Reali i Madridit fiton thellë ndaj Celta Vigos dhe i afrohet edhe më shumë titullit kampion në La Liga. “Los Blancos” shënuan katër gola (4-0) në “Bernabeu” ndaj një kundërshtari ndjeshëm inferior, që s’mund të bënte asgjë për të ndalur vrullin e tyre.
Takimi i zhbllokua në minutën e 21-të nga Vinicius Junior, me rezultatin që nuk ndryshoi më në fraksionin e parë.
Në pjesën e dytë, futbollistët miq u detyruar të shënonin dy autogola. Në të 79-të Guaita në tentativë për ta larguar me këmbë topin e devijoi në portën e tij.
Dy minutë para fundit të kohës së rregullt, goditja me kokë e Rudigerit, pasi goditi traversën, u përplas në tokë, pastaj në shpinën e portierit Dominguez, për të përfunduar përtej vijës fatale.
Goli e rezultatit përfundimtar 4-0 e shënoi Arda Guler, i aktivizuar në fund të takimit, për të cilin ishte goli i parë me fanellën e Realit.