Veliaj i shton dhuratat për Hamza Islamajn, i fal 2 MLN euro për tri rrugica në Dajt – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj i shton dhuratat për Hamza Islamajn, i fal 2 MLN euro për tri rrugica në Dajt

14:36 | 15/10/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Erion Veliaj e ka futur biznesmenin Hamza Islamaj në listën e të favorizuarve në tendera. Këtë herë kryebashkiaku i Tiranës do t’i japë nga fondet e rrugëve. Bashkia ka zhvilluar prokurimin me objekt ‘Rehabilitimi infrastrukturës rrugore në Njësinë Administrative Dajt + Shën Gjergj + Zall Bastar’. Konkretisht do të bëhet shtrimi me asfalt i 3 rrugicave në fshatrat që ndodhen rreth 10 km larg qendrës së Tiranës.

Nisja e punimeve që do të bëhet në  rrugën që të çon për fshatin Priskë. Kjo ka një gjatësi totale prej 3.3 kilometra dhe është degëzim i rrugës se Sh54 (Dajt-Qaf Priskë-Shëngjergj).

Read more

Trafik ndërkombëtar droge/ SPAK publikon njoftimin zyrtar me akuzat konkrete –

12 amendamente të paraqitura nga PL për buxhetin, me fokus shëndetësinë –

Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në BE –

Lëvizjet brenda PD janë pozitive, Salianji dhe Alimehmeti kërkojnë të njëjtën gjë si Berisha –

Kjo është gjendja aktuale e rrugës, e cila në fakt është e shtruar me asfalt, pasi aty kalon edhe një linjë urbani, por në të nuk është vënë dorë prej vitesh, prandaj edhe është amortizuar.

Kjo është edhe taktika e bashkisë, i lë rrugët pa mirëmbajte me vite, më pas bën ndërhyrje urgjente, por rrjedhimisht edhe për më shumë shpenzime. Sidomos në këtë moment para zgjedhjeve, projekti merr vlerë elektorale.

Në projekt përfshihet edhe shtimi me 5 cm asfalt i rrugës për në Fshatin Fezaj. Kjo është një rrugë e kategorisë D, segment lokal rural me gjatësi totale 560 metra.

Në fakt është një rrugicë fshati, ku është e aksesueshme edhe për makina, por ka nevojë të shtrohet me asfalt.

Gjithashtu, do të rikonstruktohet edhe “Rruga e Fshatin Vërri”, e cila është e rrethuar kryesisht nga objekte të ulëta 2-3 katëshe. Rruga ka një gjatësi rreth 530 metra, e cila gjithashtu ka parametrat e favorshme dhe Bashkia do të ndërhyjë me një shtresë çakëll dhe asfalt në trashësi 4-5 cm. Në total do të shtrohen 4.4 km rrugë!

Tenderi me “Flamuri të Kuq”

Për të hedhur nga një shtresë asfalt në këto 3 rrugica në fshatra Veliaj do të shpenzojë 2 milionë euro. Pra edhe mbledh votat e këtyre fshatrave edhe i kompanisë së mikut të tij një fond të madh.

Bashkia e njoftuar “garën” më 29 gusht 2024 dhe priste aplikimet deri më 13 shtator 2024. Gjatë kësaj periudhe shfaqen interes për të marrë pjesë në garë 18 kompani. Shumica prej tyre janë gjithashtu përfituese të favoreve të Veliajt dhe paraqiten në tender vetëm për formalitet, sepse fituesi dihet qysh më parë.

Ndërkohë menjëherë në fazën e parë Veliaj ka përdorur metodën e zakonshme, “skualifikim i të gjithë operatorëve përveç fituesit”.

Komisioni i vlerësimit të ofertave skualifikoi 17 nga 18 ofertat.

Vetëm për 7 oferta janë sqaruar arsyet e skualifikimit, pasi kishin edhe ofertë më të ulët se fituesi, por për të tjerat nuk është dhënë asnjë argument.

