Veliaj drejt prangave? Oficerët e BKH bastisin banesën e kryebashkiakut, gruas i sekuestrojnë telefonin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj drejt prangave? Oficerët e BKH bastisin banesën e kryebashkiakut, gruas i sekuestrojnë telefonin

14:12 | 06/12/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mësyrë që në orët e para të mëngjesit për kontroll në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në zonën e “Kodrës së Diellit”, në kryeqytet.

Sipas burimeve, 5 oficerë të BKH-së, me mandate kontrolli, kanë shkuar rreth orës 8 të mëngjesit në banesën e Veliajt, por janë përballur me një situatë të pazakontë, pasi dera e banesës nuk është hapur. Vetëm pas mbi 1 orë pritje, oficerët e BKH janë futur për kontroll në banesën e kryebashkiakut.

Agjentët e BKH poshtë banesës së Veliajt

Sipas burimeve ende të pakonfirmuara zyrtarisht nga prokuroria, oficerët e BKH-së kanë sekuestruar telefonin e bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxa, si dhe kanë shkuar për kontroll dhe në zyrat e bashkisë Tiranë.

Kontroll është ushtruar edhe në selinë e galerisë ‘Harabel’ së Xoxës, që ndodhet në zonën e ish-bllokut.

Disa orë pas publikimeve në media të aksionit, SPAK reagoi shkurtimisht duke njoftuar se “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment”.

Erion Veliaj po hetohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve, aferën “5D”, por edhe në hetim pasuror së bashku me familjen.

Ndërkohë që agjentët kanë shkuar në banesën e Veliajt, sipas zyrës së shtypit pranë Bashkisë Tiranë, kryebashkiaku nuk ndodhej aty, pasi është në një vizitë dy ditore në Hamburg të Gjermanisë.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2024/12/video-shtepia-e-Veliajt.mp4

Dosja “5D”

Për dosjen e njohur si “5D”, SPAK thotë se nga hetimet e deritanishme, ka faktuar se dy drejtorët e Erion Veliajt, Redi Molla dhe Mariglen Qato, si drejtues të Ujësjellësit, i kanë dhënë tendera një kompanie që de facto ishte në pronësi të tyre. Kontrata të tjera kanë marrë dhe nga vetë institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj, si dhe ente të tjera në varësi të Bashkisë Tiranë, duke përdorur pushtetin e tyre si të zgjedhurit e Veliajt. Vlerësohet se paratë e përfituara nga procedurat tenderuese i kalojnë 30 milionë euro. Kompania e drejtorëve të Veliajt ka përfituar nga bashkia Tiranë disa leje ndërtimi. Po ashtu, rezulton e lidhur me një hotel në Durrës që ka marrë nga qeveria “statusin special” që konsiston në falje të taksave.

Një komunikim konfidencial i një punonjëseje të firmës së Mollës e Qatos sugjeron se bosi i vërtetë i hotelit në Durrës dhe kompanisë “5 D” që thithte paratë e taksapaguesve është vetë shefi i bashkisë, Erion Veliaj.

Ndërkaq, hetimet janë në vijim teksa dyshohet se të tjera procedura tenderuese janë përfituar nga “5D” në mënyrë të paligjshme, nga Bashkia Tiranë dhe të tjera institucione.

Read more

Policia godet rrjetin e prostitucionit te Shkëmbi i Kavajës, kolumbianet në qendër të hetimeve –

Digjet gjatë natës supermarketi në Shkodër, çfarë dyshohet –

Kthimi i Belës, vazhdim i aferave me Ramën dhe i skemës së grabitjes së qytetarëve –

Konflikt mes të rinjve, dy të arrestuar dhe 5 të mitur nën hetim –

Inceneratori i Tiranës

Një tjetër aferë për të cilën Veliaj po hetohet është ajo e inceneratorit të Tiranës – e cilësuara afera e shekullit e që vlerësohet se u ka kushtuar taksapaguesve më shumë se 100 milionë euro. Veliaj është personi që i ka hapur rrugën koncesionit të inceneratorit duke u shprehur “dakord në parim” në emër të Bashkisë Tiranë, përmes një dokumenti që mban datën 27 Mars 2017, dërguar ish-Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako. Opozita akuzon se kryebashkiaku në këtë rast, ka tejkaluar kompetencat duke anashkaluar rolin e këshillit bashkiak në shprehjen e qëndrimit.

Ndërsa Taulant Tushe, një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Veliajt, sipas hetimeve të SPAK, është angazhuar për të ndihmuar Klodian Zoton të shtjerë në dorë kontratën koncesionare dhe miliardat që vinin pas.

Veliaj është quajtur “pronari faktik” i inceneratorit të Tiranës nga Arben Ahmetaj, ish-bashkëpunëtor i afërt me kryeministrin Edi Rama, tanimë në arrati.

