Salianji merr vendimin e zbardhur të Gjykatës për dënimin: Qesharak dhe skandaloz, pa asnjë provë… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Salianji merr vendimin e zbardhur të Gjykatës për dënimin: Qesharak dhe skandaloz, pa asnjë provë…

15:14 | 18/11/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Demokrati Ervin Salianji ka reaguar sërish nga burgu i Fierit, ku vuan dënimin prej afro dy muajsh.

Salianji ka marrë vendimin e zbardhur për dënimin e tij me 1 vit burg, ku shprehet se është vendim qesharak dhe skandaloz.

Ndërsa të tjera me ironi, ai shprehet se “gjykata po na mëson si bëhet politikë”.

Read more

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

Reagimi:

Qesharake, skandaloze dhe monstruoze;
Gjykata e Ramës në vendimet juridike, na mëson si bëhet politikë!
Pas 50 ditësh në burg pa një vendim të zbardhur, teksa e vuaj dënimin pa arsyetim e referenca ligjore, më në fund ja behu fermani.
Edhe pse nuk kisha shumë pritshmëri, gjithsesi, isha në pritje për të parë se çfarë kanë argumentuar.
Ose më saktë, çfarë produkti do të kishte dalë nga ajo përpëlitje, për të justifikuar dënimin politik pa ligj të një kundërshtari të regjimit.
Dhe e lexuam! Lexojeni:
“….Në përgjithësi deklarimet publike përfaqsojne “modus operandin” me anë të së cilës politikanët apo përfaqësuesit e grupimeve te mëdha politike në pushtet apo në opozitë, prezantojnë shqetesimet për fenomene te ndryshme, që u kanë terhequr vemenden atij/atyre, partnereve ndërkombëtare, shoqërisë shqiptare veçanërisht kur është fjala për rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit”..
Ky paragraf dhe të tjere si ky, e besoni apo jo, shkruhen në një arsyetim gjykate, pasi e kanë syrgjynosur dikë në izolim!
Aty ku duhet te kishte prova, argumenta ligjore, fakte të pastra, se ku është shkelur ligji, është shkruar me delire të këtyre përmasave idioteske, se si behet politike. Dhe si bëhet politikë e përcaktojnë gjyqtarët.
Pra paskemi një gjykatë morali, që të dënon sipas një interpretimi etik të saj. A nuk ndodh kjo dhe në Iran? Po cilin besim përfaqësojnë, apo gardianë të cilit besim janë këta? Të asaj “feje” që quhen rilindje, dhe të teokratit Ramë?
E kotë t’i bësh Zotit një kërkesë, si ajo thirrja e Volterit: Të lutem bëji armiqtë e mi qesharake! Nuk ka nevojë për lutje. Ata janë qesharakë. Janë shumë qesharakë.
Miq të nderuar, pasi lexova vendimin e zbardhur, kam qartësine e trishte se arsyeja perse nuk e shkruanin vendimin, dhe u deshën 50 ditë për këtë manifest anti-ligj e anti-kushtetutë, ishte zori për të përpiluar një urdhër të Edi Ramës. Kur e lexon atë vendim, kupton që ata janë perpëlitur në ethe e siklete jo të vogla, që te gjejne ndonje ligj ku të kapen, e në fund kanë shkarravitur çfarë Rama do, çfarë Rama paralajmëroi, çfarë Rama mbrojti në publik pas shpalljes së verdiktit.
Në dëshpërim për të pasur diçka konkrete, kanë shkuar deri aty sa kanë manipuluar dhe shtuar prova të paqena, gjithnjë të udhëhequr nga piketat që sunduesi i kishte lëshuar në publik. E kjo shkon deri aty sa nisin të mesojne partitë politike, deputetët dhe përfaqësuesit e partive, se si të bëjnë politike!
Tre gjyqtarët që për përfaqësuesit ndërkombëtarë( ONM) duhet të shkarkoheshin, i kthejnë “nderin” atyre që i mbajtën, kryeministrit dhe ish-drejtuesit të reformës në drejtësi! Gjykata në vendim, siç po e lexoni, na mëson se si “i shërbehet forcës politike që përfaqësojmë”!
Pas 50 ditësh në burg e pasi për herë të parë në 34 vite dënohet një shtetas, (lënë menjane nje deputet, lënë menjanë një funksionar i parlamentit si nënkryetar i grupit parlamentar), pa referencë në asnjë ligj, dhe duhet të lexoj edhe manipulime provash. Si kjo, kur e nisin jo nga faqja 1 por 3, se aty i leverdis, e citojne jo nga pergjimi 2 por 5 se aty po i leverdis. Një selektim banal, një monstrouzitet i pashkallë.
