Berisha për ndërkombëtarët: Burgosja e Salianjit, aktakuzë ndaj atyre që mbrojnë narkoregjimin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha për ndërkombëtarët: Burgosja e Salianjit, aktakuzë ndaj atyre që mbrojnë narkoregjimin

14:27 | 01/10/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët, u pyet në lidhje me reagimet me urgjencë të ambasadave të SHBA dhe BE kundër opozitës për aksionin në Kuvend, ndërkohë që heshtën për dënimin e deputetit Ervin Salianjit.

Berisha deklaroi se burgosja e Salianjit është aktakuzë ndaj të gjithë atyre që mbrojnë narkogjimin e Edi Ramës. Sipas tij, deputeti demokrat bëri një shërbim edhe ndaj partnerëve tanë, si dhe ndaj italisë, duke denoncuar një trafikant droge si Geron Xhafaj.

“PD ka respekt për partnerët ndërkombëtarë, por ka respekt edhe për popujt e vendeve partnere, të cilët sa herë gjenden përpara një padrejtësie, i japin përgjigjen e tyre të merituar cilitdo. Unë shpreh qëndrimin tim. Në këtë rast theksoj se ditët dhe vitet në burg të Ervin Salianjit janë një aktakuzë ndaj të gjithë atyre që mbrojnë narkogjimin e Edi Ramës. Se për çdo njeri të lirë, vitet rinore në burg të një deputeti, pas ekzekutimit të tij, janë gjëja më e rëndë që mund të ndodhë në një vend. Por në këtë rast, përgjigjia ime është kjo: Ervin Salianji pati kurajën qytetare, pati përgjegjësinë politike të denoncojë me dokumente, me regjistrime të gazetarëve investigativë se vëllai i Fatmir Xhafës, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge si një rrezik për rendin dhe sigurinë e republikës italiane, jo vetëm që nuk ekstradohej, jo vetëm që fshihej në Vlorë, por trafikonte tonelata drogë nën mburojën e vëllait të tij ministër.

Read more

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

Unë besoj se denoncimi i Ervin Salianjit nuk ishte vetëm në interesin e shqiptarëve, por ishte edhe në interesin e qytetarëve të vendit fqinj, Italisë. E vërteta është se pas këtij denoncimi të Ervin Salianjit, Geron Xhafa u paketua dhe u ekstradua në orën 6 të mëngjesit të asaj dite në burgjet e Italisë. Pra, Ervin Salianji bëri një detyrë jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj partnerëve dhe miqve tanë përtej detit. Ervin Salianji bëri një detyrë edhe ndaj partnerëve tanë përtej oqeanit, atyre që besojnë se shteti ligjor është jetik për një demokraci. Atyre që besojnë luftë kundër krimit të organizuar dhe drogës është vendimtare për ligjin, rendin dhe zhvillimin. Natyrisht nuk bëhet fjalë për ata që ndërmorën grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare”, u shpreh Berisha.

Të Lidhura

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

nga 27
08:18 | 06/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka dalë dje me një deklaratë kontradiktore sa i përket besimit të tij. Teksa po jepte një...

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

nga 27
08:16 | 06/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka dalë dje me një deklaratë kontradiktore sa i përket besimit të tij. Teksa po jepte një...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:04 | 06/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

nga 27
07:46 | 06/04/2026
0

Dashi Dita mund të nisë me një energji të fortë dhe dëshirë për veprim. Do të ndiheni të motivuar për...

Para
Tenderi 315 MLN lekë i Veliajt për një makinë anulohet 3 herë, derisa ta merrte një italian nga Verona

Tenderi 315 MLN lekë i Veliajt për një makinë anulohet 3 herë, derisa ta merrte një italian nga Verona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:18 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:16 | 06/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:04 | 06/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

07:46 | 06/04/2026
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

07:37 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –
  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com