Fitorja që mungon prej më shumë se një muaji në kampionat ka trazuar jo pak ambientin në klubin e Lecces, që nga efekti surprizë në fazën e parë, ka zbritur sërish në zonën ku luftohet për të mbijetuar në elitën e futbollit italian.
Humbja e të dielës ndaj Veronës, një kundërshtar direkt për mbijetesën, ka shtuar edhe më shumë tensionin, teksa trajneri D’Aversa nuk i ka mbajtur nervat, duke goditur me kokë futbollistin kundërshtar, Henry.
Pas ndeshjes, vetë tekniku ka kërkuar ndjesë, duke shpjeguar se nuk e kishte prekur sulmuesin, por duket se ky gjest mund t’i kushtojë shtrenjtë D’Aversës.
Klubi i Lecces reagoi menjëherë me një deklaratë zyrtare, ku dënoi sjelljen e trajnerit, teksa media në Itali ka paralajmëruar edhe një ndryshim në pankinë, për të shkundur ambientin në sprintin final të kampionatit.
Një tjetër arsye që shtyn verdhekuqtë të ndryshojnë trajner është edhe fakti që D’Aversa pritet të përballet me një pezullim prej të paktën dy ndeshjesh, ndaj te Lecce nuk duan të rrezikojnë në një moment të tillë delikat.