Shëndetësi falas?! Familjet shqiptare shpenzuan 467 mln euro për shëndetin më 2023 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shëndetësi falas?! Familjet shqiptare shpenzuan 467 mln euro për shëndetin më 2023

10:32 | 22/10/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Shpenzimet e shqiptarëve për shëndetin janë duke u rritur vit pas viti. Të dhënat e INSTAT, mbi konsumin final të familjeve në vitin 2023 tregojnë se shpenzimet për shëndetin arritën një vlerë prej 46,7 miliardë lekësh, ose 467 milionë eurosh, me rritje rreth 64% në krahasim me vitin 2020 kur shpërtheu pandemia Covid-19.

Në 6 vitet e fundit, shpenzimet mesatare për shëndetin kanë rezultuar mbi 34 miliardë lekë në vit, por në vitin 2020 ato u ulën për shkak të masave të izolimit dhe shtyrjes së ekzaminimeve dhe trajtimeve për diagnozat që nuk kishin të bënin me Covid-19. Teksa popullsia e vendit po tkurret, shpenzimet e familjeve për shëndetin po rriten.

Ekspertët pohojnë se një seri faktorësh po çojnë në rritjen e shpenzimeve për shëndetin, por themelori është rritja e barrës së sëmundjeve në popullatë. Ndotja e lartë e ajrit, jeta sedentare, kequshqyerja po ndikojnë në përhapjen e sëmundjeve jo të transmetueshme. Nga ana tjetër, plakja e popullsisë rrit gjithnjë e më shumë nevojën për shërbime shëndetësore.

Read more

Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi –

Aksident tek “Pushimi i shoferit”, motoçiklisti përplaset nga një veturë, në gjendje kritike për jetën –

Mali i Zi harton Traktatin e Anëtarësimit në BE, Shqipëria e bllokuar pa mbyllur asnjë kapitull –

Delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve –

Studimet e mëparshme kanë treguar se, popullsia mbi 65 vjeç vuan nga më shumë se dy sëmundje kronike. Diabeti dhe sëmundjet që lidhen me qarkullimin e gjakut janë shndërruar në pandemi.

Të dhënat nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore tregojnë se barra e sëmundjeve kronike në popullatë po shënon rritje mesatare vjetore me 5%.

Pandemia Covid-19 ndikoi edhe më shumë, pasi tek shumë të prekur krijoi artrite, dëmtoi veshkat dhe organe të tjera jetësore që kërkojnë trajtim gjithë jetën.

Teksa shpenzimet e familjeve shqiptare për shëndetin po rriten, politikat publike nuk po ndihmojnë në lehtësimin e barrës financiare, pasi fondet për rimbursimin e barnave nuk po ecin me të njëjtat ritme.

Gati për një dekadë, buxheti i rimbursimit të barnave ka mbetur thuajse në vendnumëro, në një kohë që të ardhurat buxhetore janë dyfishuar dhe burimet financiare të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor (FDSKSH) janë rritur.

Në vitin 2013, shpenzimet për rimbursimin e barnave ishin sa 2,1% e shpenzimeve totale buxhetore, ndërsa në vitin 2024 ky raport u përkeqësua, pasi ato zënë vetëm 1,6% të totalit të shpenzimeve buxhetore.

Nga viti 2019 deri më 2024, buxheti i FSDKSH (struktura që financon shërbimet shëndetësore publike) është rritur me rreth 40%, ndërsa zëri i rimbursimit të medikamenteve vetëm 20%, sipas të dhënave zyrtare. Në vitin 2019, fondi i rimbursimit zinte 24% të totalit të shpenzimeve të FSKDSH-së, ndërsa më 2024 vetëm 20.6%.

/Monitor.al/

Të Lidhura

Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi –

Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi –

nga 27
19:28 | 22/04/2026
0

“Për gjysmë shekulli nuk patëm tokë private. Nuk lejohej të kishim asnjë metër tokë në pronësinë tonë, madje as një...

Aksident tek “Pushimi i shoferit”, motoçiklisti përplaset nga një veturë, në gjendje kritike për jetën –

Aksident tek “Pushimi i shoferit”, motoçiklisti përplaset nga një veturë, në gjendje kritike për jetën –

nga 27
18:56 | 22/04/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në autostradën Lushnjë–Fier, në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit”, ku një...

Mali i Zi harton Traktatin e Anëtarësimit në BE, Shqipëria e bllokuar pa mbyllur asnjë kapitull –

Mali i Zi harton Traktatin e Anëtarësimit në BE, Shqipëria e bllokuar pa mbyllur asnjë kapitull –

nga 27
18:46 | 22/04/2026
0

Komisionerja për zgjerimin në BE, Marta Kos, ka reaguar pas vendimit për hartimin e Traktatit të Anëtarësimit të Malit të...

Delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve –

Delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve –

nga 27
18:04 | 22/04/2026
0

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, qeveria po mban të fshehta takimet në Bruksel. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Sali Berisha...

Para
Akuzat e SPAK, Kryemadhi: Kam dorëzuar 8 mijë faqe me dokumente dhe ekspertizë financiare, “karma is a bitch”

Akuzat e SPAK, Kryemadhi: Kam dorëzuar 8 mijë faqe me dokumente dhe ekspertizë financiare, “karma is a bitch”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi –

Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi –

19:28 | 22/04/2026
Aksident tek “Pushimi i shoferit”, motoçiklisti përplaset nga një veturë, në gjendje kritike për jetën –

Aksident tek “Pushimi i shoferit”, motoçiklisti përplaset nga një veturë, në gjendje kritike për jetën –

18:56 | 22/04/2026
Mali i Zi harton Traktatin e Anëtarësimit në BE, Shqipëria e bllokuar pa mbyllur asnjë kapitull –

Mali i Zi harton Traktatin e Anëtarësimit në BE, Shqipëria e bllokuar pa mbyllur asnjë kapitull –

18:46 | 22/04/2026
Delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve –

Delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve –

18:04 | 22/04/2026
BE zbut paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e transportit të naftës –

BE zbut paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e transportit të naftës –

15:12 | 22/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi –
  • Aksident tek “Pushimi i shoferit”, motoçiklisti përplaset nga një veturë, në gjendje kritike për jetën –
  • Mali i Zi harton Traktatin e Anëtarësimit në BE, Shqipëria e bllokuar pa mbyllur asnjë kapitull –
  • Delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve –
  • BE zbut paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e transportit të naftës –
  • Riaktivizohet zjarri në landfillin e Bushatit, reshjet e shiut nuk i shuan dot flakët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi –
  • Aksident tek “Pushimi i shoferit”, motoçiklisti përplaset nga një veturë, në gjendje kritike për jetën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com