Situata si në mesjetë, 24% e familjeve marrin borxhe për t’u ushqyer/ Ekspertja: Shkak hendeku i të ardhurave me koston e jetesës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata si në mesjetë, 24% e familjeve marrin borxhe për t’u ushqyer/ Ekspertja: Shkak hendeku i të ardhurave me koston e jetesës

16:23 | 15/11/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Situata ekonomike e familjeve shqiptare është si në mesjetë, detyrohen të marrin borxhe për të blerë ushqime, ose të blejnë ‘me listë’. Banka e Shqipërisë ka publikuar një raport ku ndodhen të dhënat e grumbulluara për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, në të cilin janë intervistuar 248 familje në qytete të ndryshme të vendit.

Ndërkohë ajo që bie në sy është se nga këto familje pjesa më e madhe raportojnë se kanë marrë para borxh (në kredi ose hua tek familjarët) për të siguruar vaktet ushqimore, madje një vend të konsiderueshme zë edhe  marrja e borxhit për trajtime mjekësore. Konkretisht 23% e borxhit merret nga familjet shqiptare për procedura mjekësore, duke u rritur ndjeshëm krahasuar me vjet kur kjo shifër ishte 7%. Çka edhe njëherë në vërteton se nuk kemi shëndetësi falas.

“Qëllimi kryesor i huamarrjes mbetet: ‘për konsum’ në 35% të rasteve të huamarrjes, ‘për blerjen/riparimin e një prone’ në 19% të rasteve dhe për ‘zhvillim biznesi’ në 18% të rasteve. Pesha e rasteve të huamarrjes për blerje/riparim prone dhe zhvillim biznesi kanë shënuar rritje si në terma gjashtëmujorë ashtu edhe në terma vjetorë, ndërsa pesha e rasteve të huamarrjes për “konsum” ka rezultuar në rënie në të dy periudhat (respektivisht me 3 pp dhe 2 pp). Nga ana tjetër, zëri “studime” dhe zëri “tjetër”, (ku përfshihen përgjithësisht rastet e huamarrjes për procedura mjekësore), vijojnë të zënë peshë të konsiderueshme”.

Read more

Nga vilat tek jahtet, tokë e llogari bankare/ SPAK sekuestron 39 pasuri të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit –

Nëse ka mbështetje të kandidojë, qëndrimi i Berishës… –

Mos më mbani në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore –

Konflikt në Vlorë, nga sherri mes 10 të rinjve mbeten dy të plagosur –

Familjet tregojnë se detyrohen të marrin borxh në banka, por më së shumti tek familjarët që kanë në emigrim. Ndërsa nuk mungojnë as rastet ku deklarojnë se janë në borxhe me mall të pa paguar, pra blejnë ushqime me listë.

Po të shohim në tabelë, duket një përmirësim në raport me muajt e fundit të viti 2023, ama gjendja është më keq se në vitin 2019.

Disbalancë mes të ardhurave dhe kostove të jetesës

Situata është alarmante dhe për të sqaruar më në detaj pse jemi në këtë gjendje, kur çdo ditë na raportohet nga drejtuesit tanë se po ritet mirëqenia e jetesës, Gijotina.com ka kontaktuar me eksperten e ekonomisë Romina Radonshiqi. Ajo shprehet se familjet shqiptar zhyten në borxhe pasi kostot e jetesës po rriten në ritme më të shpejta se sa pagat.

Vetëm për një qytetar në  tiranë kostot e jetesë shkon mi 66 000 lekë, pa përfshirë këtu shpenzimet e qirasë, të cilat nisin nga 250 euro.

Radonshiqi theksoi se në pikën më kritike janë pensionistët pasi nuk arrijnë të blejnë as ushqimet nëse nuk ndihmohen nga fëmijët me remitanca.

“Referuar të dhënave zyrtare 40% e te ardhurave te familjes Shqiptare shkon për shpenzime për konsum, ky është një tregues që niveli i pagave ne Shqipëri është i ulet ne krahasim më kosto e jetesës. E njëjta e dhëne vjen dhe nga Numbeo që tregon qe Kosto e jetesës se një individi që jeton ne Tiranë  është 66,838.9Lek (pa përfshirë qiranë) ndërsa për një familje (me 4 anëtar) është 240,631.5Lek (pa përfshire Qiranë).

 Në pamundësi për të mbyllur muajin shumica e familjeve me te ardhurave  nën mesatare marrin hua për konsum ose kërkojnë ndihmën e të afërme. Situata me kritike paraqitet për pensionistet, pasi ato e kanë të pamundur të bëjnë një jetesë modeste pa ndihmën e remitancave apo të afërmve”, sqaron ekspertja.

Sakaq ajo shpjegon se qytetarët që jetojnë në Tiranë janë ata që detyrohen të zhyten në borxhe edhe kur vjen fjala për konsum, pasi kosto e jetesës është më e lartë.

Sipas saj në Tiranë shpenzimet për qiranë rriten cdo vit dhe kjo rrjedhimisht rrit koston menjëherë. Pra jemi në kushtet kur me këto nivele pagash familjet shqiptare nuk mbulojnë dot as nevojat fiziologjike.

