Si po na rriten kostot e transportit nga nafta e shtrenjtë dhe rrugët me pagesë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si po na rriten kostot e transportit nga nafta e shtrenjtë dhe rrugët me pagesë

12:40 | 31/10/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Vitin që vjen qeveria e Shqipërisë do të angazhojë edhe tre koncesione të reja PPP në Korridorin Adriatiko-Jonian, të cilat do të ndërtohen nga privati kundrejt pagesës direkte në toll.

Teksa me 2025 numri i rrugëve për të cilat do të paguhet tarifë përdorimi do të arrijë në tre (Milot-Rrëshen, Thumanë-Kashar, Tuneli i Vlorës) dhe pas pak vitesh do të jenë së paku në 6. Të dhënat krahasuese tregojnë se Shqipëria ka tarifat më të larta të pagesës në rrugë.

Përveç kësaj Shqipëria futet në vendet me çmimet më të larta të karburanteve në  rang global.

Sipas të dhënave globale mbi çmimet e naftës, çmimi mesatar i naftës në mbarë botën është 1,18 dollarë amerikanë për litër, në Shqipëri ishte 1,89 dollarë amerikane. Të dhënat që i takojnë datës 28 tetor 2024 tregojnë se çmimi i naftës në Shqipëri është 60 për qind më shumë se mesatarja globale. Të dhënat tregojnë se Shqipëria renditet e treta në botë për çmimet e larta të naftës.

Read more

Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj –

Të ruajmë trashëgiminë tonë –

Katër protestues u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës –

Revolta ndaj qeverisë së Ramës, ministrja Koçiu “kërcënon” qytetarët: Do dënoheni maksimalisht –

Vitin e kaluar buxheti i shtetit arkëtoi 19,5 miliardë lekë ose më shumë se 190 milionë euro nga taksat e qarkullimit mbi naftën. Kjo taksë që ka qëllim që të grumbullojë të ardhura që të mund të përballojnë mirëmbajtjen e rrugëve siguron arkëtim disa herë më shumë se nevojat.

Luigj Alijaj nga shoqata e Hidrokarbureve thotë se, Shqipëria takson naftën së paku 48 lekë për litër më shtrenjtë se Rajoni. Taksimi i lartë përveçse ul konkurueshmërinë frenon konsumin e produktit.

Nëse çmimi i naftës do të ishte më i ulët buxheti nuk do të humbiste nga taksat, pasi një pjesë e bizneseve dhe qytetarëve që furnizohen aktualisht në pikat kufitare të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës do të konsumonin në Shqipëri duke rritur qarkullimin e për rrjedhojë edhe të ardhurat buxhetore.

Shoqëria shqiptare nëpërmjet pagesave direkte dhe rishpërndarjes së buxhetit po paguan kosto të larta për rrugët. Vitin që vjen programi i “Transportit rrugor” financohet me 33 miliardë lekë, të cilat merren nga taksat e përgjithshme për te financuar infrastrukturën rrugore.

Financimet e larta të buxhetit, pagesat direkte në rrugë dhe çmimet e larta të naftës rrisin kostot e transportit të cilat janë jetike për zhvillimin e një shoqërie.

Sipas Global Petrol Prices çmimi mesatar i naftës në rang global aktualisht është afërisht 1,1 USD për litër, por ka dallime të konsiderueshme në këto çmime midis vendeve. Si rregull i përgjithshëm, vendet më të pasura kanë çmime më të larta, ndërsa vendet më të varfra dhe vendet që prodhojnë dhe eksportojnë naftë kanë çmime dukshëm më të ulëta.

Një përjashtim i dukshëm është SHBA-ja, e cila është një vend ekonomikisht i avancuar, por ka çmime të ulëta të gazit. Dhe nga ana tjetër Shqipëria si vend i varfër ka çmime të karburanteve për shkak të taksave të larta ndaj tyre.

Ndryshimet në çmime ndërmjet vendeve janë për shkak të taksave dhe subvencioneve të ndryshme për naftën.

Të gjitha vendet kanë akses në të njëjtat çmime të naftës në tregjet ndërkombëtare, por më pas vendosin taksa të ndryshme. Si rezultat, çmimi me pakicë i naftës është i ndryshëm, sipas Petrol Global Prices .

Shqipëria renditet në krye të listës për çmimet e larta të naftës, por nga ana tjetër ka te ardhura për frymë sipas fuqisë blerëse vetëm sa 34 % e mesatares së BE-së./ Monitor

Të Lidhura

Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj –

Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj –

nga 27
13:52 | 11/02/2026
0

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj duke lënë në fuqi konfiskimin e pasurive të tij. Kolegji...

Të ruajmë trashëgiminë tonë –

Të ruajmë trashëgiminë tonë –

nga 27
13:26 | 11/02/2026
0

Një peticion online ka nisur të qarkullojë duke i bërë thirrje UNESCO-s që plisi shqiptar të njihet zyrtarisht si pasuri kulturore dhe...

Katër protestues u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës –

Katër protestues u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës –

nga 27
13:10 | 11/02/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se protesta e djeshme ishte një kryengritje paqësore e shqiptarëve. Sipas tij,...

Revolta ndaj qeverisë së Ramës, ministrja Koçiu “kërcënon” qytetarët: Do dënoheni maksimalisht –

Revolta ndaj qeverisë së Ramës, ministrja Koçiu “kërcënon” qytetarët: Do dënoheni maksimalisht –

nga 27
12:48 | 11/02/2026
0

Pas protestës së mbajtur një natë më parë nga Partia Demokratike para Kryeministrisë ku kërkohej largimi i Edi Ramës pas...

Para
U shoqërua pas atentatit në Shkodër/ Lirohet Safet Bajri. Dëshmia

U shoqërua pas atentatit në Shkodër/ Lirohet Safet Bajri. Dëshmia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj –

Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj –

13:52 | 11/02/2026
Të ruajmë trashëgiminë tonë –

Të ruajmë trashëgiminë tonë –

13:26 | 11/02/2026
Katër protestues u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës –

Katër protestues u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës –

13:10 | 11/02/2026
Revolta ndaj qeverisë së Ramës, ministrja Koçiu “kërcënon” qytetarët: Do dënoheni maksimalisht –

Revolta ndaj qeverisë së Ramës, ministrja Koçiu “kërcënon” qytetarët: Do dënoheni maksimalisht –

12:48 | 11/02/2026
Ruaje dosjen për 20 Shkurt se do jem në shesh… –

Ruaje dosjen për 20 Shkurt se do jem në shesh… –

12:24 | 11/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj –
  • Të ruajmë trashëgiminë tonë –
  • Katër protestues u qëlluan nga snajperët e Sokol Bizhgës –
  • Revolta ndaj qeverisë së Ramës, ministrja Koçiu “kërcënon” qytetarët: Do dënoheni maksimalisht –
  • Ruaje dosjen për 20 Shkurt se do jem në shesh… –
  • Asnjë dhunë nuk i ndal protestat e qytetarëve, koha e Ramës ka mbaruar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj –
  • Të ruajmë trashëgiminë tonë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com