Në Shqipëri, çdo muaj vritet një grua nga familjarët apo partneri – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Shqipëri, çdo muaj vritet një grua nga familjarët apo partneri –

12:21 | 09/03/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Në Shqipëri, Avokati i Popullit dhe Kombet e Bashkuara çelën një qendër studimore mbi vrasjen e grave, në përpjekje për ta parandaluar këtë dukuri.

Në 13 vitet e fundit janë vrarë 159 gra e vajza shqiptare prej familjarëve dhe partnerëve, ose ndryshe një vrasje me bazë gjinore çdo muaj.

Dhuna ndaj grave e vajzave në Shqipëri vijon me ritme shqetësuese, denoncimet e dhunës janë duke u shtuar, ndërsa vrasjet e tyre prej familjarëve dhe partnerëve vazhdojnë me gjithë forcimin e ligjeve.

Mesatarisht një viktimë grua çdo muaj, ose 159 gra e vajza janë vrarë prej familjarëve dhe partnerëve 13 vitet e fundit nga viti 2010 e deri sot, 12 prej të cilave u vranë vetëm vitin e fundit.

Përfaqësuesi në Shqipëri i Kombeve të Bashkuara, Mikele Ribotta, nga UN Women, thotë se ashtu si në vende të tjera, edhe në Shqipëri shifrat e grave që vriten nga bashkëshortët dhe partnerët e tyre janë të tmerrshme, dhe kjo është një kambanë alarmi, që tregon se shoqëria është në rrezik, sepse është forma më e skajshme e dhunës ndaj grave dhe humbja e jetës së tyre është shkelja më e rëndë e të drejtave të tyre, sigurisë dhe integritetit të tyre.

“Kur të mbledhim më shumë informacion, pasi të studiojmë në detaje të imta secilën prej burimeve të vrasjeve, si edhe pjesën gjyqësore për secilin rast, profilet e pjesëmarrësve në këto ngjarje, atëherë mund të forcojmë mekanizmat parandalues, duke përfshirë mjekët, shkollat, policinë, prokurorët, pushtetin vendor, që të përdorin një bazë të plotë të dhënash mbi rreziqet e secilit rast”, thotë zoti Ribotta.

Avokatja e Popullit dhe Kombet e Bashkuara kanë ndërtuar një program bashkëpunimi për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave në Shqipëri.

“Bazuar në përfundimet shkencore të studimeve, Observatori për Femicidin pranë Avokatit të Popullit do të rekomandojë politika parandaluese dhe forcimin e mekanizmave ligjorë kundër dhunës me bazë gjinore”, thotë Erinda Ballanca, Avokate e Popullit.

Pjesëmarrësit në tryezën e OKB-së me Avokatin e Popullit dhe qeverinë e cilësuan si nevojë urgjente krijimin e një koalicioni kombëtar kundër dhunës ndaj grave e vajzave.

Ekspertët dhe autoritetet policore vlerësojnë se një studim i thelluar mbi të dhënat dhe shkaqet pse ndodhin këto vrasje është bërë tashmë një domosdoshmëri dhe përfundimet duhen përdorur në të njëjtën kohë dhe mënyrë për të rritur efektshmërinë e parandalimit të këtyre ngjarjeve të dhunshme.

Krahas 12 vrasjeve të grave vitin e kaluar Ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla, thotë se vitin e kaluar, janë ndërkohë edhe një mori denoncimesh të tjera për dhunë në familje, të cilat edhe ato janë vetëm një pjesë e vogël e përmasave të vërteta të kësaj dukurie në shoqëri, ndaj duhen përdorur metoda të reja, sepse mbrojtja e grave shqiptare asnjëherë nuk mjafton.

Ai u bëri thirrje grave e vajzave që të besojnë tek policia dhe ta vlerësojnë ditën e denoncimit të dhunës në familje si ditën e lirisë së tyre.

“Vetëm në janar dhe shkurt të këtij viti policia ka regjistruar 629 vajza dhe gra, që kanë denoncuar dhunë. Numri i përgjithshëm i denoncimeve për dhunë brenda familjes është 890. Pra raporti është 3 me 1 i rasteve kundër grave, krahasuar me pjesën tjetër. Një panoramë trishtuese kemi edhe me urdhërat e mbrojtjes. Janë 465 të dëmtuar që kanë marrë urdhra mbrojtjeje, nga të cilat 350 janë vajza dhe gra. Pa dyshim që pjesa më e prekur janë vajza e gratë. Krimet seksuale janë 125 raste, nga të cilat 103 janë kundër grave dhe vajza. Por mos harroni asnjëherë që këto shifra janë vetëm maja e ajsbergut, dhe ka shumë raste të tjera që ende nuk denoncohen”, tha zoti Balla.

