Gonxhe u xhiron 2.2 MLN euro dy biznesmenëve të dënuar për korrupsion, denoncohet në KPP – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gonxhe u xhiron 2.2 MLN euro dy biznesmenëve të dënuar për korrupsion, denoncohet në KPP

15:58 | 14/11/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Blendi Gonxhe u ka besuar 2.2 milionë euro dy biznesmenëve të dënuar më parë për mashtrim dhe ryshfet. Vetëm pak ditë më parë është bërë publik tenderi me objekt ‘Ndërtimi i Qendrës Multifunksionale Kampusi Rinor pranë DROFPP nr.4 Tiranë’ i zhvilluar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara që është në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Nuk mungon edhe në këtë kontratë të vartësve të Gonxhes vlerësimi i Open Data Albania me “Flamuri i Kuq”, madje situata është edhe më keq, por po i sqarojmë më poshtë.

Gara për të  tenderin është shpallur më datë 24 shtator dhe është lënë e hapur deri më datë 9 tetor 2024. Janë vënë në lojë 2.2 MLN euro për të ndërtuar një godinë, prandaj shumë prej kompanive do e dëshironin këtë mundësi të mirë. Kështu shohim se fillimisht janë dorëzuar 16 oferta, mjaftueshëm për një garë të fortë.

Read more

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën mes spektaklit –

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën –

Por, kur urdhrat i jep Gonxhe, këto mbeten vetëm rregulla në letër. Prandaj komisioni pa asnjë hezitim i skualifikoi 15 oferta që në fazën e parë.

Për 10 prej tyre është argumentuar se kanë mungesë të disa dokumenteve, si vërtetim të punonjësve apo mjeteve që do të përdoren. Ndërsa për 5 kompani të tjera nuk është dhënë asnjë arsyetim, madje për ato që kishin oferta më të lira.

E vetmja ofertë që kaloi për në finale ishe ajo e dorëzuar nga bashkimi i operatorëve  “LIS KONSTRUKSION” shpk – “S I R E T A 2F shpk. Këto firma u favorizuan për të marrë këtë fond të madh, ndërsa Open Data Albania ngriti “Flamurin e Kuq”, që institucionet përgjegjëse të reagojnë.

Theksojmë se themeluesi i firmës LIS KONSTRUKSION, Bujar Murati, që ka një CV me përfshirje në disa skandale korrupsioni me tenderat. Tani firmën ia ka lënë në dorë gruas së tij Dorina Muratit. Theksojmë se pas skandaleve, Murati i ndryshoi edhe emrin e  kompanisë që dikur quhej “Euro Alb”.

Kjo gjë ndodhi pas vitit 2021, kur Murati u arrestua me urdhër të SPAK për abuzimet që kishte bërë me tenderat në bashkëpunim me kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe dhe grupin e tij.

Në fakt, Murati nuk e kishte për herë të parë që përplasej me drejtësinë. Në vitin 2009, Murati mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Prokurimeve Publike në Ministrinë e Brendshme kur u arrestua për tenderin e uniformave të policisë, i paracaktuar për kompaninë “Gjergjefi”, me pronar Jani Gjergjefi.

Ndërsa në dokumente pronare e firmës Sireta shpk rezulton Fatime Pali, themeluesi dhe vendimmarrësi i vërtetë është bashkëshorti i saj Fiqiri Pali. Ky i fundit njihet për faktin që është dënuar më parë për ryshfet dhe falsifikim dokumentesh.

Ai arrestua dhe u dënua në vitin 2008, si pjesë e një skeme korrupsioni, ku vidheshin paratë publike me tenderë abuzivë. Skema funksiononte me disa institucione, por policia dhe prokuroria dokumentoi një aferë me Ministrinë e Punës dhe Shanseve të Barabarta. Fiqiri Pali, në bashkëpunim me Llambi Tarkën, u akuzuan në atë kohë se korruptuan zyrtarin e lartë të Ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta, Spartak Gjini, duke paracaktuar tenderin e rikonstruksionit të ministrisë dhe duke ndarë fitimet bashkë.

Pali u dënua në 2 maj të vitit 2008. Dënimi i tij është konfirmuar nga Gjykata e Apelit dhe më pas nga Gjykata e Lartë. 12 ditë më pas ai shiti aksionet tek e shoqja, për të shpëtuar kompaninë nga balta. Edhe përballë këtyre fakteve përgjegjësit  mbyllin gjithmonë sytë e veshët përballë këtyre shkeljeve.

Denoncimi

Por,  një prej operatorëve të skualifikuar e ka denoncuar tenderin në KPP.

Në datën 11 nëntor 2024 nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike pranë autoritetit kontraktor dhe njëherazi pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa e operatorit ekonomik “DAJTI PARK 2007 shpk” SHPK.

Nga shqyrtimi paraprak i ankesës, u konstatua se objekti i saj lidhet me kundërshtimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, mbi skualifikimin e ofertës së operatorit ekonomik “DAJTI PARK 2007 shpk”.

Po ashtu kundërshtohet vendimmarrja e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi kualifikimin e ofertës së paraqitur nga BOE “LIS KONSTRUKSION” shpk & “S I R E T A 2F shpk si dhe BOE NIKA shpk & MANE/S shpk, të cilët nuk përmbushin kriteret e vendosura për kualifikim të bërë nga autoriteti kontraktor, në procedurën e prokurimit të sipërcituar.

Sipas të dhënave, firma “DAJTI PARK 2007 shpk” SHPK është skualifikuar pasi nuk disponon licencën e nevojshme dhe nuk ka dorëzuar dokument që të tregojë se ka kryer më parë punë të ngjashme në këtë nivel fondi. “Dajti shpk” pretendon se edhe firma fituese ka mangësi me dokumentacionet.

Të Lidhura

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –

nga 27
23:28 | 15/02/2026
0

Besiktas mori një fitore shumë të rëndësishme 3-2 në transfertë ndaj Basaksehir, në ndeshjen e javës së 22-të të Süper...

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –

nga 27
23:26 | 15/02/2026
0

Besiktas mori një fitore shumë të rëndësishme 3-2 në transfertë ndaj Basaksehir, në ndeshjen e javës së 22-të të Süper...

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën –

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën mes spektaklit –

nga 27
23:10 | 15/02/2026
0

Nuk ka fitues në sfidën e rëndësishme mes Napolit dhe Romës e vlefshme për javën e 25 të Serie A....

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën –

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën –

nga 27
23:08 | 15/02/2026
0

Nuk ka fitues në sfidën e rëndësishme mes Napolit dhe Romës e vlefshme për javën e 25 të Serie A....

Para
DW: Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët, një dështim

The Guardian: Pakti me Ramën për refugjatët po i kthehet në fatkeqësi politike Melonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –

23:28 | 15/02/2026
Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –

23:26 | 15/02/2026
Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën –

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën mes spektaklit –

23:10 | 15/02/2026
Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën –

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën –

23:08 | 15/02/2026
Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia –

Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia –

22:18 | 15/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –
  • Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –
  • Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën mes spektaklit –
  • Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën –
  • Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia –
  • Gruda gjen rrjetën me RB Leipzig, goli i parë në Bundesliga (VIDEO) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –
  • Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com