Vlora përmbytet, drejtori i Ballukut shpenzon 250 MLN lekë për matësa, tenderi pa garë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vlora përmbytet, drejtori i Ballukut shpenzon 250 MLN lekë për matësa, tenderi pa garë

15:40 | 31/10/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Vlora përmbytet nga shirat, por kjo situatë akoma nuk e paska vënë në lëvizje Shoqërinë e Ujësjellës Kanalizimeve! Ministrja Belinda Balluku qysh kur e mori nën administrim Ujësjellësin e Vlorës (ka 51% të aksioneve) vuri drejtor Sokol Kananajn, ish-drejtorin e Tatimeve dhe pritej që të bënte ndonjë investim. Doli dielli dhe përmbytja u harrua! Shohim që shoqëria do të blejë 250 milionë lekë matësa për ujin.

Në vend që të merret me këto problematika, vartësi i Ballukut ka zhvilluar tender për të blerë matësa uji.

Më 3 shtator 2024 është shpallur njoftimi dhe është mbyllur procedura më 18 shtator2024, gjatë kësaj periudhe u dorëzuan 5 oferta. Po më 18 shtator 2024 është mbajtur tenderi, detajet ë të cilit do t’ua tregojmë më poshtë.

Tenderin ka si objekt “Blerje matësa uji” me fond limit 250 milionë lekë. Përveç se është një investim i pa vend, drejtori ka shkelur ligjin e prokurimeve.

Read more

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –

Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

Në 5 ofertat që janë paraqitur, komisioni ka skualifikuar të gjitha pa shkuar në fazën finale, përveç ofertës nga firma AZ Trading me vlerë 220 milionë lekë.

Nuk ishte oferta më e lirë, por ishte e vetmja që mbeti në fazën e  fundit.

 

Katër kompanitë e tjera u skualifikuan me argumentin se nuk plotësojnë kriterin e kapacitetit financiar, që të kenë bërë më parë kontrata të ngjashme me vlerë minimumi 40% të fondit limit.

Ndërkohë pa garë fare, është firmosur menjëherë kontrata me firmën AZ Trading. Me këtë lloj tenderi fitoi oferta më e shtrenjtë! Duke qenë se nuk ka urgjencë, tenderi mund të anulohej dhe riformulohej, që të merreshin oferta më të përshtatshme. Kontrata u bë publike në Agjencinë e Prokurimeve Publike më 28 tetor 2024 dhe mund të anulohej edhe për arsye madhore, për shkak të përmbytjes, sepse duhet të kanalizohen në një drejtim tjetër paratë e shoqërisë.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Ndërkohë në dokumentet e tenderit përshkruhet se do të blihen 10, 300 matësa uji, pra 10,300 familje a biznese do të vihen përballë detyrimit të faturave për t’u pajisur me këtë aparat të ri.

Sikur këto 250 milionë lekë të investoheshin në rrjetin e kanalizimeve do të ishte më e dobishme. Edhe në rrjetin e ujësjellësit do të bënin më shumë efekt këto lekë, që të shtohen orët e furnizimit me ujë të qytetarëve.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

nga 27
11:01 | 20/12/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë ku nënë e bir kanë humbur jetën pasditen e djeshme (19 Dhjetor)....

Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –

Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –

nga 27
10:45 | 20/12/2025
0

Një 24-vjeçar është kapur duke transportuar me valixhe një kallashnikov me municion. I riu u kap në afërsi të terminalit të autobusëve në...

Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

nga 27
10:31 | 20/12/2025
0

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilluan sot tryezën e dytë konsultative me...

Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

nga 27
10:17 | 20/12/2025
0

Kredia në monedhën vendase lek dominon tregun, duke arritur në nivelin 60%, ndërsa ajo në euro zë 40% të totalit....

Para
Rekord historik! Industria në pikiatë, bie 8.9 për qind

Rekord historik! Industria në pikiatë, bie 8.9 për qind

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –

11:01 | 20/12/2025
Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –

Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –

10:45 | 20/12/2025
Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

10:31 | 20/12/2025
Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

10:17 | 20/12/2025
I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

09:59 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –
  • Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –
  • Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –
  • Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –
  • I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –
  • Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës –
  • Tiranë/Transportonte kallashnikov me municion për shitje, arrestohet 24-vjeçari –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com