanërisht gratë e reja.

Më shumë se një e treta e të rinjve (36%) ushqejnë një dëshirë të fortë për të lënë vendin. Midis tyre, 11% do të largohen brenda 6 muajve të ardhshëm.

Read more

Rama po tenton të njollosë protestën, qytetarët të mos bien pre e provokimeve –

Rezistenca në formën e saj më të mirë –

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, i plagosuri humb jetën në Spitalin e Traumës –

Nuk e dinim që kompleksi stërvitor kishte pronarë, disa prona nuk ishin të regjistruara –

Faktori kryesor që shtyjnë të rinjtë të largohen janë standardet më të larta të jetesës dhe kushte më të mira për punë.

Më shumë se 28% e atyre që duan të largohen nuk mendojnë të rikthehen sërish në Shqipëri.

Studimi theksoi se arsimi konsiderohet si një nga çështjet më të rëndësishme për rininë shqiptare. Në kushtet e një ekonomie tregu globale ku mbizotërojnë aftësitë e shumëfishta dhe tregu fleksibël i punës po bëhet realitet, arsimi po kthehet në një mjet shumë të vlefshëm.

Ai po merr një rëndësi të madhe, veçanërisht në ditët e sotme, kur të rinjtë po përballen me sfidat e Revolucionit të Katërt Industrial ose të së ashtuquajturës Ekonomia 4.0, e drejtuar nga novacioni i teknologjisë së informacionit dhe ndikimi i paparashikueshëm i Inteligjencës Artificiale në shumë profesione.

Shumica e të rinjve shqiptarë ende vazhdojnë të shohin arsimimin jashtë vendit si mundësinë më të mirë, dhe kjo kërkon hapa të shpejtë për masa konkrete në lidhje me cilësinë e arsimit brenda vendit.

Studimi më vë në dukje se shoqëria shqiptare është polarizuar dukshëm nga pikëpamja e pasurisë për shkak të një periudhe të ashpër tranzicioni, me një kapitalizëm kaotik pa rregulla të qarta dhe pa konkurrencë tregu.

Në këtë mënyrë, statusi social i të rinjve duket se vendoset kryesisht në bazë të fuqisë së parave dhe jo të punës e kontributit të vërtetë vetjak për të mirën e përbashkët.

Të dhënat nxjerrin në pah faktin se të rinjtë përballen me fenomene të dhunës dhe të kriminalitetit, që shpesh ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës së tyre dhe në besimin që kanë tek institucionet, veçanërisht ato të drejtësisë.

Pavarësisht se ata besojnë te forca e tyre si një instrument ndryshimi brenda shoqërisë, kjo mbetet më shumë një vetë-ndërgjegjësim sesa një bindje e shfaqur përmes veprimeve./Monitor

Të Lidhura

Rama po tenton të njollosë protestën, qytetarët të mos bien pre e provokimeve –

Rama po tenton të njollosë protestën, qytetarët të mos bien pre e provokimeve –

nga 27
13:03 | 08/06/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj qëndrimeve dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama në prag të protestës...

Rezistenca në formën e saj më të mirë –

Rezistenca në formën e saj më të mirë –

nga 27
12:31 | 08/06/2026
0

Ish-kreu i Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Enio Jaço ka marrë pjesë në protestat e mijëra qytetarëve që kërkojnë largimin e...

I mituri u transportua drejt Traumës, në gjendje kritike –

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, i plagosuri humb jetën në Spitalin e Traumës –

nga 27
12:07 | 08/06/2026
0

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Kamëz, ku si pasojë një person ka humbur jetën. I plagosuri...

SPAK nuk ka sjellë asnjë provë –

Nuk e dinim që kompleksi stërvitor kishte pronarë, disa prona nuk ishin të regjistruara –

nga 27
11:55 | 08/06/2026
0

 Ish-drejtoresha në Ministrinë e Sportit, Violeta Shqevi ka dëshmuar sot në GJKKO në seancën e dosjes “Partizani”.  Shqevi deklaroi se ka...

Para
Gjykata e Lartë nis procedurat për zëvendësimin e Holta Zaçajt në krye të Kushtetueses

Gjykata e Lartë nis procedurat për zëvendësimin e Holta Zaçajt në krye të Kushtetueses

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama po tenton të njollosë protestën, qytetarët të mos bien pre e provokimeve –

Rama po tenton të njollosë protestën, qytetarët të mos bien pre e provokimeve –

13:03 | 08/06/2026
Rezistenca në formën e saj më të mirë –

Rezistenca në formën e saj më të mirë –

12:31 | 08/06/2026
I mituri u transportua drejt Traumës, në gjendje kritike –

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, i plagosuri humb jetën në Spitalin e Traumës –

12:07 | 08/06/2026
SPAK nuk ka sjellë asnjë provë –

Nuk e dinim që kompleksi stërvitor kishte pronarë, disa prona nuk ishin të regjistruara –

11:55 | 08/06/2026
380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 ulje dënimi –

380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 ulje dënimi –

11:47 | 08/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama po tenton të njollosë protestën, qytetarët të mos bien pre e provokimeve –
  • Rezistenca në formën e saj më të mirë –
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, i plagosuri humb jetën në Spitalin e Traumës –
  • Nuk e dinim që kompleksi stërvitor kishte pronarë, disa prona nuk ishin të regjistruara –
  • 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 ulje dënimi –
  • Kënga e një shpendi është më shumë se tingull! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama po tenton të njollosë protestën, qytetarët të mos bien pre e provokimeve –
  • Rezistenca në formën e saj më të mirë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com