Veliaj prishet me Pjetër Trashajn, biznesmeni denoncon tenderin 432 MLN lekë për shkurre – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj prishet me Pjetër Trashajn, biznesmeni denoncon tenderin 432 MLN lekë për shkurre

14:10 | 09/12/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Disa kohë më parë pati përplasje mes bizneseve për tenderin e druve të zjarrit nga Bashkia Tiranë që përfundoi deri në kanosje mes tyre, tani ka nisur sherri për drutë dekorativë.

Në fakt, ngjarja e fundit mund të jetë keqkuptim mes Veliaj dhe biznesmenit Pjetër Trashajt, që nuk po gjejnë “koordinim” në tendera. Brenda një vitit mes tyre shohim tendera dhuratë, denoncime, pajtime e tani sërish kanë “probleme”.

Në këtë muaj që Erion Veliaj po përgatitet për festa, Trashaj e ka denoncuar në KPP për tenderin me objekt  ‘Blerje drurë dhe Shkurre’, që është hapur nga Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit Tiranë.

Read more

Shqipëri e re, Revolucion –

Ejani në tryezën e bisedimeve –

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

Kryebashkiaku ka planin që të shpenzojë 432 milionë lekë për të blerë këto shkurre.

Por Trashaj këtë herë nuk ka qenë i përzgjedhur i Veliajt dhe më datë në datën 4 dhjetor 2024 e ka denoncuar procedurën e prokurimit. Nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike pranë autoritetit kontraktor dhe njëherazi pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa e kësaj firme. Nga shqyrtimi paraprak i ankesës së sipërcituar, u konstatua se objekti lidhet me vendimmarrjen e autoritetit kontraktor për anulimin e procedurës së prokurimit objekt ankimi.

Denoncimi

Drejtoria e Pastrimit ka anuluar tenderin duke pretenduar se asnjë nga operatorët nuk ka dorëzuar artikujt e produkteve me specifikime konkrete. Në fakt, sipas ankimuesit, bashkia nuk ka sqaruar se për cilët artikuj bëhet fjalë, pasi për disa prej tyre vetë autoriteti në dokumente nuk ka kërkuar kritere specifike, por të përgjithshme. Në këtë pikë, Trashaj ngre dyshime se Autoriteti Kontraktor ka bërë anulim të tenderit të pa bazë ligjore.

“Nga përgjigja e AK nuk rezulton tё jenë evidentuar dhe individualizuar specifikimet konkrete dhe pёr cilët artikuj ka pretendime se specifikimet janë tё përgjithshme, tё paplota, apo ka mangësi konkrete tё asaj natyre tё cilat shkaktojnë konfuzion apo vështirosi nё ndërtimin e ofertës, pra qartazi, lidhur me kёtё arsye tё AK kemi tё bëjmë me njё pretendim tё pabazuar, tё pa provuar dhe tё pa mbështetur nё fakte e prova nga AK; b) Referuar procedurës sё prokurimit, nuk rezulton qё ndonjë OE tё ketë ngritur pretendime mbi specifikime teknike tё paqarta, apo tё përgjithshme. Po kështu edhe ofertat e paraqitura janё tё plota. Ky fakt e rrezon pretendimin e AK mbi mosdetajimin e specifikimeve dhe lënien e tyre tё përgjithshme”.

 

Madje i indinjuar me këtë situatë, Trashaj nxjerr edhe parregullsi të tjera të këtij institucioni.

“Sjellim nё vëmendjen tuaj se AK Juaj prej disa vitesh prokuron tё njëjtin procedure prokurimi (procedura tё përfunduara dhe realizuara me sukses) dhe specifikimet teknike nё procedurat e mёparshme kanё qenё ekzaktёsisht si specifikimet nё procedurën konkrete. Atëherë ku qëndron shkelja?”.

Deri më tani as Veliaj nuk ka dhënë përgjigje dhe as KPP nuk ka dalë në një vendim. Por e shohim qartë që kemi të bëjmë me pazare tenderësh dhe një lojë e vazhduar mes Veliajt dhe Trashajt.

Një vit më parë nisi përplasja mes Veliajt dhe Trashajt, kur ky i fundit e denoncoi në KP për një tender që zhvillohej për “Pyllin Orbital” që tashmë është bërë legjendë.

Pas këtij denoncimi Veliaj mori hak ndaj tij, APP e përjashtoi për një vit nga mundësia për të marrë pjesë në garat e prokurimeve.

Por kjo nuk zgjati shumë, ishte po Veliaj ai që pas 2 javësh i dhuroi pa garë fare tenderin 583 milionë lekë për shkurre dekorative, edhe pse “Albgarden” ishte e përjashtuar e urdhër të APP.

Epo tani një mërzi iu paska hyrë sërish në mes. Pritet vendimi i KPP, të ndajë pazarin mes tyre. Por, nuk ka shumë kohë, sepse ka nisur numërimi mbrapsht i Drejtësisë për kryetarin e Bashkisë. Kujtojmë se tre ditë më parë SPAK shkoi në banesën e Veliajt për “vizitë” më kuadër të hetimit pasuror.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Të Lidhura

Shqipëri e re, Revolucion –

Shqipëri e re, Revolucion –

nga 27
23:24 | 07/06/2026
0

Marshimi i protestuesve kundër qeverisë Rama duket sikur se nuk ka fund. Qytetarët janë ulur këmbëkryq në bulevardi “Dëshmorët e...

Ejani në tryezën e bisedimeve –

Ejani në tryezën e bisedimeve –

nga 27
22:52 | 07/06/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani duhet të “kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të arrijë një marrëveshje”...

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

nga 27
22:16 | 07/06/2026
0

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës. Pas më shumë se 95% të kutive të numëruara,...

Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

nga 27
21:30 | 07/06/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=maBTZiXoavk Sa shumë investime në emër të Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë! Ka dy vjet që godina është shqepur, dy...

Para
Shqipëria nga fundi për investimet e huaja, investitorët i merr Maqedonia e Veriut

Shqipëria nga fundi për investimet e huaja, investitorët i merr Maqedonia e Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëri e re, Revolucion –

Shqipëri e re, Revolucion –

23:24 | 07/06/2026
Ejani në tryezën e bisedimeve –

Ejani në tryezën e bisedimeve –

22:52 | 07/06/2026
Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

22:16 | 07/06/2026
Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

21:30 | 07/06/2026
Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

20:54 | 07/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëri e re, Revolucion –
  • Ejani në tryezën e bisedimeve –
  • Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –
  • Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –
  • Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –
  • Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëri e re, Revolucion –
  • Ejani në tryezën e bisedimeve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com