Observatori për Femicidin do të mbledhë dhe analizojë të dhënat mbi dhunën me bazë gjinore, format e ndryshme të dhunës ndaj grave e vajzave deri në humbjen e jetës së tyre, në mënyrë që të shmangë sa më shumë këto akte kriminale, duke i njohur ato më në thellësi.

Read more

Salianji i vetëm përballë Kryesisë dhe Berishës, i ka mbushur sallat plot! –

Dokumenti/ Irena Gjoka nuk u informua për dënimin në 2005 në Greqi. Vendimi, jo i formës së prerë –

Presioni fiskal në Itali rritet, ndër më të lartët në vendet e zhvilluara –

Shiste lëndë narkotike të ndarë në doza, pranga 50-vjeçarit në Korçë –

Të Lidhura

nga 27
19:00 | 23/01/2026
0

Të shtunën Partia Demokratike do të organizojë protestë kombëtare në orën 17:00. Në një intervistë në “News24” analisti Edvin Kulluri...

Dokumenti/ Irena Gjoka nuk u informua për dënimin në 2005 në Greqi. Vendimi, jo i formës së prerë –

Dokumenti/ Irena Gjoka nuk u informua për dënimin në 2005 në Greqi. Vendimi, jo i formës së prerë –

nga 27
18:14 | 23/01/2026
0

Gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka ka qenë target i sulmeve dhe akuzave nga politika, më konkretisht nga opozita, prej 3...

Presioni fiskal në Itali rritet, ndër më të lartët në vendet e zhvilluara –

Presioni fiskal në Itali rritet, ndër më të lartët në vendet e zhvilluara –

nga 27
17:58 | 23/01/2026
0

Në vitin 2024, presioni fiskal në Itali arriti nivelin më të lartë të dhjetë viteve të fundit, duke u renditur...

Shiste lëndë narkotike të ndarë në doza, pranga 50-vjeçarit në Korçë –

Shiste lëndë narkotike të ndarë në doza, pranga 50-vjeçarit në Korçë –

nga 27
17:42 | 23/01/2026
0

Një shtetas 50-vjeçar është arrestuar në flagrancë në zonën e Drenovës, Korçë, nën dyshimin për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas...

Para
Basha prezanton rezolutën për Ukrainën në OKB: Rusia duhet… –

Basha prezanton rezolutën për Ukrainën në OKB: Rusia duhet... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Salianji i vetëm përballë Kryesisë dhe Berishës, i ka mbushur sallat plot! –

Salianji i vetëm përballë Kryesisë dhe Berishës, i ka mbushur sallat plot! –

19:00 | 23/01/2026
Dokumenti/ Irena Gjoka nuk u informua për dënimin në 2005 në Greqi. Vendimi, jo i formës së prerë –

Dokumenti/ Irena Gjoka nuk u informua për dënimin në 2005 në Greqi. Vendimi, jo i formës së prerë –

18:14 | 23/01/2026
Presioni fiskal në Itali rritet, ndër më të lartët në vendet e zhvilluara –

Presioni fiskal në Itali rritet, ndër më të lartët në vendet e zhvilluara –

17:58 | 23/01/2026
Shiste lëndë narkotike të ndarë në doza, pranga 50-vjeçarit në Korçë –

Shiste lëndë narkotike të ndarë në doza, pranga 50-vjeçarit në Korçë –

17:42 | 23/01/2026
Irena Gjoka e dënuar me burg, Berisha kërkon KLGJ: “T’i ndërpritet mandati” –

17:20 | 23/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Salianji i vetëm përballë Kryesisë dhe Berishës, i ka mbushur sallat plot! –
  • Dokumenti/ Irena Gjoka nuk u informua për dënimin në 2005 në Greqi. Vendimi, jo i formës së prerë –
  • Presioni fiskal në Itali rritet, ndër më të lartët në vendet e zhvilluara –
  • Shiste lëndë narkotike të ndarë në doza, pranga 50-vjeçarit në Korçë –
  • Irena Gjoka e dënuar me burg, Berisha kërkon KLGJ: “T’i ndërpritet mandati” –
  • SHBA-ja largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Salianji i vetëm përballë Kryesisë dhe Berishës, i ka mbushur sallat plot! –
  • Dokumenti/ Irena Gjoka nuk u informua për dënimin në 2005 në Greqi. Vendimi, jo i formës së prerë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com