“Afera e radhës”, PD: Si Veliaj i dha 6.3 mln euro vëllait të një tjetër drejtori të Bashkisë Tiranë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Afera e radhës”, PD: Si Veliaj i dha 6.3 mln euro vëllait të një tjetër drejtori të Bashkisë Tiranë

12:02 | 12/10/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Zëdhënësja e Antikorrrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat ku ka publikuar disa dokumente, duke hedhur akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Sipas Vangjelit, kryebashkiaku Erjon Veliaj nuk i ndal shkeljet dhe se i ka dhënë  6.3 milionë euro vëllait të një tjetër drejtori të bashkisë Tiranë. Vangjeli shprehet se Erjon Veliaj në emër të Bashkisë Tiranë ka konfirmuar pagesat e kryera për shpenzime të ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore, në favor të vëllait të drejtorit të tij Alban Dokushit, si përmbarues privat. Ajo thekson se sipas të dhënave marrë nga databaza e organizatës AIS, spending data albania, vlera totale me përfitues Besnik Dokushin, nga viti 2018 deri 2024 është 6.3 milionë euro.

“Sigurohet që bashkia Tiranë të humbë gjygjet e punës në mënyrë që ish punëmarrësit të përfitojnë pagesat e dëmshpërblimeve nga largimi i padrejtë nga puna në mënyrë që paratë të kalojnë njëherë në llogaritë e përmbaruesit gjyqësor vëllait të tij“, theksoi Vangjeli.

Read more

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

Vangjeli, më tej, pyeti se edhe sa drejtorë të tjerë duhet të identifikojë PD që SPAK të reagojë.

Deklarata

Erjon Veliajt nuk i mbarojnë drejtorët me të cilët ndan fondet publike, paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Denoncimeve të deritanishme i shtohet emri i ri i një drejtori tjetër.

 

Alban Dokushi me detyrë, Drejtor i përgjithshëm, Drejtoria Juridike e Aseteve dhe Licensimit pranë Bashkisë Tiranës.

Erjon Veliaj në emër të Bashkisë Tiranë ka konfirmuar pagesat e kryera për shpenzime të ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore, në favor të vëllait të drejtorit të tij Alban Dokushit.

Po sa është vlera totale e përfituar nga ky përmbarues gjyqësor privat vetëm nga bashkia Tiranë, drejtuar nga Erjon Veliaj dhe ku punon i vëllai si Drejtor Juridik në konflikt të hapur interesi me objektin e punës së tij dhe çështjet gjyqësore me palë bashkinë Tiranë, për ekzekutimin e vendimeve gjygjësore respektive.

Sipas të dhënave marrë nga databaza e organizatës AIS, spending data albania, vlera totale me përfitues Besnik Dokushin, nga viti 2018 deri 2024 është 6.3 milionë euro.

Edhe sa drejtorë të tjerë duhet të identifikojmë që Spak të reagojë.

Është detyrë funksinale e drejtorit juridik të mbrojë interestat e institucionit publik bashkisë Tiranë.
Drejtoria Juridike inicion procedurat dhe ndjekjen e procesit të zgjidhjes së marrëdhënies së punës për punëmarrësit dhe vlerëson legjitimitetin e tij.
Drejtoria Juridike përfaqëson punëdhënësin Bashkinë Tiranë dhe mbron interesin e institucionit në proceset gjyqësore.

Por Drejtori Juridik i Erjon Veliajt, mesa duket bën të kundërtën.

Sigurohet që bashkia Tiranë të humbë gjygjet e punës në mënyrë që ish punëmarrësit të përfitojnë pagesat e dëmshpërblimeve nga largimi i padrejtë nga puna në mënyrë që paratë të kalojnë njëherë në llogaritë e përmbaruesit gjyqësor vëllait të tij.

Pse Erion Veliaj mban në këtë post drejtues Alban Dokushin kur ai ka humbur kaq shumë gjygje pune.

Ndoshta ngaqë siç flitet nëpër korridoret e bashkisë, drejtori është mik me prokurorin special të inceneratorit..

Por kjo nuk do të thotë që paratë e taksapaguesve shqiptarë të shkojnë te xhepi i familjes së tij dhe Veliajt që shkel njërin sy për gjygjet e humbura edhe pse fatura në llogarinë e përmbaruesit Dokushi ka kapur shifrën 6.3 milion euro.

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:26 | 06/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me...

Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

nga 27
08:06 | 06/06/2026
0

Arben Malaj, një prej figurave kryesore në PS për të paktën dy dekada, ka refuzuar kategorikisht çdo lloj vlerësimi nga...

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

nga 27
07:56 | 06/06/2026
0

Një tjetër episod mashtrimi është regjistruar këtë të premte në qytetin e Vlorës, aty ku Edi Rama zhvilloi një takim...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

nga 27
07:42 | 06/06/2026
0

Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm për...

Para
Vrasja e Egli Progës/ Dyshime se u fshinë pamjet filmike, SPAK refuzoi të japë asistencë teknike

Vrasja e Egli Progës/ Dyshime se u fshinë pamjet filmike, SPAK refuzoi të japë asistencë teknike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:26 | 06/06/2026
Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

08:06 | 06/06/2026
Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

07:56 | 06/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

07:42 | 06/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

07:35 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –
  • Kryeministrër që vetëm gënjen –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026
  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com