Në prangat e Policisë së Beratit kanë rënë dy persona, pasi u kapën të dehur duke drejtuar makinat.
‘Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit me inicialet B. Sh., 43-vjeç, banues në Kuçovë dhe K. GJ., 44 vjeç, banues në fshatin Kozare, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur’, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.