Video – “Ëndrra europiane përfundon këtu”, pritet me protestë ardhja e emigrantëve në Shëngjin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video – “Ëndrra europiane përfundon këtu”, pritet me protestë ardhja e emigrantëve në Shëngjin

11:53 | 16/10/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

“Ëndrra europiane përfundon këtu”. Ishte kjo banderola e shkruar në anglisht që mbanin në duar protestues këtë të mërkurë në Shëngjin, kur mbërriti edhe anija e parë me emigrantët që do zhvendosen në kampin-burg.

Protesta u organizua përpara hyrjes së kampit, ku banorët e zonës u mblodhën me pankarta dhe thirrje kundër marrëveshjes Rama-Meloni, që parashikon strehimin në këtë qendër të refugjatëve që kapen në Mesdhe nga autoritetet italiane. Në një prej tyre, kryeministrat Rama dhe Meloni shfaqen si gardianë burgu.

Read more

Gati sindikata e Gardës së Republikës, ndryshon rregullorja dhe lejohet organizimi –

“”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Banorët shprehën pakënaqësitë e tyre në lidhje me faktin se vendimi për ndërtimin e kampit në Lezhë nuk është marrë në konsultim me ta. Sipas tyre, kjo vendimmarrje po rrezikon sigurinë dhe stabilitetin e komunitetit lokal.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2024/10/670f82948e37d.mp4

Marrëveshja ka marrë kritika edhe nga përtej detit. Opozita dhe mediat italiane, përveçse e konsiderojnë një “Guantanamo” kampin në Lezhë, kanë ngritur shqetësime edhe për shpenzimet e kripura që do të paguajë qeveria italiane. Shqetësime për liritë e refugjatëve që do të vendosen në qendrën e Lezhës kanë shprehur edhe organizata ndërkombëtare.

Sipas mediave italiane, në bordin e anijes që zbaroi sot në Shqipëri janë 16 persona, 10 nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti. Ata ndodheshin në disa gomone të vogla të nisura nga brigjet libiane dhe u kapën mbrëmjen e së dielës në ujërat ndërkombëtare nga autoritetet italiane. Këta të fundit i transferuan emigrantët në anijen e marinës ushtarake “Libra”.

Në bordin e saj, emigrantët iu nënshtruan një kontrolli paraprak për të verifikuar nëse i plotësonin kërkesat e paracaktuara: të jenë meshkuj, të ardhur nga vende të sigurta dhe jovulnerabël.

Të Lidhura

Gati sindikata e Gardës së Republikës, ndryshon rregullorja dhe lejohet organizimi –

Gati sindikata e Gardës së Republikës, ndryshon rregullorja dhe lejohet organizimi –

nga 27
18:18 | 13/05/2026
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar të mërkurën disa ndryshime dhe shtesa në rregulloren e Gardës së Republikës së Shqipërisë, me...

“”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –

“”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –

nga 27
16:54 | 13/05/2026
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një reagim të gjatë në rrjetet sociale ka deklaruar se në gjyqin...

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

nga 27
16:30 | 13/05/2026
0

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë vendimin e ri për çmimet tavan të karburanteve në vend. Sipas njoftimit...

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

nga 27
15:32 | 13/05/2026
0

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar një tronditje të paprecedentë të furnizimit në...

Para
Presidenti Duka analizon Kombëtaren, komenton edhe kritikat për organizimin e kampionatit Euro 2027 në Shqipëri

Presidenti Duka analizon Kombëtaren, komenton edhe kritikat për organizimin e kampionatit Euro 2027 në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gati sindikata e Gardës së Republikës, ndryshon rregullorja dhe lejohet organizimi –

Gati sindikata e Gardës së Republikës, ndryshon rregullorja dhe lejohet organizimi –

18:18 | 13/05/2026
“”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –

“”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –

16:54 | 13/05/2026
Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

16:30 | 13/05/2026
Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

15:32 | 13/05/2026
Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

15:24 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Gati sindikata e Gardës së Republikës, ndryshon rregullorja dhe lejohet organizimi –
  • “”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –
  • Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –
  • Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –
  • Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –
  • Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gati sindikata e Gardës së Republikës, ndryshon rregullorja dhe lejohet organizimi –
  • “”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com