Në këto kushte u kuptua që firma e përzgjedhur ishte BE-IS SHPK, në pronësi të Hamza Islamajt. Oferta e tij ishte e vetmja që kaloi për në fazën finale dhe duke qenë se nuk kishte konkurrencë, u shpall menjëherë fituese. Open Data Albania i ka vënë tenderit “Flamurin e Kuq|, që është shenja e riskut të korrupsionit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Të Lidhura

Trafikonin kokainë nga Amerika Latine drejt BE! Si doli zbuluar grupi kriminal i “Rrajave” –

Trafik ndërkombëtar droge/ SPAK publikon njoftimin zyrtar me akuzat konkrete –

nga 27
15:16 | 10/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ekzekutuar masat e sigurimit për 10 persona të dyshuar për...

12 amendamente të paraqitura nga PL për buxhetin, me fokus shëndetësinë –

12 amendamente të paraqitura nga PL për buxhetin, me fokus shëndetësinë –

nga 27
15:00 | 10/12/2025
0

Partia e Lirisë paraqiti sot në një konferencë të përbashkët për shtyp 12 amendamentet që synojnë ndryshimin e projektbuxhetit 2026,...

Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në BE –

Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në BE –

nga 27
14:46 | 10/12/2025
0

Pasi Komisioni Evropian publikoi raportin e tij vjetor të zgjerimit më 4 nëntor, duke dhënë vlerësime të detajuara për shtetet...

Lëvizjet brenda PD janë pozitive, Salianji dhe Alimehmeti kërkojnë të njëjtën gjë si Berisha –

Lëvizjet brenda PD janë pozitive, Salianji dhe Alimehmeti kërkojnë të njëjtën gjë si Berisha –

nga 27
14:30 | 10/12/2025
0

Analisti Ermal Hasimja, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, vlerësoi debatet e fundit brenda PD-së dhe u shpreh...

Para
Ergest Dule i jep 271 milionë lekë Bujar Muratit të arrestuar nga SPAK për korrupsion

Ergest Dule i jep 271 milionë lekë Bujar Muratit të arrestuar nga SPAK për korrupsion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Trafikonin kokainë nga Amerika Latine drejt BE! Si doli zbuluar grupi kriminal i “Rrajave” –

Trafik ndërkombëtar droge/ SPAK publikon njoftimin zyrtar me akuzat konkrete –

15:16 | 10/12/2025
12 amendamente të paraqitura nga PL për buxhetin, me fokus shëndetësinë –

12 amendamente të paraqitura nga PL për buxhetin, me fokus shëndetësinë –

15:00 | 10/12/2025
Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në BE –

Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në BE –

14:46 | 10/12/2025
Lëvizjet brenda PD janë pozitive, Salianji dhe Alimehmeti kërkojnë të njëjtën gjë si Berisha –

Lëvizjet brenda PD janë pozitive, Salianji dhe Alimehmeti kërkojnë të njëjtën gjë si Berisha –

14:30 | 10/12/2025
Arrestohet 39-vjeçari, dogji një Audi me vlerë 100 mijë euro në Tiranë –

Arrestohet 39-vjeçari, dogji një Audi me vlerë 100 mijë euro në Tiranë –

14:16 | 10/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Trafik ndërkombëtar droge/ SPAK publikon njoftimin zyrtar me akuzat konkrete –
  • 12 amendamente të paraqitura nga PL për buxhetin, me fokus shëndetësinë –
  • Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në BE –
  • Lëvizjet brenda PD janë pozitive, Salianji dhe Alimehmeti kërkojnë të njëjtën gjë si Berisha –
  • Arrestohet 39-vjeçari, dogji një Audi me vlerë 100 mijë euro në Tiranë –
  • Berisha akuzon kryeministrin për mashtrime financiare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Trafik ndërkombëtar droge/ SPAK publikon njoftimin zyrtar me akuzat konkrete –
  • 12 amendamente të paraqitura nga PL për buxhetin, me fokus shëndetësinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com