Është vendosur të mblidhet më 12 nëntor Asambleja e Unionit të Prokurorëve e parashikuar për tu mbajtur me 5 nëntor.
Unioni do të vendosë për qëndrimin që do të mbajnë në lidhje me ligjin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që ka përfunduar në komisionin e Venecias.
Në këtë mbledhje prokurorët do të vendosin edhe nëse do t’i drejtohen apo jo gjykatës Kushtetuese si palë e interesuar në proces.