Dua ta përsëris, sepse në këtë vend çdo gjë po shkruhet ne rërë dhe vjen hataja e rradhes e fshin tragjedinë e parandodhur.
Miq, drejta e fjalës është e drejtë e pamohueshme e njeriut dhe jo vetem e politikanit, e nese lejojmë që gjykatat të marrin rolin paternalist ndaj verbit, të përcaklojnë ato kodin e etikës dhe guidën e luftës politike, ne e kemi shkaterruar me themel shtetin e se drejtes. Kemi lejuar një gremisje të vendit dhe aspiratës europiane. Kemi lënë të ndodhë një dëm I parikuperueshëm.
Dhe më e rëndë se sa budallallëku, është halli që i detyron të shkojnë në këtë batak, është borxhi që i kanë Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës që i shpëtuan nga vetingu, u mbuluan cenet, kur ONM (Nderkombetaret) kanë kërkuar që të shkarkohen!
Vendimi perveçse ka lajthitje dhe tejkalim të çdo norme të shtetit të së drejtes, është marrë tërësisht duke manipuluar provat, duke mos degjuar asnjë argument të shoqeruar me prova shkencore e duke thënë, të pathenshmen.
Kanë shkruar se; akuza qënka ngritur duke e printuar nga mediat. Kanë shkruar se denoncimi publik është i pavërtetë sipas tyre, kjo kur pas daljes time, trafikanti nderkombetar i drogës shkoi në burg brenda ditës. Trafikanit vërteton akuzën time, gjykata mbron trafikantin e vfëllain e tij, dhe dënon denoncuesin!
📌Përmbledhtazi;
-Manipulimi i provave shkencore që vertëtojnë 100% denoncimin,
-Mungesa e hetimit për trafikun e drogës për shkak se i denoncuari shkoi ne Itali, se më mire burg atje, se halle të reja me ligjin në Shqipëri,
-Vertetimi nga agjensia britanike JP French se zëri i publikuar është i ngjashëm me zerin e Agron Xhafajt,
-Tabulatet dhe qelizat telefonike,
Te gjitha deshmite e deklarimet vertetojne se gjithçka kemi denoncuar është e vërtetë. Kjo e vertete, në fakt ka detyruar gjykaten të perpelitet e të mashtrojë hapur dhe te shmange leximin e provave duke prodhuar nje turp!
‼️Ky është momenti dhe leximi i parë, më tej, do të bëj publike të gjithë manipulimet dhe shkeljet e këtij vendimi të marrë nga Edi Rama e të zbardhur me vonesë, me turp nga Gjykata.

Të Lidhura

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

nga 27
17:31 | 04/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale...

Për momentin, jo në krye të axhendës –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

nga 27
17:13 | 04/06/2026
0

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio pohoi se zgjerimi i NATO-s duke përfshirë Kosovën nuk është aktualisht në krye të...

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

nga 27
16:57 | 04/06/2026
0

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dolën një një konferencë për shtyp sa...

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

nga 27
16:47 | 04/06/2026
0

Violand Braçellari është autori i ngjarjes së rëndë në fshatin Lozhan të zonës së Maliqit në Korçë. 43-vjeçari ishte i...

Para
Lihen në qeli 10 të arrestuarit për drogën nga Amerika Latine, venezueliani: Erdha për të mbjellë flokët

Lihen në qeli 10 të arrestuarit për drogën nga Amerika Latine, venezueliani: Erdha për të mbjellë flokët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

17:31 | 04/06/2026
Për momentin, jo në krye të axhendës –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

17:13 | 04/06/2026
“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

16:57 | 04/06/2026
Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

16:47 | 04/06/2026
Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

15:31 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –
  • Për momentin, jo në krye të axhendës –
  • “Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –
  • Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –
  • Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –
  • Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –
  • Për momentin, jo në krye të axhendës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com