“Theksojmë se Shqipëria renditet në një nga vendet e rajonit me pagën mesatare dhe atë minimale më të ulët. Sigurisht  më shumë vështirësi ka në Tiranë, kur kosto e jetesës është më e lartë, pasi edhe pjesa më e madhe e popullsisë është përqendruar në kryeqytet. Në çdo vit niveli i qirasë së apartamenteve është në rritje dhe kjo shton kostot për qytetarët, kur flasim për shpenzimet bazike, pasi strehimi është një nevojë fiziologjike”, theksoi Radoshniqi.

Edhe bizneset në borxhe

Sipas të dhënave të raportuara nga Banka e Shqipërisë, edhe bizneset janë zhytur në borxhe. Shumë ndërmarrje në vend marrin kredi për të pagur stafin. Konkretisht, 22% e sipërmarrjeve të këtij sektori thonë se e kanë borxhin më të lartë se kapitalin e tyre.

“Rreth 81% e ndërmarrjeve pohojnë se vlera e huasë që kanë është sa 50% e kapitalit të tyre. 12% e ndërmarrjeve të pyetura që raportojnë për vlerë huammarje të njëjtë me vlerën e kapitalit, dhe më problematike është situata për 7% të bizneseve që e kanë huanë më të lartë se kapitalin e tyre”, theksohet në raportimin e BSH.

Gjatë kësaj periudhe kërkesa më e madhe për financim është regjistruar tek sipërmarrjet e mesme dhe të vogla. Po ashtu bizneset janë shprehur se është rritur edhe kostoja e punës, duke sqaruar se janë detyruar të bëjnë rritje pagash për punonjësit në kushtet kur mungon stafi.

 

Punoi: Esmeralda Hida

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Nga vilat tek jahtet, tokë e llogari bankare/ SPAK sekuestron 39 pasuri të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit –

Nga vilat tek jahtet, tokë e llogari bankare/ SPAK sekuestron 39 pasuri të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit –

nga 27
20:21 | 21/04/2026
0

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka vënë sekuestro mbi pasuritë e të dyshuarve si krerët e grupit kriminal,  Ergys Agasi dhe...

Nëse ka mbështetje të kandidojë, qëndrimi i Berishës… –

Nëse ka mbështetje të kandidojë, qëndrimi i Berishës… –

nga 27
19:45 | 21/04/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aleksandër Biberaj, e quan qëndrim aspak të moderuar të kreut të PD, Sali Berisha,...

Mos më mbani në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore –

Mos më mbani në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore –

nga 27
18:21 | 21/04/2026
0

Ilir Meta ka kërkuar që të mos mbahet në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore për të. Ai ka paraqitur kërkesën...

Konflikt në Vlorë, nga sherri mes 10 të rinjve mbeten dy të plagosur –

Konflikt në Vlorë, nga sherri mes 10 të rinjve mbeten dy të plagosur –

nga 27
17:47 | 21/04/2026
0

Një sherr i rëndë është shënuar sot në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Lef Sallata, ku janë përfshirë rreth...

Para
Rektori Draçini në hapat e Arben Gjatës: Denoncohet tenderi 370 milionë lekë i riparimeve në UMT

Rektori Draçini në hapat e Arben Gjatës: Denoncohet tenderi 370 milionë lekë i riparimeve në UMT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga vilat tek jahtet, tokë e llogari bankare/ SPAK sekuestron 39 pasuri të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit –

Nga vilat tek jahtet, tokë e llogari bankare/ SPAK sekuestron 39 pasuri të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit –

20:21 | 21/04/2026
Nëse ka mbështetje të kandidojë, qëndrimi i Berishës… –

Nëse ka mbështetje të kandidojë, qëndrimi i Berishës… –

19:45 | 21/04/2026
Mos më mbani në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore –

Mos më mbani në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore –

18:21 | 21/04/2026
Konflikt në Vlorë, nga sherri mes 10 të rinjve mbeten dy të plagosur –

Konflikt në Vlorë, nga sherri mes 10 të rinjve mbeten dy të plagosur –

17:47 | 21/04/2026
Ky është autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë në Podgoricë, mes tyre edhe dy vëllezër shqiptarë –

Ky është autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë në Podgoricë, mes tyre edhe dy vëllezër shqiptarë –

17:35 | 21/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nga vilat tek jahtet, tokë e llogari bankare/ SPAK sekuestron 39 pasuri të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit –
  • Nëse ka mbështetje të kandidojë, qëndrimi i Berishës… –
  • Mos më mbani në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore –
  • Konflikt në Vlorë, nga sherri mes 10 të rinjve mbeten dy të plagosur –
  • Ky është autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë në Podgoricë, mes tyre edhe dy vëllezër shqiptarë –
  • Mbi 150 kg drogë dhe 55 mijë euro nën shtrat, arrestohen 3 shqiptarë në Itali –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga vilat tek jahtet, tokë e llogari bankare/ SPAK sekuestron 39 pasuri të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit –
  • Nëse ka mbështetje të kandidojë, qëndrimi i Berishës… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com