Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është gjetur i pajetë në Shkodër.
Nga të dhënat e para raportohet se efektivi i FNSH është gjetur i mbytur në një kanal në fshatin Bardhaj.
Pasi është takuar me disa miq të tij, efekvivi Nikoll Lekndreaj, 51 vjeçar, ka qenë duke u kthyer në shtëpi me motor, dhe për shkak të stuhisë së madhe dhe erës e ka patur shumë të veshtirë levizjen.
Ai është gjetur pas shumë orësh kërkime, rreth orës 03:00 të mëngjesit, i pajetë në kanal.
Burime nga policia e Shkodrës, bëjnë me dije se efektivi është aksidentuar me mjetin e tij duke rënë në kanal ku ka humbur jetën. Policia e Shkodres thotë se ngjarja është aksidentale.
“Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi Nikoll Lekndreu, 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë. Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti”, njoftoi policia.