Denoncime të tjera dhe hetimi pasuror

Veliaj gjithashtu është akuzuar publikisht dhe denoncuar në Prokurorinë e Posaçme, kryesisht nga opozita, për të tjera afera të dyshuara korruptive.

Tenderat e dyshimtë korruptivë të Bashkisë Tiranë ka qenë gjithashtu në qendër të raportimeve mediatike në mënyrë periodike. Afera të dyshimta korruptive me personazhe familjarët e kryebashkiakut janë raportuar gjithashtu nga media.

Disa muaj më parë, u publikua një dokument që zbuloi se Prokuroria e Posaçme u kërkonte bankave të nivelit të dytë informacione mbi llogaritë bankare të kryebashkiakut, bashkëshortes së tij, nënës dhe vëllait.

Më 30 Prill, Veliaj u thirr në Prokurorinë e Posaçme, ku dëshmoi për gati tetë orë.

Në media ka pasur raportime se ndaj kryebashkiakut është vendosur masë sigurie lidhur me procedimin penal për inceneratorin e Tiranës, megjithatë kjo asnjëherë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga SPAK apo Gjykata e Posaçme.

Të Lidhura

Policia godet rrjetin e prostitucionit te Shkëmbi i Kavajës, kolumbianet në qendër të hetimeve –

Policia godet rrjetin e prostitucionit te Shkëmbi i Kavajës, kolumbianet në qendër të hetimeve –

nga 27
11:16 | 13/12/2025
0

Finalizohet faza e 11-të e operacionit policor të koduar “STORM” për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Kishin marrë një...

Digjet gjatë natës supermarketi në Shkodër, çfarë dyshohet –

Digjet gjatë natës supermarketi në Shkodër, çfarë dyshohet –

nga 27
11:00 | 13/12/2025
0

Një supermarket në zonën e Kryebushatit, në Bashkinë Vau-Dejës, është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të...

Kthimi i Belës, vazhdim i aferave me Ramën dhe i skemës së grabitjes së qytetarëve –

Kthimi i Belës, vazhdim i aferave me Ramën dhe i skemës së grabitjes së qytetarëve –

nga 27
10:46 | 13/12/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër ndaj rikthimit të Belës në skenë, duke e cilësuar këtë zhvillim...

(VIDEO) Sherr me thika mes adoleshentëve para gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër/ Dy vëllezër mbeten të plagosur –

Konflikt mes të rinjve, dy të arrestuar dhe 5 të mitur nën hetim –

nga 27
10:32 | 13/12/2025
0

Në Shkodër, dy persona, 24 dhe 19 vjeç, janë arrestuar pas një konflikti fizik në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku...

Para
Agron Malaj do të vadisë në dimër! I firmos 13 MLN lekë Fatos Brajës, tenderi me “Flamur të Kuq”

Agron Malaj do të vadisë në dimër! I firmos 13 MLN lekë Fatos Brajës, tenderi me “Flamur të Kuq”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Policia godet rrjetin e prostitucionit te Shkëmbi i Kavajës, kolumbianet në qendër të hetimeve –

Policia godet rrjetin e prostitucionit te Shkëmbi i Kavajës, kolumbianet në qendër të hetimeve –

11:16 | 13/12/2025
Digjet gjatë natës supermarketi në Shkodër, çfarë dyshohet –

Digjet gjatë natës supermarketi në Shkodër, çfarë dyshohet –

11:00 | 13/12/2025
Kthimi i Belës, vazhdim i aferave me Ramën dhe i skemës së grabitjes së qytetarëve –

Kthimi i Belës, vazhdim i aferave me Ramën dhe i skemës së grabitjes së qytetarëve –

10:46 | 13/12/2025
(VIDEO) Sherr me thika mes adoleshentëve para gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër/ Dy vëllezër mbeten të plagosur –

Konflikt mes të rinjve, dy të arrestuar dhe 5 të mitur nën hetim –

10:32 | 13/12/2025
Fermerët në protestë bllokojnë Kakavijë–Janinë, qarkullimi ndalet për 3 orë –

Fermerët në protestë bllokojnë Kakavijë–Janinë, qarkullimi ndalet për 3 orë –

10:16 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Policia godet rrjetin e prostitucionit te Shkëmbi i Kavajës, kolumbianet në qendër të hetimeve –
  • Digjet gjatë natës supermarketi në Shkodër, çfarë dyshohet –
  • Kthimi i Belës, vazhdim i aferave me Ramën dhe i skemës së grabitjes së qytetarëve –
  • Konflikt mes të rinjve, dy të arrestuar dhe 5 të mitur nën hetim –
  • Fermerët në protestë bllokojnë Kakavijë–Janinë, qarkullimi ndalet për 3 orë –
  • Bisedimet vendimtare për luftën në Ukrainë, i dërguari i Trump takohet me Zelenskyn –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Policia godet rrjetin e prostitucionit te Shkëmbi i Kavajës, kolumbianet në qendër të hetimeve –
  • Digjet gjatë natës supermarketi në Shkodër, çfarë dyshohet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com